Skip to main content

BFI në emër të Medresesë Isa Beu edhe njëherë po dëshiron të manipuloj me muslimanët

Gjatë bisedës i pyeta edhe për kuadrin arsimor se prej nga i keni; po ashtu edhe u përgjigjen shkurtë dhe qartë; përgjigjja e tyre ishte se pjesa dërmuse e tyre janë nga fshati Sfillare duke na diskriminuar së pari neve si medresantë e pastaj të gjithë ata që i plotsojnë kushtet për të qenë mësimdhënës.

Shkruan: Samet Avdiu

Gati po afrohet edhe fundi i këtij muaji të bekuar ku për t'ia shtuar vlerën këtij agjerimi përskaj lutjeve, humanitetit dhe zemërgjërsisë; këtë muaj të bekuar duhet pëmbyllur më dhënien e zeqatit dhe Sadekatul fitrit.
Një muaj rresht disa njerëz të cilët i avancoi Sulejman Rexhepi dhe të cilët marrin paga kogja të mira, nuk u ndalën së kërkuari që zeqati dhe fitrat ti destinohen Medresesë Isa Beu duke harruar se ku pëfundojnë këto para.
Kushtet sot në Medresenë Isa Beu nuk janë ato kushte që medresantët i kishin para nje dekade.
Këtë e mësova nga dy medresant që i mora me veturën time deri në Tetovë, e të cilët nuk kishin qenë të vetëm që kishin dal në autostop .
Me të hipur në veturë më përshendetën me përshëndetjen me të bekuar islame Selamu alejkum ku edhe ua mora selamin dhe kështu filluam të bashkëbisedonim.
Te këta dy medresantë pash me sytë e mi sa zgjuarsinë po aq edhe moralin e lartë dhe në vazhdimësi të bisedës i pyeta se cilët janë kushtet e juaja në medrese.
Përgjigjja e tyre ishte mjafë qartë se si mund të flasim për kushte kur BFI në krye me njeriun më të komprimituar Sulejman Rexhepin sa e sa vite nuk është në gjendje që ne që jemi nga qytetet tjera të na siguroj transport njëherë mbrenda javës i cili transport nuk kushton edhe aq, dhe ne si medresant dalim në dalje të Shkupit dhe me orë presim se kush nga bëmirësit do e ndal veturën për të na marrë. Kjo është nënçmim për ne kur e dijmë shumë mirë se në emrin tonë mbijeton edhe Bashkësia Fetare Islame si institucion.
Gjatë bisedës i pyeta edhe për kuadrin arsimor se prej nga i keni; po ashtu edhe u përgjigjen shkurtë dhe qartë; përgjigjja e tyre ishte se pjesa dërmuse e tyre janë nga fshati Sfillare duke na diskriminuar së pari neve si medresantë e pastaj të gjithë ata që i plotsojnë kushtet për të qenë mësimdhënës.
Pastaj i pyeta për ushqimin se sa herë në javë u japin mish kur e dijmë shumë mirë se sa qindra kurbana destinohen për këta medresantë nga besimtarët e vendit si dhe disapora jonë.
Përgjigjja edhe këtu ishte e shkurtë dhe e qartë duke u deklaruar se mish u përgadisin dy herë në javë; një ditë mish lope ndërsa ditën tjetër kofsha apo batakë pule.
Këtu u preka tej mase të mblidhen para për kurbana dhe me ata para të blihen kofsha pule për të kursyer sa më shum është mëkat i madh dhe ketë turp nuk mund ta mbuloj askush, andaj e dijmë shumë mirë se një kg batak kushton 60 apo 70 dinar, ndërsa mishi i gjedhit 280 dinar e më tepër.
Andaj ne si qytetarë të devotshëm jemi për dhënien e zeqatit dhe fitrave por njëher duhet të sigurohemi se me të vertetë këta fitra dhe zeqati shfrytëzohen për nevojat e medresantëve e jo për qejfet e Sulejman Rexhepit, familjes së tij dhe gjithë atyre që i bëjnë temena këtij njeriu.


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/