Skip to main content

NULAND E BINDUR SE DO TË ARRIHET MARRËVESHJE (Video)

Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Viktoria Nuland, pas takimeve që pati me liderët e katër partive më të mëdha në vend, deklaroi se ka vullnet tek partitë politike që të mbyllen të gjitha çështjet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.
“Jam e inkurajuar, e ndjeva se të gjithë katër liderët e partive politike duan marrëveshje, dhe e duan atë që në ditët në vazhdim, dhe ka ide të mira në tavolinë se si të arrihet ajo”, u shpreh Viktoria Nuland- Ndihmës Sekretare e Shtetit Amerikan.
Lidhur me mundësinë për krijimin e një Gjykate Speciale që do ti procedoje rastet e hapura nga Prokuroria Speciale, Nuland tha se ka disa ideja në tavolinë, por për ato duhet që të dakordohen të gjitha palët.
“Siç thash edhe më herët, ne e përkrahim punën e Prokurorisë Speciale. Në lidhje me struktura shtesë ndihmëse, ka shumë ideja, por më e rëndësishmja është që sistemi të jetë i pastër, llogaridhënës dhe efektiv”, shtoi Nuland.
E pyetur se a po mendon SHBA për sanksione të mundshme nëse nuk zbatohet Përzhina, ajo tha se dëshira e SHBA-së është që të zgjidhet kriza,  që mos të shkojnë punët në atë drejtim.
Nuland fillimisht në ambasadën amerikane priti dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Në kumtesën e lëshuar nga BDI pas takimit thuhet:

Nga BDI:
“Kryetari i BDI-së, Ali  Ahmeti siguroi zonjën Nuland që BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes si dhe shprehu optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.
Ahmeti njoftoi mysafiren e lartë amerikane për propozimet e BDI mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data së zgjedhjeve të parakohshme.”
Ndërsa drejtuesi i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se ky është momenti më i volitshëm për të zgjidhur krizën politike. Sipas tij, nëse partitë politike nuk e shfrytëzojnë këtë moment, situata mund të bëhet e pashpresë.
“Është momenti, përsëris është moment shumë i rëndësishëm, që ta shfrytëzojmë gjithë këtë çështje dhe të bëhet debllokomi i krizës politike. Përndryshe, shpresat do të humbin në tërësi nëse tash nuk bëhet asgjë”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Drejtuesi i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka informuar sekretaren amerikane, se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, dhe se ato janë dalja e vetme nga kriza politike. Nga VMRO DPMNE besojnë se të gjitha kushtet për zgjedhje janë të përmbushura, dhe se ato duhet të mbahen sa më shpejtë.
Edhe prej LSDM-së opozitare janë të mendimit se kjo është koha më e përshtatshme për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që të shkohet sa më shpejtë në zgjedhje. Nga kjo parti  thonë se nëse pastrohet lista zgjedhore, arrihet marrëveshje për ligj të ri për media, si dhe  formohet qeveria teknike që do ti organizojë zgjedhjet, vendi mund të shkojë në zgjedhje që në nëntor. Gjatë krizës politike, kjo është vizita e dytë e ndihmës sekretares amerikane Viktoria Nuland në Maqedoni. 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/