Skip to main content

Posts

Mos njollosni Lagjën e Trimave

Zhurnal.mk po njollos Lagjën e Trimave, duke publikuar kinse një lajm lidhur me një vizitë që iu bë nga një grup i hoxhallarëve për Reforma në BFI - NISMA, ata pa fije turpi shpifen nikoqirët! Parashtrohet pyetja: Në dobi të kuj është njollosja e banorëve të Lagjës së Trimave!? Nuk ka dyshim se në dobi të atyre që më së shumti i kan hak kësaj lagje! Nga banorët e Lagjës së Trimave vijnë reagimet e para, ata madje thonë se kjo shpifje kundër Lagjës së Trimave dhe hoxhallarëve të Nismës për Reforma në BFI, ndoshta është si rezultat i asaj se këta të fundit, janë të parët që publikisht apeluan të ndihmohen materialisht edhe familjët e dëshmorëve si dhe familjarët e të burgosurve! E vërteta është se Nisma është mirpritur dhe shoqëruar nga banorë të lagjës së Trimave për gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur vizita dhe e gjithë ngjarja ka qenë e xhiruar nga kamera televizive. Sëkëndejmi, gënjeshtrat e Zhurnalit rezultojnë të jen thjesht të paguara nga persona të dyshimtë që u pengon vepr...

Në Gjykatë paraqitet i dyshuari i Çairit

Në këto momente në Gjykatën themelore Shkupi 1 është paraqitur I.G i dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Çairit. Ai është marrë në pyetje nga Gjykatësi ndërsa për momentin është duke pritur jashtë gjykatës vendimin, nëse do të lihet i lirë ose do t’i caktohet masa e paraburgimit ashtu edhe siç kishte kërkuar Prokuroria Speciale. Përpos tij në Gjykatë pritet edhe ardhja e ish ministres Gordana Jankullovska dhe  ish sekretarit i përgjithshëm i Qeverisë, Kirill Bozhinovski./ina

BFI po fundoset më keq se TITANIKU

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga emisioni ZIG ZAG në TV Koha ku në mesin e pjesëmarrësve ishte kreu i BFI, Sulejman Rexhepi me çrast temë diskutimi kishte qenë "Radikalizmi në Islam" .  Tani e sa kohë edhe pse iu ka tërhjekur vërejtja publikisht Sulejman Rexhepit se po keqpërdor postin në krye të BFI, ku në të gjitha paraqaitjet e tija është duke bërë skandale me çka po nënçmon institucionin dhe teologët, ai vazhdon me paraqitjet e tija skandaloze. Kështu, ai është bërë pjesë e shumë kritikave të cilat shihen nga video materialet e mediave jo vetëm të vendit, por të rajonit dhe në ato botërore. Me shumë të drejtë pyesin teologët se a po e fundos Sulejman Rexhepi, BFI-në më keq se TITANIKU?! Skandalet e Sulejman Rexhepit i kemi hasur në CNN, Al-Arabiye, etj. fillimisht me nipin e tij 8-të vjeçar, më pastaj super orën rolex 35.000 euro sipas të cilëve flet për njeri të kriminalizuar dhe korruptuar, por gjithashtu se si një lider fetar është veshur me rrobe të s...

Nisma pёr Reforma nё BFI e RM në vizitë te "Lagja e Trimave "Kumanovë

Apele qё materialisht tё ndihmohen familjarёt  e dёshmorёve dhe tё burgosurve Më 14-02-2016, Nisma pёr Reforma nё BFI e RM realizoi takim vёllazёror me banorёt e Lagjes sё Trimave nё Kumanovё. Kryetari i Nismёs pёr Reforma nё BFI e RM Haxhi Ibrahim ef. Shabani para tё pranishmёve deklaroi se sot jemi këtu që vëllezërve dhe banorëve të kësaj lagje t'u japim pёrkrahje morale tё cilёt pa asnjё faj pёsuan tragjedi të madhe nё maj tё vitit tё kaluar. Ai shtoi se ajo me të cilën u përballen ishte një sprovë nga e cila duhet mësuar. Myftiu Ibrahim ef. Shabani, mes tjerash para tё pranishmёve tha se nё kohёn kur juve pёrballeshit me njё tragjedi tё egёr luftarake, Sulejman Rexhepi bёnte marrёzira fetare tё nivelit mё tё ulёt duke sharё hoxhallarё dhe kolegё, njerёzit e tij gjuajtёn me armё, frikёsonte dhe shantazhonte hoxhallarё, bёnte  puç nëpunësve dhe organeve të BFI-së pa respektuar Kushtetutë e Rregullore, si dhe bashkёpunonte me struktura të pushtetit me qёllim t...

Opinion:A po i numërohen ditët Sulejman Rexhepit

Në Prokurorinë shtetërore tashmë ekziston dosje voluminoze që flet dhe argumenton mbi manipulimet, kurdisjet dhe mosmbajtjet fare të zgjedhjeve në BFI. Dosja në fjalë argumenton se si qytetari i Maqedonisë, Sulejman Rexhepi,  në mënyrë false deponon “rizgjedhjen” e tij në institucionet përkatëse shtetërore, me ç’gjë, praktikisht edhe e uzurpon postin e Reisul Ulemasë së BFI-së Shkruan Zeqie Veseli Pas komunikimit të parë “special” të Prokurorisë Speciale në Maqedoni, e cila kumtoi rezultatet e hetimeve mbi rastin “Titanik”, paralajmëroi fundosje titanike të shumë funksionarëve të lartë shtetëror që kanë ndërhyrë direkt në sistemin zgjedhor duke manipuluar zgjedhje dhe duke kryer vepra të rënda penale për sa i përket zgjedhjeve parlamentare e lokale. Do me thënë, Prokuroria Speciale rastin e vjedhjes dhe të kurdisjes së rezultateve zgjedhore e konsideron si një ndër veprat më të rënda pena që mund t’i ndodhë një shoqërie demokratike. Sepse, zgjedhjet e manipuluara gjene...

Banorë të Lagjes së Trimave bllokojnë rrugën, pas paralajmërimeve për vizitën e Ahmetit

Pas disa paralajmërimeve se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të vizitojë Kumanovën për të hapur një shtab partiak, janë mbledhur banorët e “Lagjes së Trimave”, të cilat në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën, raporton TV Shenja. Sipas paralajmërimeve, sot në ora 15:00 një delegacion i BDI-së do të realizonte një vizitë në rastin e hapjes së shtabit partiak, ndërsa pjesë e delegacionit u paralajmërua të jetë edhe vetë Ahmeti. Në mesin e atyre që kundërshtojnë ardhjen e Ahmetit janë edhe familjarët e Xhemail Rëxhepit-Komandant Shqiponjës. Babai i tij e ka akuzuar Ahmetin si fajtorin kryesor për vrasjen e Shqiponjës. Edhe pse pohimet e tilla u përgënjeshtruan nga kabineti i Ahmetit, prej nga sqaruan se kreu i BDI-së do të qëndrojnë në rajonin e Strugës dhe Ohrit, ky përgënjeshtrim nuk ka bërë përshtypje tek banorët e “Lagjes së Trimave”, të cilët megjithatë janë tubuar për të shprehur pakënaqësinë e tyre. (INA)

Peter Vanhoutte lavdëron PDSH-në e Menduh Thaçit – FOTO

Eksperti belg për fuqizim të kapaciteteve institucionale Peter Vanhoutte i cili bashkë me grupin e tij ndihmon dhe mbikëqyr realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos në Shkup ka shkruar një status interesant në Twitter ku lavdëron Partinë Demokratike Shqiptare si njërën ndër katër pjesmarrëset në bisedimet e Përzhinos. Kam ndëruar në fjalorin tim fjalën: “I saktë si ora zvicerane” në “Sakte si PDSH-ja” pasi grupet punuese të PDSH-së janë gjithmonë të përpiktë na orën dhe minutën e caktuar gjatë bisedimeve, ka përfunduar Eksperti belg Peter Vanhoutte. Më poshtë e keni shkrimin origjinal në anglisht nga Peter Vanhoutte në rrjetin social Twitter./Shqipmedia