Memoari nr.41
Simpatia për krijesën prej zjarri ma dha nofkën “Zharko”
Një ditë, deri sa po ecnim gjurmëve të një lepri të vogël, gjurmët
e të cilit po i vërenim në një cipë të hollë të borës, sakaq Kiro Fuzofski më
pyeti se, në mos po fusja huti me ajetin që flet për krijimin e njeriut nga një
nënë dhe një babë e të cilën po e përdorja dendur në të gjitha takimet tona me
xhemat, gjithnjë në luftë kundër irredentizmit dhe seperatizmit shqiptar. Ku po
ngelin ajetet që flasin se Zoti është krijues i gjithçkafit. “Njeriu është
qenie e krijuar prej Zotit, ashtu siç janë të krijuar edhe engjëjt por edhe
djalli”, më thotë Kiro Fuzofski. Pas kësaj pyetje biseda mori një tjetër
dimension.
I them Kiros: “Është e vërtetë kjo, por, nuk futem aq thellë,
sepse atje pastaj do të nis e të flas duke e madhëruar Shejtanin! Ndërsa me
ajetin që e përdor më krijohet mundësia të flas për komunizmin si dhe kundër
seperatizmit shqiptar”!
“Si ta madhëroshë Shejtanin!? Ti po më frikëson! Pse këtë dashuri
për Djallin?”
“Pasi Zoti e krijoi njeriun prej balte, kurse balta është brumi i
të gjitha mikrobeve e fëlliqësirave të
shumta, Ju thotë meleqve: ju do të përkuleni para kësaj krijese që do ta lë
mëkëmbës timin në botën e përkohshme!” Në këtë propozim të Zotit do të reagojë
shumë ashpër Shejtani duke i thënë, o Zot, si t’i përkulem baltës kurse unë jam
i krijuar prej zjarri! Dhe, i them, Kiros, e di ti se këtu plotësisht i jap të
drejtë Shejtanit. Krijesa prej zjarri, kurse zjarri djeg e shkrumbon çdo mikrob
e çdo qelizë të saj, çdo virues e çdo pisllëk, tani duhet t’i përkulet njeriut,
i cili do të krijohet prej asaj pike të farës të cilën ne e hedhim edhe në WC,
edhe në bari, edhe në gurë, edhe në dru, ku të na zë halli. Me të vërtetë që,
në këtë pikë, gjithmonë ia kam dhënë të drejtën Shejtanit, madje shpesh më
shkonte mendja që për këtë të hapja debat edhe më profesorët e mi arabë por,
nuk ma mbante, do të keqkuptohesha. Ja, shyqyr Zotit, mu dha rasti që ta shpreh
këtë qëndrim timin para teje.
Kiroja, krejt duke qeshur me zë, duke më
rrahur shpinës e duke më përqafu si vëllai vëllain, më thotë, o Sulo, o nuk ka
më trim se ti bre. Hallall të qoftë. O krej zjarr je, je prush që të përvëlon,
që t’i djeg të gjitha tezat e që t’i përmbysë të gjitha teoritë. Je zjarr!
Hajde të hapim një nofkë të re për ty. Tash e tutje për mua dhe për të tjerët,
atje poshtë në zyret tona, ti do të njihesh si “Zharko”! Natyrisht, e shtruam
muhabetin, pasi tashmë e kishim vrarë e pjekur edhe lepurin e egër. E çuam
“çuturicën” e mbushur me verë të kuqe e për nderë të nofkës sime të re.
“Zjarr”, “Prush”, “Zhar- Zharko”, Shejtan bre, kurrë falë mos i
qofsha askujt dhe prej askujt mos u varsha! Kush më do mua, duhet të më
nënshtrohet, nëse jo në p.s.
Memoari nr.42
Unë, Mulla Sula,
kryetar i BFI-së
Më në fund u kurorëzua aktiviteti im shumëvjeçar në ruajten e
vlerave të komunizmit, në ruajtjen e ish-Jugosllavisë si dhe në luftë kundër seperatizmit dhe
irredentizmit shqiptar. Tani erdhi momenti për ta përjetuar ndihmën e të gjithë
atyreve që i ndihmova për më shumë se njëzet vjet.
U bëra kryetar i BI-së! Paraprakisht, me të gjithë drejtusit e
këshillave të BI-së, si dhe me kryetarin e atëhershëm të Kuvendt të BI-së
kishin punuar strukturat e caktuara të shtetit. U kishin dhënë direktivë që të
më votojnë mua. Tërë këtë aktivitet e kishin bërë larg syve të mia, unë nuk
dija asgjë, thjsht, për të ma lehtësuar punën e mëtejmë, duke qenë i bindur unë
se të gjithë ata më donin mua dhe vetëm mua. Pasi u përzgjodha, e kuptova tërë
lojën që e kishin luajtur. Kjo më iritoi shumë, sepse nuk e dija se cila palë
po e tregon të vërtetën: ata të shërbimeve të sigurisë, apo teologët. Nuk e di
as vetë kur ndodhi në mua ai moment i kthesës por, di që për një moment kam
thënë: tash e tutje duhet lidhur me hoxhallarët e kundër atyre shërbimeve që
asnjëherë nuk janë të ndershëm në detyrën e tyre. Largimi im prej tyre u bë me
kryeneçësi, u bë me rrebelizëm, u bë duke u futur vetë në ato kanale nëpër të
cilat futeshin dhe jetonin vet ata të shërbimeve. Kalova në nacionalist i madh
shqiptar, sepse, e dija që kjo do t’i lëndojë më së shumti ata dhe se, tani,
për herë të parë, do të ndodheshin para një situate të palakmueshme: një
nacionalist transparent nuk do të mund ta burgosnin. Unë isha kryetar i të
gjithë myslimanëve dhe, çdo burgosje eventuale e imja do ta përmbyste shtetin.
Atyre u dola ndorësh ndërsa si hakmarrje ata e përdorën liferimin e nofkes sime
prej kodoshi (“Zharko” ) si dhe hedhjen në publik të segmenteve nga aktivitetet
e mia deri sa bashkëpunoja me ta.
Ja, për herë të parë, pulikisht, përmes këtij memoari po e pranoj
që kam bashkëpunuar me ta dhe po ju kërkoj falje të gjithë atyreve që i kam
lënduar e dëmtuar. Bashkëpunimi im ka pasur një qëllim shumë fisnik – thjesht,
të bëhem kryetar i kësaj Bshkësie, sepse e kam ditur se, nga ky pozicion do të
mund t’i ndihmoja shumë shqiptarëve.
Ishte momenti kur në skenën politike shpërtheu sistemi shumëpatiak
dhe se kishin nisur të krijoheshin partitë nacionale. Shërbimet e shtetit e
kërkonin lojalitetin tim sepse, e dinin që duke qenë kryetrar i çdo myslimani,
pra edhe i kryetarëve të partive shqiptare, do të kisha ndikim të madh mbi ta
dhe mirë me thanë, do t’i paralizonim më lehtë. Kurse, unë, duke e ditur këtë
fakt, punoja që t’ju afrohesha sa më shumë pative shqiptare me qëllim që t’ua
bëj me dije se unë jam ai kryesori dhe mos të përpiqeshin askush të më dilnin
përpara. Çudiërisht, për këtë gjë do të bindet vetëm i njeri, Abdurrahman
Aliti, krytar i PPD-së, i cili, jo njëherë, të gjithë deputetëve dhe ministrave
të tij ju ka thënë se, fjala e fundit në veprimarnë e tyre duhet të jetë fjla e
Mulla Sulës dhe se ky burrë, në atë moment kur do të thotë, lëshojeni qeverinë
dhe parlamentin ju të gjithë duhet të dilni madje edhe të përgatiteni t’i kapni
armët, sepse këtu e kemi komandantin! Kurse Zoti na ka nderu me superkomandant
duke na e dërguar në krye të BI-së sypatremburin, Sulejman Rexhpin. Më herët,
liderët paraprakë të kësaj Partie, Nevzat Halili dhe Mitat Emini, nuk m’u
bindën kurrë, prandaj dhe e hëngrën t’nanës!
Memoari nr.43
Përpjekjet e UDB-së për të hapur filiale në BI
Ma bënë krejt vrerë postin e kryetarit, nuk arrita t’i gëzohem
asnjë çast. Derisa nuk u çarta fare. Pas
një kohë e thirra Kire Fuzofskin duke e qortur se si më lanë si qengjin në
kafazin e mbushur përplot me ujqër. U takuam te restorani i Hotel Belvit.
Vendosa që t’ia tregoj planin që kisha me këtë rrebelim timin, ndërsa si
kundërshpërblim kërkova që të më mësojë se si të sillem me “çakejt” që po më
silleshin panda! UDB po insistonte përmes metodave të ndryshme që në BI të
hapte filialen e vet dhë të instalonte njerëz që do ta kontrollonin dhe do të
raportonin për punën time. Nuk e
kuptoja se pse duhej të më kontrollonin mua! “Jo”, më tha Kiroja! “Nuk është
për shkakun tënd, por për prestigjin e drejtorisë sonë. Nuk guxon të ngelë
institucion pa pasur njerwz tanë aty, sepse do të ngel jasht kontrollit të
drejtorisë. Çdo gjë që ngel jasht nesh rrezikon të shndërrohet kundër nesh”! Ky
shpjegim sikur më zbuti. Më frikësoi kur më tha se, nëse nuk do të pranoja do të
bënin ç’mos që sërish ta rikthenin në BI Jakup Selimovskin me ekipin e tij. Ky
plan më acaroi shumë. Atëherë, e luta Kiron që ai ta kishte nën kontroll krejt
BI-në. Nuk do të shpëtonte gjë pa ditur ai dhe se, nuk do të veprohej asgjë pa
këshillat e tij, me kusht që tjetër bashkëpunëtorë të mos më fusnin në hundë.
Këtë nuk mundi të ma garantjë Kiroja, por, m’i dha emrat se kë po mundohen
t’m’i fusin në kabinet, ndryshe do t’i
kisha armiq të përhershëm dhe përherë do të më bënin probleme. Më tha që nuk do
të më lënë rehat deri sa nuk i fus në kabinet Zekirja Bajramin, Sabahdin
Mahmutin, Jakup Asipin, Zulhajrat Fejzullahun, Tasin Teufikun, Alifikri Esadin,
Haki Agushin, Ejup Selmanin dhe Nexhati Limanin! Në asnjë mënyrë, i thashë. Të
gjithë këta emra janë njerëz të Jakup Selimovskit, i cili, përmes këtyre emrave
po përgatiste terren që sërish të rikthehej në BI. Nuk pranova për më të madhin
kijamet dhe, i thashë Kiros, bëji të fala shefit se, tash e tutje më ka armik
më të madhin.
Disa ditë më vonë, Kiro Fuzofski më erdhi me
një ofertë të re. Më luti që të zbutem, ta ul pak kokën se, «bozhe mili», jemi
njerëz dhe, sakaq mund të hidhemi diku në hendek duke plasur ndonjë gomë
veture, apo, si gjyetarë, të na kap ndonjë “plumb bredhës”. Më frikëosoi dhe,
pa e zgjatur shumë pranova t’m‘i lexojë emrat të cilët duhet të futen me porosi
në kabinet. Sa të jeshë në krye të BFI-së, ti nuk mundesh të funksionosh pa i
pasur pranë vetes sidomos këta emra: Zejnulla Fazliu, Shaqir Fetahu, Pëllumb
Veliu, Isa Ismaili, Muhamed Iseni, Zenun Berisha dhe Sherif Dehari! Aaaa,
mendova zëshëm! Në këta emra paska ngelur DeBeKa-ja!? Po këta i silli në maje
të kalemit, po të gjithë këta janë tokmaka. Dakord, i thashë, dal nga
dal të gjithë këta do të jenë në kabinetin tim.
Mendova se me kaq do të merrte fund puna. Nuk shkuan disa ditë, më
thonë që ka adhur të më takojë njëfarë Haki Fejzuli! E pranova, më urdhëron që
ta pranoj Haki Agushin dhe të kem kujdes se në çfarë posti do ta lë. Kiroja më
thotë që ky farë Haki Fejzuli është ekspert në tredhjen e shqiptarëve nëpër
stacione policore. Gjithandej ftohet ky kur duhet t’ua ha shpirtin shqiptarëve
e t’i keqtrajtojë deri në vdekje. Pas këtij, një ditë më erdhi Hifzi Mehmeti,
edhe ky njëfarë satrapi antishqiptar. Dikur më erdhi edhe Rauf Qazimi dhe më
sugjerojnë që mos të habitem shumë në zyre por të dilja me ta më shpeshë, si më
parë, në gjyeti. Po kur më erdhi dhe komandiri Zdravko Rafajllovski, nga
Vollkova, të intervenojë për Sherif Deharin. Atëherë më plasi dhe nisa të
kërcënohem edhe unë. I thashë Kiro Fuzofskit që, le të ndërpriten këto vizita
se, ndryshe, do ta çoj në këmbë popullatën myslimane, do t’ju vë në pozitë
shumë të rëndë. Do të flas e do të tregoj për të gjitha planet që i keni. E kam
shumë të lehtë që ta radikalizoj masën myslimane dhe ta përmbys krejt shtetin.
Pas këtij kërcënimi, Kiro Fuzofski më tha që, të shtrëngohem fort,
nuk do ta kem të qetë këtë mandat, do të më lodhin deri sa të më detyrojnë që
të vetëvritem.
Memoari nr.44
Si e haja llokumin e DeBeKa-së
Tani, nga kjo distancë kohorë, e pranoj, fare
lehtë i haja llokumat e drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim. M’i impononin
disa njerëz të cilët unë nuk i duroja organikisht, të cilët i konsideroja si
armiq të përbetuar. Dhe, çdo herë pastaj më vinin me emra alternative, me një
propozim më të butë dhe, edhe unë zbutesha, i pranoja ata propozime, të cilat,
në fak po del puna se paskan qenë strategji e tyre. Për shembull, kur
konstatova se do të më duhet një zëdhënës, apo një gazetar, nisën të ma
imponojnë Rexhep Zllatkun, ish-kryeredaktoin e «Flakës së Vëllazërimit»! Për
këtë njeri interesohej edhe Jakup Selimovski, madje nga Sarajeva. Shefi i
sektorit të dytë të UDB-së në qytetin e Shkupit, Nikolla Ilievski, këmbëngulte
që ta pranoj Mustafa Spahiun, gazetar dhe poet për fëmijë. Kiro Fuzofski më tha
që t’i refuzoj që të gjithë sepse janë gjarpinj të hatashëm. Në fund, nuk e di
se si u bë dhe kush e drejtoi kah Bashkësia Islame një gazetar që ishte dëbuar
nga Televizioni i Prishtinës. Ishte ky Agim Mehmeti. Në një drekë rasti, afër
meje erdhi e u ul Fehmi Muça, baballëku i Lubomir Fërçkovskit, baba i
kushtetutës diskriminuese e antishqiptare të Maqedonisë. Më lutë që ta kem
parasysh kandidatin Agim Mehmeti, sepse na e paska pasur mik. Në një takim që e
pata me të, menjëherë m’u duk se do të kem punë me një dallaverxhi, me një
gazetar të zgjuar dhe shumë të zoti. E pranova në punë Agim Mehmetin.
Çuditërisht nuk pata kurrfarë reagimi nga ata të UDB-së. Thua të kem pranuar
njeriun e tyre. Kurrë nuk e besoj, edhe pse hala nuk e kuptoj heshtjen dhe
mosreagimin e tyre me këtë punësim. Që nga ky moment kurrë më nuk më imponuan
dhe as nuk më dërguan njerëz për punësim. Ma patën dhënë listën se kë duhet ta
kem në kabinet dhe, aq, nuk u përzinë më asnjëherë. Elhamdulilah!
Pastaj, përmes një lidhje të Qufli Osmanit, në
shërbimin për informim si dhe në gazetën e Hënës së Re, nisi të angazhohet edhe
një gazetar tjetër i cili, edhe ky ishte dëbuar nga Kosova pasi që policia
serbe ua kishte mbyllur gazetën dhe redaksinë. Avni Halimi kishte punuar në
gazetën studentore «Bota e Re». Fillimisht dhashë urdhër që ta dëbojnë, mos ta
lënë të futet brenda. Më dukej njeri i kotë, si një idiot, si i sëmurë. Agim
Mehmeti nisi të më bindë se Avniu është një gazetar që gëzon respekt të madh në
Kosovë, që ka shumë miq gazetarë, që ka qasje në shumë redaksi. Megjithatë,
nuk ma mbushte syrin, ishte shumë i ngathët, nuk ishte alet i mirë. Ia lëshova
sekretarin tim, Zenun Berishën, që të merret me te dhe ta keqtrajtojë pa
shpirt, deri në largim të tij. Çuditërisht, gjithnjë e më shumë më bindte se
patjetër duhej punësuar edhe ai. Në BI shpesh vinin i ndjeri Fahmi Agani dhe
Ali Aliu të dërguar të Presidentit Rugova dhe, në një moment, kur e kam parë se
si e merr ngryk Fehmi Agani Avni Halimin, se me sa mall përshëndetet me të, m’u
këputën këmbët. Menjëherë dhashë urdhër që t’ia lëshojnë vendimin. Kështu, me
Agim Mehmetin dhe Avni Halimin nisa
luftën me të gjithë armiqtë e mi si dhe me “të përgëdhelurit” e UDB-së që i
kisha në kabinet! Brenda dy-tri viteve shkova shumë larg. I bërë dy alete që më
mbanin vetëm përpjetë. Tashmë çdo lëvizje kombëtare qoftë në Maqedoni apo në
Kosovë, si dhe të gjithë përpjekjet fetare në Shqipëri, kalonin nëpër kabinetin
tim. Tani më unë isha bërë pjesë e projekteve kombëtare ndonëse për gjithçka e
informoja edhe Kire Fuzofskin. Të tjerët ishin larg informacioneve. Dhe, prej
këtyre “të tjerëve” do të luhen lojëra të mëdha, lojëra të atilla sa në
rrafshin politik brenda vendit më destabilizonin shumë, kurse në rrafshin
kombëtar krijoja mbështetës shumë të fuqishëm, sepse tek ata këtë destabilizim
ua prezantoja si përpjekje e UDB-së për ta detronizuar të vetmin Institucion
shtetëror legal që e kanë në dorë shqiptarët jasht shtetit amë. Këtë luftë
shumë mirë dhe në mënyrë profesionale ma luajtën dy aletet e mia besnik,
Mehmeti-Halimi.
Memoari nr.45
Klyshët
e DeBeKa-së
Isha me fat që më herët kisha kaluar nëpër dyert e këtij shërbimi
për zbulim dhe kundërzbulim, prej nga i kisha të njohura strategjitë dhe të
gjitha lojërat e mundshme që dilnin nga aty. Kjo më bënte më të përgatitur për
t’u përballur me ato intriga. Veç kësaj, edhe Kiroja i ka dhënë disa prova dhe
më ka bindur që ndaj meje ka qenë tepër korrekt dhe i sinqertë. M’i ka
zbërthyer të gjitha intrigat e këtij shërbimi që planifikoheshin kundër nesh,
dhe më fliste për çdo individ të involvuar në ato skenare policore.
Që në start lojën e luajtën duke i tubuar një grup të rinjësh dhe
duke i emërtuar si Lëvizja e Rinisë Islame, e cila më asociononte në Lëvizjen e
Rinisë Socialiste. Në krye të kësaj lëvizje kishin vënë dy tipa të cilët nuk
kishin kurrfarë njohurishë me islamin. I kishin vënë si turkofila dhe, prisnin
që unë t’i akuzoja në këtë drejtim, me qëllim që të shkaktoja ndonjë incident
diplomatik dhe, kësisoj, ta humbja përkrahjen e shtetit turk. Musa Musoski dhe
Skender Rexhepi – Zejdi! I pari ishte një nacionlist i verbuar maqedonas i
islamizuar sipërfaqësisht dhe, tjetri ishte një turkofil i cili, duke qenë i
gatshëm që të ik nga identiteti i vet kombëtar dhe të deklarohet herë arab (me
emër të ri) e herë turk (me sjelljet e tij neveritëse). Në fund, e hapën një bisnes dhe u larguan nga kjo intrigë. U
shpërblyen për lojën që ia luajtën shërbimeve sekrete maqedonase e që rezultoi
me shqetësimet e mia, hiç më tepër.
Duke e pritur destabilizimin që do të mabënte DeBeKa-ja përmes
Sabahudin Mahmutit dhe Zekirja Bajramit, për çudi, në skenë ma nxorën një njeri
totlisht anonim. Në fakt, ai kishte qenë shumë i njohur për budallakitë e tij
si dhe për guximin e tij prej një të pamendi. Idriz Kakrruki! Kishte pranuar
lojën e udbashëve e me qëllim të shkaktimit të konflikteve fizike. Të “zinjtë”
po prisnin ndonjë përleshje në mes të xhematit tim dhe ithtarëve të Idriz
Kakrrukit të cilët, pa dyshim që ndërseheshin që të gjithë prej njerëzve të
DeBeKa-së, sepse i njihja unë, të gjithë i kam parë që i frekuentonin ato dyer
deri sa punoja në Beko, në sektorin e pasaportave. Idriz Kakrruki futej pa leje
nëpër xhami dhe ligjëronte, i jepnin hapësirë ata imamë që tashmë, me ndihmën e
UDB-së po krijonin pashallëkun e tyre nëpër xhamitë e uzurpuara. E dija që ata
po e prisnin përleshjen tonë fizike dhe të na përbinte një turp i përjetshëm.
Megjithatë, ia mbaj në mend një fjalë Hafëz Bedrisë, i cili për Idriz Kakrrukin
pat thënë: “Mos ke frikë prej tij se ai është prej atyreve që “bythën e mban në
ujë e kokën në qiell”.
Në fund, mori rol tjetër, u fut nëpër grupet e pajtimit të gjaqeve
në Kosovë, dhe rolin e vet parësor e kamufloi me nofkn Idriz Kosova! Nuk më
habiste ai sa më habisnin kosovarët. Si ishin aq budallenj dhe nuk e kuptonin
se cili ishte roli i Idriz Kakrrukit. Idrizi kosovar!? Madje edhe mbiemrin e
mori Kosova! Ai dhe Kosova! Nëse Idrizi do të njihet me mbiemrin Kosova,
atëherë unë duhet të njiohem me mbiemrin Sulejman Lugina e Preshevës, apo,
Sulejman Shqipëria. E pata theksuar në një vend këtë dëshirë timen dhe, pastaj
shpërtheu sulmi i akorduar: “Sulejman Rexhepi po e shqiptarizon BI-në!” Kiroja
më pat thënë, shumë mirë, mos u shqetëso, më mirë të thonë se po e shqiptarizon
se sa po e udbashizon!
Memoari nr.46
Sulmi mbrojtja më mirë
Si t’i devalvoja të gjitha dokumentet që i kishin për mua ata të
DeBeKa-së! Tërë atë dosje me nofkën Zharko. Pa i devalvuar ato materiale prej
kodoshi, vështirë e kisha të ecj përpara. Nuk mund të bëja një hap, vazhdimisht
përcillesha prej tyre dhe, kësisoj, m’i ngrisnin kurthet. Zgjidhjen e këtij
problemi e mendoja me rritjen e djalit tim dhe me inkuadrimin profesional të
tij në këto shërbime Vetëm djali im mund të më shpëtonte. Kur ia tregova këtë
muhabet Kiros deri sa po gjuanim në Malin e Thatë, në anën e Gostivarit, desh
uluriti mali nga të qeshurat e Kiros. Një babë i mirë nuk e fut nëpër ato ujëra
djalin e vet. E shikon ti, më tha Kiro, asnjë nga ne, pa përjashtim, asnjëri
nuk kemi futur fëmijët tanë nëpër ato dyer. Është punë me shumë rrezik, o
Suljo, më pat thënë Kiro. Pastaj ma mësoi një strategji tjetër. Duhet të jeshë
në ofensivë. Duhet të sulmoshë sa më shumë, pa ndërprerje. Për çdo problem të
vogël, për çdo zënkë, apo intrigë sado e vogël, për çdo mosfunksinim të punëve,
thjesht, pa ndërprerë sulmoe DBK-në, më pat thënë Kiro Fuzofski. Edhe këta do
të nisin të ta kthejnë në të njëjtën mënyrë. Atëherë masa do të kuptojë se këtë
sulm DBK-ja po ta bën për inat, sepse ti tashmë je bërë shkatërrues i ëndërrave
të DBK-së, më sugjeroi Kiroja.
U bëra luftëtari më i denjë dhe më i ashpër kundër shërbimeve
sekrete të shtetit. Por edhe këta nuk më ngelnin borxh, më sulmonin, lëshonin
afera, më kërcënuan duke e lëshuar në opinion një nofkë false për mua “Zhika”,
duke më përcjellë mesazh se në të ardhmen e shpejt, nëse nuk uli kokën, do ta
nxjerrin nofkën time të vërtetë. Megjithatë, kjo sjellje e tyre ishte shumë
dëshpëruese, para opinionit dilte si kapituluese. Nisën të më thurrin lavdërata
shqiptarët, gjithandej viseve etnike. Tashmë të gjithë e dinin që isha i
pathyeshë, isha shumë trim, isha shumë telashe për politikat diskriminuese
shtetërore, prandaj edhe vazhdimisht jam në shënjestër të shërbimit sekret
shtetëror, e cila po përpiqej të më komprmotojë. Tashmë nuk pinin ujë qarkullimi
i informatave të tyre se dikur paskam qenë nxënës i këtyrë shërbimeve, nuk
pinin ujë as inrigat e tye për kompomitimin tim. Të gjitha ato përpjekje e
shtonin respektin e myslimanëve të vendit të cilët me më shumë dashuri
mblidheshin rreth meje në luftë kundër këtyre shërbimeve. Dhe, kështu disi, u
bëra i njohur si i vetmi njeri në trevat etnike që jam ekspert për t’i thyer
shërbimet sekrete të një shteti. Mua asnjë shërbim nuk mundet të më gjunjëzojë,
nëse nuk gjunjëzohem vetë.
Unë e përfitova përkrahjen e popullatës së gjërë në luftërat e mia
për të mirën e myslimanëve të vendit. Me këto angazhime të mia në fakt i mbylla
të gjitha shtigjet e DeBeKa-së për të më njollosur. Aq sa flisnin kundër meje
aq më shumë bëhesha më i dashur e më i respektuar tek shqiptarët e mi. Ua
përfitova zemrën shqiptarëve, ndërsa humba besimin tek UDB-a! Punë e madhe! Pse
a pak ju kam shërbyer, a! Ja, nëse donë edhe më tej shërbimet e familjes
Rexhepi, le të presin sa të rritet djali im i madhi. Deri atëherë, unë do të
komandoj me BI-në, jam shumë i sigurtë në këtë gjë.
Memoari nr.47
Si u bëra lider i gjithë shqiptarisë
Në Maqedoni, tashmë partitë shqiptare i futa në grusht. Pak më
vonë do të nis të më bëjë probleme njëfarë Qani Mazllami, kryetar i një partie
e cila dëshironte të ngjyrosej me premisat e partisë myslimane por, me këto premisa
menjëherë u diskualifikua, sepse, nacionalizmi shqiptar ishte më i madh se sa
dashuria për PAD-in e Izetbegoviqit. Me dy-tre lëvizje do ta largoj nga skena
politike Qani Mazllamin. Në Kosovë, dinaku i madh, lideri i shqiptarëve të
Kosovës, Ibrahim Rugova, me përpjekjet e tij sikur po ma lehtësonte mua punën,
apo më mirë me thanë, sikur po punonte për mua, informatorin e Kiro Fuzofskit.
Ibrahim Rugova kishte themeluar Këshillin e Partive Shqiptare në Kosovë, ku
aderonin deri atëherë dhjetë partitë shqiptare dhe, po thuajse asgjë nuk do të
ndërmerrej politikisht pa kryetarin e këtij këshilli që ishte Ibrahim Rugova.
Në memoarin paraprak kisha theksuar se në zyren time shumë shpesh
vinin Fehmi Agani dhe Ali Aliu. Fehmiu e dinte shumë mirë se kush ishte Ali
Aliu, këtë e dinte edhe Ibrahim Rugova. Me qëllim që në shërbimet sekrete
maqedonase mos të kishte dezinformta dhe zmadhim të kotë të gjërave, qëllimisht
e mbanin Ali Aliun, sepse, e dinin që ai ishte raportues besnik. Njerëz të
këtillë, pra raportues besnikë, shpesh përdoren nga sturkturat e cktuara me
qëllim të futjes së hutive. Sepse, informatorët e tillë do të ofronin vetëm ato
informata çka i dinin, për ato që nuk i dinin kishte njeri tjetër. Shpesh në
zyren time futej vetë Fehmi Agani, kurse Ali Aliu rrinte në zyren e tokmakut
tim, Shinazi Memedit, sepse, kishte gjëra që nuk duhej t’i dinte Ali Aliu, në
të nuk kishte fort besim Fehmi Agani. Më vonë kam kuptuar që këtë truk
qëllimisht e përdorte Agani, me qëllim që të më gënjejë mua kurse Ali Aliu, si
banor i Maqedonisë të mos mbante përgjegjësi për dezinformatat e mia.
Mbaj mend se si një herë Agani më pat thënë që të insistoj në
realizimin e një takimi me presidenti Turk, Turgut Ozall, i cili do ta
vizitonte BI-në. më tha se, me te do të fliste për dy partitë turke në Kosovë,
për të cilat do të kërkonte që të bashkëpunojnë me LDK-në dhe jo me PS-në e
Millosheviqit. Më vonë kuptova se, të kota kishin qenë përpjekjet e mia për
këtë takim, sepse ky takim kishte qenë i përgatitur përmes kanaleve të tjera.
Këtë takim e kishte realizuar Ismail Bardhi bashkë me Muhamet Aruçin, ndërsa më
ishte thënë mua dhe më ishin treguar gabimisht arsyet e takimit sa për të futur
huti tek shërbimi sekret maqedonas. Thua të kenë pasur njohuri për takimet e
mia të shpesta me këtë shërbim? Takimi u relizua, ndërsa, për habitën time të
madhe, mua më dëbuan nga zyrja ime dhe, takimi i Aganit dhe Ozalit u relizua
kokë më kokë. Kurrë nuk mora vesh se çka u fol në atë takim. Prandaj, që nga ai
moment, zyrja ime dhe disa zyre të tjera u mbushën me, siç thotë Sali Berisha,
çimka, me mikrofona e mikrokamera. Që nga ky moment, BI-ja ishte në shuplakë të
DeBeKa-së!
Mua shpesh më duhej të kryeja edhe aktivitete kombëtare, të
sillesha si lider i ashpër fetar, e kombëtar, të kundërshtoja shtet e pushtet,
t’i bidnja të gjithë faktorët shqiptarë se në mua kishin bashkëpunëtorin e tyre
më të zellshëm. Te unë dhe me mua janë bërë planet e shpalljes së Iliridës, te
unë dhe me mua janë bërë planet e aferës së armëve, te unë dhe me mua janë bërë
planet e Universitetit të Tetovës, te unë dhe me mua janë bërë shumë aktivitete
kombëtare dhe, natyrisht, prej meje direkt te Kiro Fuzofski. Pse po e tregoj
gjithë këtë gjë? Sepse kam hequr dorë nga ai shërbim? Ai shërbim tashmë më ka
pensionuar, ka edhe shumë më të fortë se unë dhe më me elan që po i kryejnë
punët. Po i tregoj se, po më bren ndërgjegja, një ditë do të zbulohen këto
gjëra ndërsa për tërë këtë mund të fajësohet dikush i pafajshëm. Unë dhe Kiroja
jemi zbulues të shumë aferave dhe projekteve shqiptare. Ndryshe, nuk do të mund
të rrija në postin e Kryetarit të BFI-së. Duhej të rrija në krye të këtij
Institucioni dhe të isha bindës si lider kombëtar dhe përmes meje të
qarkullonin shumë informata e projekte. Ndryshe, nuk do të më mbanin në atë pozicion
as dy minuta. Kjo ishte edhe arsyeja që po ky shërbim më vonë do të heq dorë
nga Jakup Selimovski, sepse për shkak të përkatësisë së tij kombëtare prej
torbeshi, vështirë se do t’i afroheshin shqiptarët. Shërbimeve sekrete nuk ju
duhet lider i papërdorshëm. Këtë po e dëshmoj unë përmes këtyre memoareve dhe,
po kështu, shumë vite para meje, këtë e ka dëshmuar edhe Nafi Çegrani, udbashi
më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar.
Memoari nr.48
Zenun Brishën e kisha lënë të merret me aktivitete fetare
Më duhej me çdo kush që ta arrija epitetin e liderit kombëtar.
Gjithnjë e më shumë isha zhytyr në projekte politike, sepse, më vonë, të gjitha
aktivitetet e mia që do të konsideroheshin si afera finansiare do të ishin të
pavlera në raport me epitetin “lider kombëtar”. Në rrafshin e jetës fetare,
formalisht e kisha lënë sekretarin tim, Zenun Berishin. Ishte njeri më serioz,
me mustaqe, edhe pse me aftësi dhe njohuri të kufizuara fetare, megjithatë,
gjithkund e prezantoja si krahun tim të djathtë, madje si njohës të madh të
problemeve fetare. Në fakt, as në këtë fushë nuk bëhej asgjë pa lejen time, do
me thënë, Zenun Berisha ishte vetëm një sekretar formal, sa për ta mbyllur
gojën për karrierën time të mëparshme, sepse Znuni dinte mjaft shumë për mua,
si i ri, kisha qenë më pak i vëmendshëm dhe shumë gjëra të pamoralshme i kisha
bërë bashkë me të dhe në sy të tij. E mbaja si njeri të dytë të Meshihatit,
kurse nuk ishte as i fundit. Më duhej për t’i kaluar aksionet fetar në të mirën
time. Për shembull, të gjitha konratat për bartjen e haxhilerëve i bëja unë,
kurse në bisedimet preliminare prezantonte edhe Zenun Berisha. Pastaj nuk e
merrja, kurse konkurrentëve ju thosha se, “nuk do të pranojë bashkëpunëtori im
me mustaqe, pa ia lyer fytin”, dmth pa ndonjë grusht paresh. Kështu, merrja
dhuratë (që sot po i thonë korrupsion) në emër të Zenun Berishës e i fusja në
xhep. Ashtu ndodhte edhe me shitësit e kurbanëve, asnjë çmim nuk kalonte pa “ia
mbushur xhepat Zenun Berishës”, e që në fakt ishin xhept e mi. Kështu ndodhte
edhe me blerësit e lëkurave. Asnjë nuk e fitonte tenderin pa i hedhur një
grusht parashë në xhepin tim. Dhe, të gjithë e dinin që do të shkojnë në xhepin
e Zenun Berishës. Më kujtohet se si një herë, një tuxhar i lopëve për kurban më
pat thënë që, pse nuk e eliminoj Zenun Berishën kur qenka kaq i poshtër, kur po
më futka mua në lojë që të fitoj për të. Më kërkoi leje që ai “t’ia hiqte
flamën”! Natyrisht, nuk e lashë, sepse i shkreti jo që nuk kishte pikën e fajit
por as që kishte më të voglën infomatë se çka po ndodhte për të. Megjithatë,
një herë më zuri! Erdhi dhe me gjithë nerva m’u rras në fytyrë. Po dëgjohen
disa fjalë rreth meje, më tha. Po thonë se po kërkuakam shumë rushfete dhe se,
dje, në emrin tim ke marrur 38 mij marka gjermane Po, i thashë, ja ku janë,
sapo deshta të të thërras dhe të t’i jap të gjitha, sepse, unë jam shok, nuk
mundem të fitoj qoftë një metaik e të mos mendoj për ty. Ja, 38 mij marka dhe,
po deshte ti, më jep ndonjë markë, nëse jo, hallall i ke të gjitha, i thashë.
Atëherë, Zenun Berisha, i mori markat, i numëroi një me një, dhe, duke i qeshur
cepi i djathtë i mustaqes, mua m’i ndau 20 mij marka e për vete i mori 18 mij
marka, duke më thënë: pjesa më madhe të
takon ty, sepse ti je shtrënguar e je djersitur për këto marka. Miku i mirë
gjithmonë e merr për vete pjesën më të vogël. Unë e mora pjesën time më të
vogël! T’i dhashë të gjitha, për mua zero. Ty Zoti t’i shtotë më këtë gjest që
e bëre. Je mik e shkuar miqve.” “Ne do të punojmë për gjatë kohë por, do të të
mbaj gjithmonë larg kabinetit, me qëllim që mos t’ju bijmë në sy të tjerëve.
Ti, dije, jam me ty dhe se ti je mik i im i pazëvendësueshëm. Nëse e ke pak
lokalin e çajtorës, fol, ta nadjmë edhe ndonjë lokal tjetër. Nëse unë dhe ti nuk i ndajmë dyqanet atëherë
jemi kot në krye të këtij Institucioni », i pata thënë Zenun Berishës,
duke u angazhuar që tek ai të mos lë asnjë fije dyshimi për punët e mia që i
bëja në kurriz e në dëm të tij.
Memoari nr.49
Bashkësohrtja ime, Sulovica, nuk i bënte kabullë «fitimet» e mia
Vitet e para të karrierës sime në krye të BFI-së i pata më të
vështirat dhe me plotë zënka me bashkëshorten time. Sa herë që i kapte në duar
pantallonet e mia, i mbante në ajër duke i peshuar në dorë. E kuptonte
menjëherë kur kisha duç parashë dhe, m’i hidhte pantallonte surratit tim. Plotë
nerva, kërkonte në detale që t’i shpjegoj se prej nga ato para. Të kota ishin
përpjekjet e mia duke i shpjeguar dhe arsyetuar islamikisht. Natyrsht,
gënjeshtrën ia shisja për islam por, bashkëshortja ime asnjëherë nuk e pranonte
atë islam që t’i mbush xhepat me pare. E refuzonte atë islam dhe shkrepej në
vaj. Ky qëndrim i saj, mbaj mend se si, një natë, më detyroi të dal jasht
vetëvetes. U bëra shumë keq, u nervozova tej mase. E mora mamzerën nga muri, e
mbusha plotë dhe si i çartur dhashë urdhër që të dalin të gjithë në oborr. I
nxora në oborr edhe vëllezërit, edhe gratë e tyre, fëmijët. I vura në radhë të
gjithë, dhe, nisa të shkoj te secili,duke ia vënë tytën në gojë e duke i
pyetur: a jam unë hajn, a jo? Të gjithë e mohonin vetëm duke e luhatur kokën,
sepse gojën ua zija me tytën e mamzerrës. Kur erdha te gruaja ime, i thashë:
unë tërë jetës kam punar dhe kam pasur para me bollëk, kështu e kam mbajtur
familjen, me mua janë krenuar prindërit dhe vëllezërit e motrat që i kam
martuar me fitimet e mia. E ti më shanë, hajn, a! Desh e vrava, nuk di se si im
vëlla, polici, ma nxori armën nga dora dhë më shtye drejt shtëpisë. E sollën
një mjek dhe, mjeku konstatoi se në atë moment sheqeri më ishte ngritur deri në
verbërim e në çmendi. Më dha një qetësues dhe, ashtu, i qetë, i qetë, me plotë
nostalgji, nisa të flas për fëmijërinë dhe rininë time. Të tjerët po më
dëgjonin me dhimbje.
“Kam vjedhur arave, kam vrarë kafshë, kam vjedhur pula, gjithçka
kam bërë që në shtëpi, në mbrëmje, të sjell para. Kemi qenë të varfër kurse
mua, si vëlla më i madh, më patën rënë të gjitha telashet familjare. Kjo nuk
ishte punë e hajrit, nuk ishte fitim hallall megjithatë të gjithë e keni bërë
kabullë, të gjithë jeni udhqyer e rritur me atë fitim. Pastaj, kur u rrita pak,
ika në Prishtinë. Atje nuk rrihej me duar në xhepa, kushtonte qëndrimi atje.
Prandaj nisa të merrem me shitje të biletave nëpër biaskopet ku jepeshin filmat
seksi, sepse fitimi ishte më i madh. Po ashtu, blija duhan, e përzija të keqin
me të mirën, kisha duhan që e përzija edhe me bagla të thata dhe ua shisja
sidomos drenicakëve, pleq me mustaqe e me plis të bardhë. Kishte prej tyre që
më kërkonin, që më kapnin e më rrehnin deri sa lodheshin. Pisat, edhe me
mustaqe edhe bënin si fëmijë të fëlliqtë për një kile duhan. Fitoja edhe prej
duhanit. Fitoja edhe prej arsimtarëve që u gjeja nxënësa që donin të blenin diploma
në medrese por edhe nota. Pra, edhe këto para të duhanit e të filmave seksi
ishin haram, por, ju mbaja të gjithëve. Të gjithëve ju martova e ju bëra
njerëz. Ju solla para edhe nga vitete e mia si
student në Kuvajt. Pse a mendonit që ato para aë vinin prej Kuvajtit ishin
hallall a. Krejt haram, deri në fyt, megjithatë, ja ku ju solla, t’ju vie era
njeri. Me hallall nuk jetohet, ose jetohet si të gjithë fukaratë. Unë kam
vendosur që tashe tutje të jetoj si njeri normal. T’ju bëj shtëpi të gjithëve.
Të gjithë ju keni nevojë për ndihmën time, për përkrahjen time që të zhvillonin
karrierën tuaj. Të gjithë ju do të keni nevojë edhe më shumë, sepse, ja, po na
rriten fëmijët, e këta do të kërkojnë të punësohen, të kenë shtëpitë e tyre,
vetrat e tyre, do të kërkojnë të bëjnë jetë të natës, të shkojnë nëpër pushime
verore e dimërore. Do të duhet të mendojmë për ndonjë villë, apo hotel në ndnjë
bregdet. Unë do ta arijë këtë standard, për këtë kam garancë të fortë nga
Kiroja i ciloi më premton se përjetë do të mbetem në krye të BI-së. Prandaj,
moj grua ime, moj Sulovajcë, zgjidh e merr: ose të plakesh e të vdesish me mua,
ose, baju me natë të sontme e më ler që ta jetoj jetën time. Sulë nuk bën nëna
tjetër, gra plotë, sa të duash!»
Bashkëshortja ime, ma lexoi mendimin, ma lexoi nijetin dhe, veç
psherëtiu njëherë: «Eh more njeri, Allahu mend t’i ruajt. Kshtu siç paske
vendosur, paske me qenë taksirati im më i madh por, ishalla vdes unë para teje
dhe nuk do të mbërrij të të shikoj se si plakesh i çmendur krejtësisht.» Kurrë
më nuk ma ka thënë një fjalë ! U bë gruaja më e urtë, më e butë, dhe më e
zgjuar prej të gjitha grave që ekzistojnë. Megjithat, kurrë nuk arrita t’ia
kuptoj atë buzëqeshje cinike sa herë që e shtoja pasurinë!
Memoari nr.50
Si nisën të kërkojnë hise nga fitimet e mia ata të DeBeKa-së
Më vitin 1993, në prag të udhëtimit për në Arabinë Saudite, me
qëllim të caktmit të kuotës për haxhilerët nga Maqedonia, nga Drejtori për
zbulim dhe kundërzbulim këmbëngulin që të vijnë me mua Kiro Fuzofsi dhe dy të
tjerë të clët kurrë nuk m’u prezantuan. Këmbëngula se në Meke e në Medine nuk
mund të futen të pafetë, përveç myslimanëve, përkatësit e besimit islam. Më
thanë që mos ta mendoja këtë problem, sepse brenda natës do të nxjerrnin pasaporta
me emra myslimanësh dhe, nëse e donte nevoja, do të vinin në kokë edhe tërleme.
Ashtu edhe ndodhi, Kiroja u emërtu Kerim Fazliu, ndërsa ata dy agjentët e tjerë
u emëruan: Sabahudin Xhemili dhe tjetri, Bajram Hebibi! Që në nismë më thanë se
do të isha në rolin e përkthyesit të tyre, ndërsa ata kishin për detyrë për t’i
studiuar më për së afërmi zyrtarët arabë. Si kundërshpërblim ma mundësuan që të
thoja se në Maqedoni jetojnë 1 milion e 400 mij myslimanë, me të vetmin qëllim
që të siguroja kuotën prej 1400 haxhilerëve nga Maqedonia.
Në një restorant turk në Meke, më thotë “Bajrami”: “Dëgjo Mulla
Sulo! Ti e di që në Maqedoni nuk jeni më shumë se 600 mij myslimanë, nja 400
mij shqiptarë dhe të tjerët romë, turq, boshnjakë, maqedonë myslimanë! Ty kaq
të lejon shteti i Maqedonisë të bartësh haxhilerë. Këtë kuotë ta rritëm, sepse
fitimin tjetër duhet ta derdhësh në arkën e drejtorisë sonë, sepse jo që ke
marur me grushta vetë ti por, sepse duhet të mblidhet fondi edhe për aktivitete
të mëtejme shtetërore.”
Nuk fola asgjë! Së brendshmi po digjesha flakë nga inati! Më
hetuan se nuk do të ndodhte kjo që kërkuan. “Sabahudini” më kërcënoi duke me
thënë se, nëse ata do ta deklaronin identitetin e tyre të rrejshëm te kolegët
arabë, kjo do të ishte një skandal diplomatik, ata do t’i dëboshin ndërsa mua
do të më fusnin përjetë në burg. Aman, ju thashë, jam në gjendje të bëj çfarë
të kërkojnë vetëm mos të ma mbyllnin karrierën në këtë mënyrë. “Sabahudini” nuk
më besonte fare, prandaj, ditën kur po niseshim për në Maqedoni, në aeroportin
e Xhedes më tha se, ata kishin edhe një plan tjetër nëse do t’ju rrebelohesha
kur do të ktheheshim në Maqedoni. Më thanë se do të flisnin me habi nëpër media
për deklaratat e mia shumë korrekte të shprehura në Arabi se, në Maqedoni nuk
ja më shumë se 400 mij shqiptarë, apo 600 mij myslimanë. Prandaj, sapo u
kthyem, në një intervistë të parë timen deklarova për inat se në Maqedoni
jetojnë 1 milion e 200 mij myslimanë, apo mbi 900 mij shqiptarë.
Kisha dalur për gjyeti kur që të tre më dolën në rrugën malore
dhe, thjesht, më çarmatosën. Kiros i vinte keq, ndërsa ata dy më zhveshën në
brekë e maicë! M’u kërcënuan keq. Ju thashë, më vrani, para nuk jap. Ku do të
jipja para unë që, për paranë e lija kokën, bëja punët më të fëlliqta vetë e
vetëm ta shtoja buxhetin tim familjar. Tani a edhe për kaurë do të punoja!
Mjaftonte kontributi im prej spiuni. Para nuk jap! I kam për vete...

Comments
Post a Comment