Skip to main content

Bllacë, 50 persona varrosen në pronë private

Ramadan Bardhi nga fshati Bllacë i Shkupit pretendon se në parcelën e tij private janë varrosur rreth 50 kufoma me çka i është uzurpuar një pjesë e pronës së tij. Ai thotë se këtë e kishte kuptuar rastësisht para një viti kur numri i varreve ishte vetëm 5. Që prej atij momenti, siç thotë Bardhi, kishte njoftuar BFI dhe Myftininë e Shkupit prej të cilave kishte kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të varrimeve. Por edhe pas ankesave të njëpasnjëshme, ai thotë se prona e tij private kishte vazhduar të mbushej me varreza.
“Ata kanë bërë varrimin në pronë private, në tokën time këtu. Unë i kam njoftuar para 1 viti që mos të varrosin këtu ndërsa ata më kanë thënë përse nuk e ke rrethuar tokën, por kjo tokë me qindra vjet nuk është rrethuar. Unë kur kam ardhur në një varrim këtu, i kam parë 5 varre këtu dhe kam shkuar menjëherë te BFI-ja dhe i kam pyetur pse janë duke varros këtu? Pastaj nuk e kanë zënë këtë punë të madhe por kanë vazhduar sërish me varros këtu. E kam vendos shenjën që në tokë private mos të varrosin këtu, mirëpo BFI-ja dhe Myftija nuk kanë marrë asnjë lloj mase dhe kanë vazhdua varret”, tha Ramadan Bardhi, banor i fshatit Bllacë.
Ramdan Bardhi thotë se fletë-pronësia që ai posedon dëshmon se parcela është pronë e familjes Bardhi. Ndërkohë, nga Myftia e Shkupit mohojnë një gjë të tillë duke shtuar se banori në fjalë, në takimin që kishte realizuar në Myftini nuk kishte treguar fletën e pronësie. Nga ky institucion madje thonë se në momentin që vërtetohet një gjë e tillë, personit në fjalë do ti dëmshpërblehet parcela e uzurpuar. “Ne asnjëherë nuk i largohemi përgjegjësisë dhe asnjëherë nuk i largohemi punës që ne të merremi vesh nëse dikush para nesh ka gabuar sepse ne ashtu e kemi gjetur. Prej atë dit kur ne e kemi marr përgjegjësinë dhe ne kemi varrosur askush neve nuk na ka ardhur në teren dhe te varrezat dhe të na thotë që mos të varrosim në këtë vend, për shkak se ky vend është pronë e tjetër kujt, por dikush ka prit 6 muaj ose 7 muaj ne të varrosim njerëz në këtë vend. E jona është që ai të vjen deri te institucioni, ta vërtetoj pronësinë pastaj ti hapim bisedat”, tha Fatmir Zaimi, Myftinia e Shkupit.
Ramadan Bardhi thotë se parcela e tij private kap sipërfaqe prej rreth 2300 metra katrorë. Kjo parcelë gjendet ngjitur me parcelën e BFI-së që është lënë për varrimin e personave që nuk kanë parcela të caktuar për varre.      

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...