Skip to main content

OPINION: Turpin e Mulla Sulës nuk mund ta lajë as Vardari

Shkon capi te kasapi! Ata që e njohin Sulejman Rexhepin e dinë fare mirë që, ky i babzitur, kushdo që e fton për ta qerasur me mish e me ëmbëlsira, nuk refuzon. Asnjë forcë nuk mund ta detyrojë të shkojë diku, por ama, mishit dhe ëmbëlsirave nuk mund t'i rezistojë. Do t'i shkonte Mulla Sula në iftar madje edhe Millosheviqit.  

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti  


Një informatë shokuese po qarkullon nëpër media. Një foto irrituese e ka shtangur krejt popullatën myslimane në vend. Sot, kur varroset më i miri i kombit Almir Aliu, i vrarë në sy të prindërve nga një katil, vëlla i Gjorgje Ivanovit, sot kur një hije pikëllimi i trishtë po rëndon mbi shpirtin e çdo myslimani, në media po qarkullon një foto dhe një lajm që flet se Mulla Sula, ky pisi më i madh i ish-Jugosllavisë, siç e quajnë mediat shqiptare të Shqipërisë, na shfaqet krah për krah duke bërë iftar me Gjorgji Ivanovin, qytetarin e rëndomtë i cili vetëthirret kryetari i shtetit të Maqedonisë. Që të dy e kanë hallin e njëjtë: që të dy vetëthirren kryetarë ndonëse qyetetarët nuk ua rrasin as qepën! A është në tokë të bukës ky farë Mulla Sula! A ka kush e udhëzon kah e mbara. A ka ndonjë intelektual në vend që mund t'ia tërheqë veshin duke i thënë "ik, pirdhu se ke pjerdhur fare nga mendja", o sklerozë! Mulla Sula, me iftarin e mbrëmshëm ka dëshmuar se nuk përfaqëson asnjë mysliman, mund të përfaqësojë vetëm Qani pederastin që i përgjigjet atij i cili në mënyrë ilegjitime e emroi për Myfti të Tetovës. Dhe, edhe ky farë myftie ilegjitim i shkon dhe i ulet në tavolinë Ivanovit. Mulla Sula ju paska thirrë ezan shkijeve në Vodno, ndërkohë që, asnjë fjalë, ama asnjë fjalë nuk është thënë për shtimin e rasteve kriminele të maqedonasëve kundër shqiptarëve të vendit, siç ishte rasti i fundit në Kumanovë ku u shkel barbarisht me makine më i miri i kombit, Almir Aliu vetem katërvjeçar. Mulla Sula i drejtohet me "zoti president" njeriut të cilin e bojkotuan të gjithë shqiptarët, madje partia e tij BDI-ja haptazi e ka bojkotuar dhe kurrë nuk e ka njohur zyrtarisht për president të Maqedonisë. Mulla Sula shkon dhe cakrron gotat me Ivanovin i cili hiç më larg se para dy muajve amnistoi të gjithë kriminelët dhe shumë kasapë antishqiptarë! Amnistoi dhe i fali me krenari të gjithë ata kriminelë që kishin shkaktuar "Monstrën", "Lagjen e Trimave", rastin e Harun Aliut, vrasësit e komandantëve të UÇK-së… I amnistoi dhe i fali duke e tronditur mbarë Perëndimin. Ivanovi që nga dita kur pastaj tërhoqi këtë amnesti për shkak të presionit që ia bënë e mbarë bota demokratike, ai më nuk është president i shtetit. Ai është "president" vetëm në vilën e vet në Vodno ku ka arritur ta gëzojë respektin e Mulla Sulës. Po pse e ftoi pikërisht Mulla Sulën Ivanovi? Pse vetëm ky nuk guxoi t'ia refuzojë iftarin? Mos vallë ka diçka në mes të Ivanovit-Mulla Sulës-Shërbimit sekret shtetëror dhe, për pasojë inskenimi-spiunimi-likudimi i trimave në Lagjen e Trimave? Iftari i Ivanovit është përplotë me mistere si te "Darka e Fshehtë", e Leonardo Davinçit! Juda mund të shihej edhe në fytyrën e Mulla Sulës, edhe në fytyrën e Qani pederast Nesimit dhe në fytyrën e narkodilerit Mustafa Dautit. Ta bojkotoshë kryetarin e shtetit do të thotë ta bojkotoshë sistemin i cili nuk është korrekt në raport me qytetarët, në këtë rast me shqiptarët! Mulla Sula e legjitimoi këtë diskriminim shtetëror antishqiptar, madje duke ju ulur këmbëkryq në sofër kasapit. Epo këtë turp nuk mund ta lajë as Vardari e as… "kari jem"! "Po t'ja … bythën e nanës", do të shfryhej plaku legjendar nga Kumanova.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/