Skip to main content

Burgjet famëkeqe maqedone ku vdesin njerëzit dhe s’mbanë llogari askush (VIDEO)

Këto janë pamjet e vetme që pasqyrojnë gjendjen aktuale në burgje që i disponon Avokati i Popullit, që është institucioni i vetëm që ka qasje në hapësirat e burgjeve në Maqedoni.
Avokati Ixhet Memeti, thotë se kushtet nëpër burgjet e vendit janë katastrofale me kushte çnjerëzore. Sipas tij, kjo është arsyeja që po ndodhë blindimi i plotë i burgjeve ndaj mediave dhe opinionit publik.
“Në tre vjetët e fundit nuk ka sistem të mirëfilltë të shëndetësisë dhe të sigurisë, në raste të ndodhjes së fatkeqësive, madje edhe humbjes së jetëve të burgosurve, janë mjaft shqetësuese. Qytetarët dhe i gjithë opinioni duhen shumë qartë të kenë informata, kërkojnë transparencë se çka ndodhi me këto raste që vetëm në vitin 2017 kemi tre vdekje, në rrethana të cilat për opinioni janë të panjohura”, tha Memeti.
Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, e dënojnë ashpër mos transparencën e këtyre institucioneve. Kryetari i kësaj shoqate, Naser Selmani, thotë se asnjëherë nuk ka pasur përgjigje se çfarë po ndodhë atje.
“Arsyeja e vetme pse ky pushtet është jo transparent ndaj medias është se përpiqen të fshehin krimet  dhe korrupsionin e tyre. Sikur këto institucione të ishin të hapura, media do të zbulonin se qeveria aktuale, në mënyrë masive shkel të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në mënyrë të vrazhdë vjedh paranë publike”, tha Naser Selmani, Kryetari i SHGM-së.
Nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thonë se prej vitit 2010 iu është ndaluar qasja e organizatave joqeveritare të vëzhgojnë gjendjen nëpër burgje.
“Për fat të keq kjo u ndryshua në 2010-tën, për shkak se deri në vitin 2014 na është lejuar vetëm deri në dhomat e vizitave me personat e dënuar. Në dy vitet e fundit na janë mbyllur dyert jo vetëm neve, por edhe organizatave tjera jo qeveritare, por edhe të gjitha mediave në vend”, u shpreh Vojsllav Stojanovski, Këshilltar ligjor nga Komiteti i Helsinkit.
Familjarë të të burgosurve thonë për TV21 se ditëve të fundit, pas vdekjes së tre personave në burgun e Idrizovës dhe pas insistimit të mediave për të hulumtuar çështjet, janë marrë masa shtrënguese nga autoritetet e burgjeve, për mos rrjedhje të informacioneve të burimeve të brendshme.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/