Skip to main content

Në listë edhe me dy-tre identitete

Mosshlyerja e të vdekurve nga Lista zgjedhore, persona me dy-tre identitete të ndryshme, si dhe mbi 60 persona të evidentuar në një adresë të vetme kryesisht votues nga Pusteci, janë këto probleme fillestare që kanë dalë dy ditë pasi KSHZ ka vënë në përdorim mënyrën e re elektronike për verifikim në listën aktuale zgjedhore
Fatos RUSHITI
Pas publikimit në KSHZ të mënyrës së re elektronike për kontroll të gjendjes personale në listën zgjedhore, kanë dalë në pah raste konkrete të votuesve fiktiv. Probleme janë theksuar në mosshlyerjen e të vdekurve nga lista zgjedhore, pa çka se janë nxjerrë certifikata të vdekjes por ato nuk janë procesuar ende nga MBP, në Entin shtetëror për statistika dhe në KSHZ. Rastet janë të shumta edhe me ndërrimin e emrave dhe mbiemrave me dëshirën e vetë qytetarëve në MPB, por që këto janë përcjellë pa u ndryshuar deri në tre identitete me numër amë të njëjtë deri në KSHZ. Problem tjetër që pritet të sqarohet pas kryqëzimit të të dhënave, e që është në proces e sipër në KSHZ, janë edhe rastet kur shumë persona, deri në 60 prej tyre, janë regjistruar në një adresë të vetme, siç ishte rasti më banorët e Pustecit. Këto persona u verifikuan edhe nga vetë KSHZ më herët, por ky organ asokohe nuk kishte të drejtë të intervenojë. Tani që KSHZ më ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor ka të drejtën e plotë me administrimin e Listës zgjedhore, do të verifikojë këto persona pasi të mbarojë kryqëzimi përmes kontrollit në terren. Në media kanë dalë informacione të publikuara nga Rrjetin ballkanik i gazetarisë hulumtuese-BIRN, sipas të cilit, personi Adnan Sadiki, i cili kërkohet nëpërmjet Interpolit, ka ndryshuar emrin e tij duke marrë një emër tjetër-Arian Aliu dhe një vit më parë ka vdekur në Shkup. BIRN vëren se tashmë i ndjeri Aliu ka të shënuar në adresë se jetonë në rrugë Anton Popov 3, rrugë e cila fare nuk ekziston. Fakti që Lista zgjedhore është përditësuar më 1 dhjetor të 2015-tës, ndërsa nga 1 prilli i po këtij viti nuk ka pasur harmonizim të të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, lë shumë për të dëshiruar. Barrë më të madhe për gjendjen e zgjedhësve e ka Ministria e Punëve të Brendshme, por që ky institucion ende në këtë vit nuk ka dorëzuar të dhëna të reja qoftë për votuesit rinj që kanë mbushur moshën 18 vjet qoftë edhe për të vdekurit. Nga na tjetër, partia prej nga vjen ministri i punëve të Brendshme ka reaguar së fundmi pas aplikacionit të ri në KSHZ, duke potencuar për mediat raste të më shumë personave me një adresë. "Vërtetohet ajo që LSDM-ja e flet gjithë kohën. Vetëm disa shembuj tregojnë se në një adresë figurojnë nga 60, madje edhe më shumë persona. Në njërën adresë në Shkup janë regjistruar 66 persona. Në njërën adresë në Resnjë janë regjistruar 34, ndërsa në një tjetër 24 persona", thuhet në kumtesën e LSDM-së. Edhe një herë është konfirmuar ajo që është thënë me "Të vërtetën për Maqedoninë", se janë organizuar zgjedhje kriminale, me korrupsion, votues fiktiv dhe keqpërdorime të institucioneve shtetërore, thuhet në kumtesën e fundit të LSDM-së. Ndonëse anëtarët e KSHZ-së janë zotuar se do të bëjnë me kohë pastrimin listës zgjedhore, procesi siç po shkon rrjedha e tij, nuk duket aq i lehtë. Posa filloi kryqëzimi i të dhënave KSHZ u përballë më spekulime nga mediat siç ishte rasti me gazetën Dnevnik e cila shkruante se mbi 90 mijë shqiptarë nuk figurojnë të siguruar në Fondin për sigurim shëndetësor. Kjo u pa që ishte për të krijuar huti në opinion meqë ata shqiptarë janë të evidentuar në Listën zgjedhore, ndërsa tjetër gjë është nëse eventualisht prej atyre që kanë vdekur nuk janë proceduar nga MBP deri tek KSHZ -ja më herët, apo ata persona që mund të jenë fare të paktë në numër që pasi kanë arritur moshën 18 vjet nuk kanë nxjerrë letërnjoftime në Maqedoni. Jo zyrtarisht në KSHZ flitet se pritshmëritë për votues fiktiv qëndrojnë deri në dhjetëra mijëra persona, por që pasqyra më qartë do të jetë vetëm pasi të mbarojë kryqëzimi i data-bazave si dhe verifikimi i të dhënave që do të vijnë nga MPB dhe gjykatat. Megjithatë, për të ardhur deri tek lista finale në KSHZ nuk mund të përjashtohen edhe kontradiktat dhe mospajtimet mes anëtarëve të saj, prej të cilëve më shumë se gjysma vijnë nga partitë politike, eventualisht nëse grupi i ekspertëve që po bën kryqëzimin do të parashtrojë më shumë raste për t'u kontrolluar në terren. Rrjedhimisht verifikimi në terren i votuesve fiktiv dhe pastrimi përfundimtar i Listës zgjedhore do të ketë impakt edhe në trupin votues mes gjashtë njësive zgjedhore. Dyshimet në opinion për mosshlyerjen e votuesve të vdekur nëse ndodh të jetë e vërtete kjo, do të reflektojë dhe në zvogëlimin e trupit votues në njësinë tre dhe katër, ku vdekshmëria është më e lartë se njësitë tjera. Njësia tre që nga shtatori i vitit të kaluar ka tejkaluar limitin prej -5%, ndërsa afër ka qenë dhe njësia 4 me 4.7 % e që gjashtë muaj më pas duhet të ketë tejkaluar -5%-shin. Puna qëndron ndryshe më njësinë 6, ku shqiptarët janë shumicë e cila ka tejçuar që në prill të vitit të kaluar +5.7 % numrin e votuesve. Pasi të dihet numri final i votuesve i mbetet Ministrisë së Drejtësisë të thërras grupet e punës me përfaqësues nga katër partive me numrin më të madh të ulëseve në Parlament të rregullojnë disbalancin e votuesve mes njësive zgjedhore. 

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...