Avokatët e rastit të Kumanovës kërkojnë nga Gjykata që të plotësohen kushtet për mbarëvajtje të procesit gjyqësorë. Sipas tyre është e pamundshme në kushtet aktuale të zhvillohet procesi, sepse ato gjithnjë po mbetën larg klientëve të tyre. Ndërkohë që edhe familjarët e të akuzuarve mbeten jashtë dyerve të gjykatës. “Nuk ka kushte për të vazhduar në këtë sallë momentalisht ku vazhdohet, bëhet fjalë për 29 të akuzuar, masat e policisë dhe sigurisë janë të mëdha , ne si avokat nuk mund të jemi me klientët tanë, i kemi bukur larg nga vendi ku jemi, ku i kemi për ti dëgjuar klientët. Nuk kërkoj asgjë tjetër ne kërkojmë vetëm kushte që për momentin në këtë gjykatë nuk i kemi”, deklaroi Mefail Arslani, avokat. Sipas Arslanit akoma mbetet në fuqi vendimi për dënimin avokatëve, edhe pse ata janë ankuar në të gjithë instancat gjyqësore për shlyerjen e një vendimi të tillë, të cilin e vlerësojnë si të pabazë. “Ne kemi bërë ankesa ku mendojmë se janë të pabaza ato vendimi për dënime...
Gjithmonë me kohën dhe të saktë