Skip to main content

Opinion:A po i numërohen ditët Sulejman Rexhepit

Në Prokurorinë shtetërore tashmë ekziston dosje voluminoze që flet dhe argumenton mbi manipulimet, kurdisjet dhe mosmbajtjet fare të zgjedhjeve në BFI. Dosja në fjalë argumenton se si qytetari i Maqedonisë, Sulejman Rexhepi,  në mënyrë false deponon “rizgjedhjen” e tij në institucionet përkatëse shtetërore, me ç’gjë, praktikisht edhe e uzurpon postin e Reisul Ulemasë së BFI-së

Shkruan Zeqie Veseli

Pas komunikimit të parë “special” të Prokurorisë Speciale në Maqedoni, e cila kumtoi rezultatet e hetimeve mbi rastin “Titanik”, paralajmëroi fundosje titanike të shumë funksionarëve të lartë shtetëror që kanë ndërhyrë direkt në sistemin zgjedhor duke manipuluar zgjedhje dhe duke kryer vepra të rënda penale për sa i përket zgjedhjeve parlamentare e lokale.
Do me thënë, Prokuroria Speciale rastin e vjedhjes dhe të kurdisjes së rezultateve zgjedhore e konsideron si një ndër veprat më të rënda pena që mund t’i ndodhë një shoqërie demokratike. Sepse, zgjedhjet e manipuluara gjenerojnë pastaj edhe manipulime të shumta trashanike në çdo pore të jetës. Persona kryesorë dhe përgjegjës që stimulojnë dhe motivojnë përsëritjen e gabimit prej vjedhësi pa dyshim që janë gjykatësit si dhe noterët, prandaj, sipas Prokurores Fatime Fetai, në grupin e parë të të paditurve do të ketë edhe mjaft gjykatës e noterë.
Kuluareve të Prokurorisë Speciale po flitet se, të po kësaj natyre dhe të po kësaj peshe të vjedhjeve zgjedhore, janë edhe kurdisjet e zgjedhjeve që tash e sa kohë mbahen në BFI dhe në organet e saj. Në Prokurorinë shtetërore tashmë ekziston dosje voluminoze që flet dhe argumenteon mbi manipulimet, kurdisjet dhe mosmbajtjet fare të zgjedhjeve në BFI dhe nëpër organe të ndryshme të këtij Institucioni fetar islam në vend. Dosja në fjalë argumenton se si qytetari i Maqedoni, Sulejman Rexhepi,  në mënyrë false deponon “rizgjedhjen” e tij në institucionet përkatëse shtetërore, me ç’gjë, praktikisht edhe e uzurpon postin e Reisul Ulemasë së BFI-së.
Ky faksifikim nënkupton edhe deponimin në mënyrë joligjore të nënshkrimit në Gjykatë dhe  Regjistrin Qendror Shtetëror, nënshkrim ky që pastaj do të vihet, po ashtu në mënyrë jo ligjore, në shumë vendime, akte dhe dokumente të rëndësishme të BFI-së.
Gjithashtu, po flitet se së shpejti para drejtësisë do të përgjigjet edhe Sulejman Rexhepi për këtë akt kriminal si dhe për shumë vepra pasuese penale. Do të përgjigjen edhe udhëheqësit e organeve të këtij Institucioni të cilët, edhe pse e dinë që ai është ilegal dhe ilegjitim, edhe më tej bashkëveprojnë duke ndarë fajësi bashkë me këtë kriminel! Nuk do të ketë person që do të manipulohet me lloj-lloj ryshfetesh në mbrojtje të Sulejman Rexhepit, sepse, Konferenca e parë e jashtëzakonshme për shtyp e Prokurorisë Speciale përçoi dy mesazhe: inkurajoi të gjithë gjykatësit që të jenë të drejtë e të guximshëm dhe, e dyta, dha shenja të qarta se do të përndiqen edhe organet e drejtësisë që do të përpiqen ta mbulojnë dhe ta justifikojnë krimin apo veprën penale.

Kjo konferencë e parë e Prokurorisë Speciale për herë të parë ua shtoi shpresat qytetarëve se, në Maqedoni, më në fund po vihet drejtësia në vend dhe se manipulantët, kriminelët dhe uzurpatorët e posteve përmes falsifikimit të vjedhjeve do të përfundojnë në burg. Nga ajo që u theksua për Komunën e Çairit shihet qartë se edhe manipulimi i procesverbalit është vepër penale dhe, si e tillë, e dënueshme. Falsifikatori i procesverbalit për “zgjedhje” të reisit si dhe deponimi i nënshkrimit nga “reisi” ilegjitim, duhet ta ketë të qartë se edhe atij po i numërohen ditët. Në një shtet demokratik nuk guxon të lëshojë rrënjë praktika e manipulimit të zgjedhjeve, në asnjë nivel dhe në asnjë organ!  

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...