Skip to main content

Nisma pёr Reforma nё BFI e RM në vizitë te "Lagja e Trimave "Kumanovë

Apele qё materialisht tё ndihmohen familjarёt  e dёshmorёve
dhe tё burgosurve

Më 14-02-2016, Nisma pёr Reforma nё BFI e RM realizoi takim vёllazёror me banorёt e Lagjes sё Trimave nё Kumanovё.
Kryetari i Nismёs pёr Reforma nё BFI e RM Haxhi Ibrahim ef. Shabani para tё pranishmёve deklaroi se sot jemi këtu që vëllezërve dhe banorëve të kësaj lagje t'u japim pёrkrahje morale tё cilёt pa asnjё faj pёsuan tragjedi të madhe nё maj tё vitit tё kaluar. Ai shtoi se ajo me të cilën u përballen ishte një sprovë nga e cila duhet mësuar.
Myftiu Ibrahim ef. Shabani, mes tjerash para tё pranishmёve tha se nё kohёn kur juve pёrballeshit me njё tragjedi tё egёr luftarake, Sulejman Rexhepi bёnte marrёzira fetare tё nivelit mё tё ulёt duke sharё hoxhallarё dhe kolegё, njerёzit e tij gjuajtёn me armё, frikёsonte dhe shantazhonte hoxhallarё, bёnte  puç nëpunësve dhe organeve të BFI-së pa respektuar Kushtetutë e Rregullore, si dhe bashkёpunonte me struktura të pushtetit me qёllim tё degradimit të Lёvizjes së hoxhallarёve tё cilёt i thanё stop krimeve, korrupsionit dhe manipulimeve tё tij! Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit tё Reisit, tanimё ёshtё njeriu mё kontraverz nё vend dhe rajon, po dёshmohet edhe si mashtrues, falsifikator, shkelёs i normave fetare, ligjore dhe veprave penale për të cilat së shpejti do të gjendet para organeve të gjyqësisë.
Banorët e Lagjes së Trimave mbetën të kënaqur nga kjo vizitë duke deklaruar mbështetjen e tyre të parezerv Nismës për Reforma në BFI në mënyrë që Institucioni fetar i BFI-së njëherë e përgjithmonë të pastrohet nga të atillë që inspirohen dhe mbrohen nga shërbime antishqiptare, me çka vite të tëra dukshëm ka cenuar dhe po cenon interesat fetare e kombëtare.

Në fund Nisma për Reforma në BFI e RM, apelon te të gjithë ata të cilët kanë mundësi të ndihmojnë banorët e kësaj lagje materialisht, të njëjtën
ta bëjnë sipas mundësisë edhe pёr familjarёt e dёshmorёve dhe tё burgosurve. Krejt nё fund ishte lutja Allahut xh.sh. ta shtrinё ndihmёn e tij gjithandej dhe me theks tё veçant mё tё prekurit nga rasti i Kumanovёs.




Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...