Në rrjetet sociale
po qarkullon një video nga emisioni ZIG ZAG në TV Koha ku në mesin e pjesëmarrësve
ishte kreu i BFI, Sulejman Rexhepi me çrast temë diskutimi kishte qenë "Radikalizmi në Islam". Tani e sa kohë edhe pse iu ka tërhjekur vërejtja
publikisht Sulejman Rexhepit se po keqpërdor postin në krye të BFI, ku në të
gjitha paraqaitjet e tija është duke bërë skandale me çka po nënçmon
institucionin dhe teologët, ai vazhdon me paraqitjet e tija skandaloze. Kështu,
ai është bërë pjesë e shumë kritikave të cilat shihen nga video materialet e
mediave jo vetëm të vendit, por të rajonit dhe në ato botërore. Me shumë të
drejtë pyesin teologët se a po e fundos Sulejman Rexhepi, BFI-në më keq se
TITANIKU?! Skandalet e Sulejman Rexhepit i kemi hasur në CNN, Al-Arabiye, etj.
fillimisht me nipin e tij 8-të vjeçar, më pastaj super orën rolex 35.000 euro
sipas të cilëve flet për njeri të kriminalizuar dhe korruptuar, por gjithashtu
se si një lider fetar është veshur me rrobe të stilit të një Sulltani që e bënë
qesharak dhe demaskon intelektualizmin e
tij dhe profesionalizmin e një udhëheqësi shpirtëror. Në videot shihet mes tjerash se ai është
akuzuar edhe si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete UDB, dhe njeri që ka rrënjë
nga komunizmi. Ai nuk u ndal me kaq por vazhdoi edhe në emisonin ZIG ZAG kishte
sulmuar gjithë ata student që janë duke ndjekur studimet në Univeristetin Islamik
të Medines. Aq shumë i ka akuzuar ata saqë i ka etiketuar si mercenarë dhe
ushtarë të ideologjisë Vehabiste, ngase sipas tij ky Universitet si lider dhe
ideologji e njeh vetëm Muhamed Abdulvehabin themeluesin e Vehabizmit. Sulejman Rexhepi
lidhur me këtë çështje ka folur edhe në muajin dhjetor të 2015 në një Ora Neës
në Tiranë. Ku sipas njoftimeve që bëhën shihet se deklaratat e Sulejman
Rexhepit janë jonjerëzore dhe aspak morale meqë shumë herë ai ka takuar studentët
e këtij Univeristeti në Medine dhe gjithandej ku i jepet mundësia. Në Maqedoni
ka shumë prej atyre që kanë përfunduar në këtë Universitet dhe të njejtët njihen
si bashkëpunëtorë të ngusht të Sulejman Rexhepit dhe të punësuar nëpër
institucione dhe organe të BFI-së. BFI po fundoset edhe më keq se TITANIKU, por
si duket këtë nuk do t’ia tolerojnë hoxhallarët reformist.
Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Comments
Post a Comment