Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2016

Nënkoloneli rrëfen gjithçka: Ja si kam ndihmuar organizatën terroriste FETO

Nënkolonel Levent Turkkan, ndihmësi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Hulusi Akar, ka pranuar se ka lidhje me organizatën terroriste Fethullah (FETÖ), të cilën ai tha se kishte zbatuar të gjitha urdhrat e dhëna nga strukturat paralele gjatë tentimit për grusht shteti. Në dëshminë e tij dhënë të mërkurën herët, Turkkan tha se ai ishte një anëtar besnik i grupit FETÖ që nga rinia e tij. “Unë jam një anëtar i strukturave paralele, FETÖ. I kam shërbyer këtij komuniteti për vite vullnetarisht. Unë iu binda urdhrave dhe udhëzimet e vëllezërve të mëdhenj (abilerve)”, pranoi ai. Turkkan u ndalua më parë për lidhjen e tij të dyshuar në përpjekjet për grusht shteti, që ndodhën natën e 15 korrikut të premten vonë, kur një grup i vogël brenda ushtrisë turke i lidhur me organizatën terroriste FETÖ u përpoq për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në vend. Të paktën 240 njerëz, duke përfshirë anëtarët e forcave të sigurisë dhe civilëve, u martirizuan në Stamb...

Ja marrëveshja e arritur dhe pikat e saj (DOKUMENT ENG/MKD)

Partitë arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike, informoi ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, pas bisedimeve të sotme me përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Liderët e katër partive politike, sipas marrëveshjes së arritur, deri në fund të gushtit duhet ta përcaktojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do t’i zbatojë qeveria kalimtare e formuar 100 ditë para mbajtjes së tyre. Në takimin në Klubin e deputetëve morën pjesë përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shkup, Tiborg Barodi, Artan Grubi i BDI-së, Imer Aliu i PDSH-së, Nikolla Todorov i VMRO-DPMN-së dhe Radmilla Shekerinska e LSDM-së. Në dokumentin e firmosur qëndrojnë pikat që kanë të bëjnë me rregullimin e çështjeve që janë:  pastrimi i listës zgjedhore, sidomos për verifikimin mbi 39 mijë votuesve kontestues, rregullimi i sferës së mediave, me ç’rast në afat prej 15 ditëve nga marrëveshja duhet të zbatohet Ligjit për shërbime audiovizuele dhe Kodi ...

Shkupi përkrah kryetarin Erdogan

Pas tentativave të Gylenistëve për grushteti dhe rrënimi nga pushteti AKP dhe kryetarin, Erdogan, reagimet erdhën gjithandej nëpër rajon dhe më gjërë. Edhe Shkupi doli në përkrahje të kryetarit Turk, Rexhep Tayyip Erdogan dhe institucioneve demokratike.

Opinion: Mualifet e Mulla Sulës kontravers

Mulla Sula nuk paska besuar se një ditë Maqdonia do të vie në këtë derexhe ku gjendet sot! Po kush e solli? Natyrisht, lutja e tij që “Allahu i Madhërishëm ta bekojë Gruevskin” dhe, sjellja prej një lakei të fëlliqur para politik(u)ajve të BDI-së, vazalë të “liderit të bekuar” Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti Nuk kanë të sosur mualifet e Mulla Sulës kontravers. Në fakt, Afrim ef. Tahiri me të drejtë thotë në megaintervistën e fundit se, sa herë t’i jepet mikrofoni Mulla Sulës, ai gabon, që do të thotë se sa herë që e hap gojën ia fut kot! Në bisedën e fundit që me të e zhvilloi Radio Evropa e Lirë, ai lëshon “ca margaritarë” të cilat në fakt dëshmojnë për një njeri tepër të pafytyrë. Të gjithë i njohin kapacitetet e ulta intelektuale të Mulla Sulës por, nga ana tjetër, edhe të gjithë e dinë se REL-i, si sërë mediash ndërkombëtare, gjithnjë ia mbajnë anën opozitës, ndaj dhe u japin hapësirë komuniteteve të ndryshme si dhe shoqërisë civile, luftëtare këto të denja të pushtetit të ...

Reforma, Rama: Vijat e kuqe i kanë vendosur SHBA dhe BE

Kryeministri Edi Rama, në fund të mbledhjes së grupit parlamentar socialist ka lënë të kuptohet se mazhoranca nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozicioni i saj sa i takon kritereve të reformës në drejtësi. “Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im, por është përcaktuar nga SHBA dhe BE dhe që ka në esencën e vetë procesin e vetingut”, ka deklaruar Rama. Ai ka përsëritur se, për koalicionin qeverisës nuk ka qenë dhe nuk është problemi tek mënyra se si Parlamenti do të votojë reformën. “Ne kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Por thelbi është jo se kush do të mbushë me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi nga do vijë uji. Pra, si të garantojmë filtrin e sigurtë. Nëse filtri është i sigurtë nuk ka asnjë problem tjetër”, ka thënë Rama. Ai ka theksuar se, PS dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar dhe për këtë ka dhënë garancinë se, “as SHBA...

NULAND E BINDUR SE DO TË ARRIHET MARRËVESHJE (Video)

Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Viktoria Nuland, pas takimeve që pati me liderët e katër partive më të mëdha në vend, deklaroi se ka vullnet tek partitë politike që të mbyllen të gjitha çështjet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës. “Jam e inkurajuar, e ndjeva se të gjithë katër liderët e partive politike duan marrëveshje, dhe e duan atë që në ditët në vazhdim, dhe ka ide të mira në tavolinë se si të arrihet ajo”, u shpreh Viktoria Nuland- Ndihmës Sekretare e Shtetit Amerikan. Lidhur me mundësinë për krijimin e një Gjykate Speciale që do ti procedoje rastet e hapura nga Prokuroria Speciale, Nuland tha se ka disa ideja në tavolinë, por për ato duhet që të dakordohen të gjitha palët. “Siç thash edhe më herët, ne e përkrahim punën e Prokurorisë Speciale. Në lidhje me struktura shtesë ndihmëse, ka shumë ideja, por më e rëndësishmja është që sistemi të jetë i pastër, llogaridhënës dhe efektiv”, shtoi Nuland. E pyetur se a po mendon SHBA për sanksione të mundshme nëse n...

Protesta masive të hënën në Kumanovë

Vrasja mizore e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliq ka shkaktuar reagime dhe revolta të shumta në Maqedoni, duke filluar nga partitë politike, politikanë, profesora, doktora, shoqëri civile e deri tek qytarët e thjeshtë. Almiri sot u përcoll në banesën e tij të fundit nga qindra qytetarë të cilët me lot në sy dhe me plotë dhimbje i thanë lamtumirë vogëlushit nga Kumanova. Në disa fletushka që po shpërndahen në Kumanovë dhe në rrjetet sociale, paralajmërohen protesta masive për të hënën në Kumanovë, me fillim në ora 15. Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen instituciuonet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor.

BFI në emër të Medresesë Isa Beu edhe njëherë po dëshiron të manipuloj me muslimanët

Gjatë bisedës i pyeta edhe për kuadrin arsimor se prej nga i keni; po ashtu edhe u përgjigjen shkurtë dhe qartë; përgjigjja e tyre ishte se pjesa dërmuse e tyre janë nga fshati Sfillare duke na diskriminuar së pari neve si medresantë e pastaj të gjithë ata që i plotsojnë kushtet për të qenë mësimdhënës. Shkruan: Samet Avdiu Gati po afrohet edhe fundi i këtij muaji të bekuar ku për t'ia shtuar vlerën këtij agjerimi përskaj lutjeve, humanitetit dhe zemërgjërsisë; këtë muaj të bekuar duhet pëmbyllur më dhënien e zeqatit dhe Sadekatul fitrit. Një muaj rresht disa njerëz të cilët i avancoi Sulejman Rexhepi dhe të cilët marrin paga kogja të mira, nuk u ndalën së kërkuari që zeqati dhe fitrat ti destinohen Medresesë Isa Beu duke harruar se ku pëfundojnë këto para. Kushtet sot në Medresenë Isa Beu nuk janë ato kushte që medresantët i kishin para nje dekade. Këtë e mësova nga dy medresant që i mora me veturën time deri në Tetovë, e të cilët nuk kishin qenë të vetëm që kishin d...

Komandant Hoxha, politikanët tanë janë horra nuk e mbrojtën Almirin kur u sulmua

Xhezair Shaqiri, Komandant Hoxha ka reaguar ashpër ndaj vrasjes së Almirt katër vjeçar nga maqedonasi në Kumanovë. Sipas Shaqirit  politikanët horra të vjetër e të rinj nuk u prononcuan për sulimin e Almirit. “Sa e sa iftare nga politikanet tan qe nuk agjerojn me politikanet maqedon , dhe asnjeri nga keta horra politikan tane te vjeter dhe te rinj nuk dhan asnje prononcim kur u sulmua Almiri. Dhe tani kur ndroj jet Almiri ka ende politikan e hoxhollarE te cilet bejn iftare e selfije me presidentin dhe politikan maqedonas. A jane keta politikanet tane qe ne I votojme, apo sllavet po n ai blejne e hajmedet per ne. A jemi aq naiv si popull qe votojm ne vazhdimsi kriminel politikan te cilet nuk e  meritojn te jene as rojtar te WC publike e jo me te ju besojm ardhmerin e femijeve tane. Kur dhe si mendojn te mbrojne popullin politikanet tan te vjeter dhe te rinj . Politikan WC. Ditet me vazhdim pritet qe politikanet tan WC te bejn nje veper te madhe te I japin ngushllime familj...

OPINION: Turpin e Mulla Sulës nuk mund ta lajë as Vardari

Shkon capi te kasapi! Ata që e njohin Sulejman Rexhepin e dinë fare mirë që, ky i babzitur, kushdo që e fton për ta qerasur me mish e me ëmbëlsira, nuk refuzon. Asnjë forcë nuk mund ta detyrojë të shkojë diku, por ama, mishit dhe ëmbëlsirave nuk mund t'i rezistojë. Do t'i shkonte Mulla Sula në iftar madje edhe Millosheviqit.   Shkruan Haxhi Isa Xhaviti   Një informatë shokuese po qarkullon nëpër media. Një foto irrituese e ka shtangur krejt popullatën myslimane në vend. Sot, kur varroset më i miri i kombit Almir Aliu, i vrarë në sy të prindërve nga një katil, vëlla i Gjorgje Ivanovit, sot kur një hije pikëllimi i trishtë po rëndon mbi shpirtin e çdo myslimani, në media po qarkullon një foto dhe një lajm që flet se Mulla Sula, ky pisi më i madh i ish-Jugosllavisë, siç e quajnë mediat shqiptare të Shqipërisë, na shfaqet krah për krah duke bërë iftar me Gjorgji Ivanovin, qytetarin e rëndomtë i cili vetëthirret kryetari i shtetit të Maqedonisë. Që të dy e kanë hallin e...

26 vjet nga shpallja e Kosovës Republikë, Haradinaj propozon status të veçantë për deputetët e asaj kohe

Duke kujtuar përvjetorin e 26-të të shpalljes së Kosovës Republikë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e cilësoi atë si një ndër ngjarjet më domethënëse në rrugëtimin heroik e plot sakrifica të Kosovës drejt pavarësimit. Dhe në këtë kuadër, ai bëri bëri një propozim si vijon: “111 deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, miratuan një deklaratë, me të cilën e shpallnin Kosovën, njësi të barabartë në federatën apo konfederatën jugosllave dhe ky ishte hapi i parë institucional drejt pavarësisë së Kosovës. 111 deputetët shqiptarë dhe të tjerë nga radhët e pakicave jo-serbe, me aktin e tyre treguan pjekuri dhe përgjegjësi të lartë politike, në raport me proceset që po kalonte Kosova, në kontekstin e atëhershëm kohor. Të gjithë ata, pa përjashtim, duhet ta gëzojnë statusin e deputetit dhe të gjitha privilegjet që shkojnë me këtë status”, tha Haradinaj. Sipas kreut të AAK-së, që pak vite më vonë atij akti do rreshtohej në linjën e luftës së armatosur...

Mulla Sula kumbar i BDI-së tek presidenti Ivanov

Mulla Sula befasoi mbarë opinionin me pjesëmarrjen e tij në iftar tek presidenti Ivanov, kur dihet se edhe ky duke e ndjek vijën dhe politikën e BDI-së nuk e pranonte si president legjitim. Aq bindshëm i ndjekte udhëzimet e BDI-së saqë ia kontestonte legjitimitetin dhe e bojkotonte në çdo eveniment dhe organizim presidencial. A filloi një mision të ri tani Mulla Sula me direktiva të BDI-së për të afruar BDI-në dhe z. Ivanov?  Kjo është një nga pyetjet që mbetet të shohim tani e tutje nga zhvillimet politike në vend. Në iftarin e Ivanov Mulla Sula morri pjesë si përfaqësues i muslimanëve apo në cilësi të deleguari të BDI-së vetëm e vetëm për t’i thënë Ivanovit se BDI është plotësisht e pajtuar me veprimet dhe qëndrimet e tij. Në çfarë instrumenti u shndërrua Mulla Sula për intereset e BDI-së do të mësojm shumë shpejt, edhe pse dihet se edhe kreu i BFI-së gjithsesi se ka nevojë për abolim pas gjithë skandaleve që po prezentohen në opinion në adres të tij dhe djemve të tij.

FMN nga gushti pa përfaqësues rezident në Maqedoni

Fondi monetar ndërkombëtar (FMN)  nga gjysma e dytë e gushtit të vitit 2016, pas skadimit të mandatit të përfaqësuesit aktual Patrik Giton, më nuk do të emërojë përfaqësues rezident në Maqedoni. "Zyra lokale e FMN-së në Shkup megjithatë do të mbetet dhe do të sigurojë prani të fuqishme dhe komunikim mes FMN-së dhe shtetit. Gjatë sjelljes së këtij vendimi, FMN-ja kishte parasysh se prania e fuqishme në terren është më pak e nevojshme në mungesë të programit të FMN-së në Maqedoni", njofton Giton në deklaratën me shkrim, të dorëzuar sot deri te mediat. Në të ardhmen, siç potencoi Giton, FMN-ja do ta ruajë misionin thelbësor që t'i vëzhgojë ngjarjet makro-ekonomike dhe politike, dhe të sigurojë përkrahje teknike. "Ekipi i FMN-së do të vazhdojë me vizitat e rregullta në Shkup dhe bisedat me autoritetet dhe përfaqësuesit e sektorit qytetar", njofton Giton në deklaratë.

Brukseli godet Shkupin me sanksionet e para

Maqedonia filloi ta paguaj faturën për krizën e stërzgjatur politike. Bashkimi Evropian ka përgatitur valën e parë të sanksioneve, në kryeqendër të së cilës janë fondet IPA. Alsat mëson se Komisioni Evropian ka miratuar vendimin për pezullimin e 27,1 milion eurove nga fondet IPA për Maqedoninë. Kjo masë e Brukselit siç mëson Alsat vjen si kundërpërgjigje ndaj mungesës së vullnetit politik për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, i cili u arrit një vit më parë me ndërmjetësimit të BE-së. Alsat mëson se Komisioni Evropian njoftimin për “sanksionet e para” ia ka dërguar autoriteteve në vend më 22 qershor. Burime nga qeveria konfirmuan se kanë pranuar letrën por nuk deshën të komentojnë shumën që është shkurtuar. Por përveç kësaj mase, Alsat mëson se vala e sanksioneve planifikohet edhe më tej me shkurtimin e 50 milion eurove të tjera nga fondet IPA. Ndërkaq Brukseli nuk ka kursyer as korridorin 8 në kuadër të masave ndëshkuese ndaj Maqedonisë, si një ndër projektet jetike jo vetëm...

Thaçi në Ambasadën e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës për manifestimin e ditës së Pavarësisë!

Thaçi në Ambasadën e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës për manifestimin e ditës së Pavarësisë! (FOTO-LAJM) ./Ditari.mk/