Skip to main content

Brukseli godet Shkupin me sanksionet e para

Maqedonia filloi ta paguaj faturën për krizën e stërzgjatur politike. Bashkimi Evropian ka përgatitur valën e parë të sanksioneve, në kryeqendër të së cilës janë fondet IPA. Alsat mëson se Komisioni Evropian ka miratuar vendimin për pezullimin e 27,1 milion eurove nga fondet IPA për Maqedoninë.
Kjo masë e Brukselit siç mëson Alsat vjen si kundërpërgjigje ndaj mungesës së vullnetit politik për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, i cili u arrit një vit më parë me ndërmjetësimit të BE-së. Alsat mëson se Komisioni Evropian njoftimin për “sanksionet e para” ia ka dërguar autoriteteve në vend më 22 qershor. Burime nga qeveria konfirmuan se kanë pranuar letrën por nuk deshën të komentojnë shumën që është shkurtuar.
Por përveç kësaj mase, Alsat mëson se vala e sanksioneve planifikohet edhe më tej me shkurtimin e 50 milion eurove të tjera nga fondet IPA. Ndërkaq Brukseli nuk ka kursyer as korridorin 8 në kuadër të masave ndëshkuese ndaj Maqedonisë, si një ndër projektet jetike jo vetëm për vendin por Ballkanin në përgjithësi.
Nga ana tjetër përveç Brukselit edhe Uashingtoni duket se ka përgatitur sanksione ndaj zyrtarëve të përfshirë në korrupsion. Në opinion përflitet se ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski i është refuzuar viza për udhëtim në SHBA. Por nga ambasada e SHBA-së në vend nuk komentuan në mënyrë të drejtpërdrejtë rastin e Janakievskit.
“Edhe pse nuk mund të komentojmë kërkesat individuale për viza, lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë amerikane, në Maqedoni dhe gjithë botën. Në përputhje me Deklaratën Presidenciale 7750, Departamenti i Shtetit mund të ndalojë hyrjen në SHBA të funksionarëve të korruptuar. Ne këto vendime i marrim pas shqyrtimit të informatave të ndryshme nga shumë burime”, theksohet në përgjigjen e ambasadës amerikane në Shkup.
Nga ambasada amerikane gjithashtu i bën thirrje qeverisë, shoqërisë civile dhe mediave të vijojnë hetimin e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe publikojnë dëshmitë për korrupsion të mundshëm.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/