Skip to main content

Posts

SKANDALI ME PASAPORTAT FALCO DO TË ZBARDHET

Krimi, gjykatat, rastet e montuara, bombat dhe korrupcioni janë disa nga çështjet më të rënda dhe të mëdha që po ballafaqohet Maqedonia. Këto konsiderohen edhe faktorët kryesor që po fusin në krizë vendin në aspektin politik, ekonomik dhe ndëretnik. Edhe rajoni po ballafaqohet nga këto probleme, andaj nuk kanë munguar marrja e masave dhe burgosja e shumë funksionarëve shtetëror si dhe strukturave të ndryshme të përfshirë në krim të organizuar dhe në korruptsion. Në Maqedoni edhe pse janë evidente si krimi, kriminaliteti, korrupsioni, rastet e montuara si“ Monstra”, “ Kumanova”, etj, akoma nuk janë marrur aq sa duhet masa në interest ë shtetit dhe qytetarëve. Megjithatë këto priten të ndodhin së shpejti pasi që është paralajmëruar edhe nga institucionet e shtetit. Falsifikimi i letërnjoftimeve është njëri nga krimet më të mëdha që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit ndoshta edhe që nga pavarësia e Maqedonisë. Pikërisht në fabrikëne Zahir Bekiri-Çaushi tani më i arrestuar ku janë...

Opinion:Më mirë me t’shkelë shleperi se me t’mbrojtë laperi

Të të dalë në mbrojtje halabaku Mustafa Dauti është për turp. Mulla Sula ka ngelur nën mbrojtjen e këtij farë hajni të pambrojtur. Nganjëherë, më mirë është me t’shkel shleperi se me t’mbrojtë laperi!   Shkruan: Zeqie Veseli Turpi i radhës! Sa keq e sa trishtim! Dikush kishte shkruar se në aferën e pasaportave të falsifikuara për qytetarët turq që duhej të udhënin për në haxh në vitin 2014, na qenka i përzier edhe Mulla Sula. Pastaj, si të shashtrisur do të reagojë kryerrenci i BFI-së, duke e hedhur topin në Myftininë e Shkupit, pa e ditur fare injoranti se Myftnia nuk është orgnizatore e haxhit por këtë ekskluzivitet e ka BFI-ja. Këtij kryerrenci, për shkak të miturisë së trurit të tij do t’ia paërmendim vetëm inicialet ashtu siç bëhet me të miturit delikuentë, A. V. Menjëherë pas kryerrencit u paraqit edhe kryehajni i BFI-së, i vetëquajturi kryetar i OH HILAL , Mustafa Dauti. Dhe ky injorant dëshmoi se sa e ka të organizuar shoqatën e vet personale. Nuk di se kë i ka a...

Kush e porositi Zahir Bekiri-Çaushin për pasaporta falco

Pasaporta të falsifikuar turke, të cilat paraprakisht ishin zbuluar në fabrikën e letërnjoftimeve fallco e të arrestuarit Zahir Bekiri- Çaushi janë shfrytëzuar për nxjerrjen e vizave për haxh. Dëshmitari i këtij falsifikimi tani është i arrestuar, andaj i njejti do të jep përgjigje para organeve të drejtësisë se për kë i ka përgatitur këto pasaporta. Në fakt, kush e porositi Zahir Bekirin-Çaushin për përgatitjen e pasaportave fallce për qytetarët nga Turqia? Për këtë skandal edhe pse shteti ka arrestuar personin në shtëpinë e të cilit janë gjetur pasaportat si duket kompetencat e hetimit i ka BFI dhe jo institucionet e shtetit. Pse BFI del me informata para institucioneve të shtetit nëse është e pastër, apo se Sulejman Rexhepi dëshiron ta pastron veten duke ia mveshur dikuj tjetër këtë krim të organizuar?  Sulejman Rexhepi edhe më tej pas shumë manipulimeve tenton ta mashtron opinion dhe institucionet shtetërore për ta mbrojtur veten nga vepra e cila sipas ligjit sanksionohet me...

OH Hilal tenton ta mbron Mulla Sulën

Më 13 Mars 2013 OH Hilal ka mbajtur mbledhjen konstituive në të cilën është zgjedhur kryesia, anëtarët si dhe struktura e kësaj organizate. Po shkëpusim një pjesë nga lajmi të publikuar më 13 mars 2013 në faqen zyrtare të BFI me titull: U MBAJT MBLEDHJA KONSTITUIVE E OH “HILAL”, ku mes tjerash thuhet: “ Pas votimit unanim, për kryetar të OH “Hilal” u zgjodh Mustafa Dauti nga Kumanova, për nënkryetar Jusuf Zylbeari nga Tetova dhe Irsal Jakupi, nga Gostivari ndërsa për sekretar Driton Dikena nga Kërçova. OH “Hilal” numëron edhe 11 anëtarë në kryesinë qendrore duke përfshirë të gjithë gjeografinë e myslimanëve në Maqedoni ”. Sipas  Statutit të OH Hilal nga Shkupi duhej të zgjedhen tre anëtarë, e ata që u zgjodhën ishin Ismet Bytyqi, Zuhejr Rexhepi (djali i Sulejman Rexhepit!) dhe  Zahir Bekiri, emrat e të cilëve shihen qartë në dokumentin e publikuar. Tani pse  BFI-në fshihet ky emër nga OH Hilal? Sigurisht pas skandalit të falsifikimit të lajmit se në këtë skandal ësh...

NISMA: Dikush në cilësi të zëdhënësit të BFI-së, dezinformon opinionin

Nisma për Reforma në BFI e RM në një komunikatë për mediat drejtuar qytetarëve musliman thonë: Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Ju jeni dëshmitarë se deri më tani kemi publikuar vërejtje të shumta kundër udhëheqësisë aktuale të BFI-së e RM dhe thuaja se nuk jemi demantuar për asgjë! Këtyre ditëve dikush në cilësi të zëdhënësit të BFI-së, mjaft i njohur edhe për ju përmes skandaleve, ishte munduar të dezinformon opinionin përmes gazetës Dnevnik ku mes tjerash është munduar që të na lidh neve me njërin nga të arrestuarit me rastin e aferës "fabrika e falsifikimi të dokumenteve"! Me këtë rast, zëdhënësit të BFI-së i përkutojmë se i arrestuari Zahir Bekiri në mbledhjen e parë konstituive të OH Hilal, zgjedhet anëtar i Kryesisë së kësaj organizate! Dje dhe sot përmes mediave po mësojmë se z. Bekiri po akuzohet për falsifikime edhe të pasaportave për shtetas turk për t'u mundësuar marrjen e vizave të haxhit. Nëse diçka e këtillë rezulton të jetë e vërtetë, ne nuk...

OPINION: SHPËRFYTYRIMI I “IMAZHIT TË KOMBIT” NË IMAZHI I FALSIFIKATORIT

Opinioni i vendit sërish po tronditet nga aferat që po pëlcasin si hallkat e një zinxhiri tashmë të ndryshkur. Kohëve të fundit u zbulua “fabrika” e prodhimit të letërnjoftimeve false, të pasaportave false si dhe e shpërndarjes së transkriptimit në gjuhën shqipe të bisedave telefonike të funksionarëve të lartë të VMRO-së dhe të BDI-së Nga: Edemond Reka Të gjithëve ju kujtohet kur lideri i LSDM-së, Zoran Zajev, para se të niste me publikimin e “bombave” deklaronte se i posedon përgjimet e mbi 20 mij të përgjuarve dhe se i ka të kopjuar e të shpërndarë te individë të ndryshëm, me qëllim që në rastë të burgosjes së tij, zbardhja e aferave të vazhdonte. Kështu do të vepronte secili që do t’i kishte hyrë kësaj pune. Një prej atyre individëve që i paska pasur këto përgjime, sapo u arrestua dhe, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij u konstatua se ky paska qenë pronari i asaj “fabrike”, i cili, sipas të gjitha gjaseve u spiunua dhe u kompremetua nga të gjithë nga pak, sepse, sipas thashet...

Opinion:Si ta bëjmë bajgën lule?!

Shkruan: Ismet  Bytyqi Ju lutem, një urim për gënjeshtrën më të shëmtuar që ju ka ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë. Unë do të propozoja: “Ta dekorojmë Mulla Sulën me çmimin Imazhi i të gjitha të këqiave për shqiptarët”! Po ju?! Jepni dekorata se ju gëzohet si bebja cucllës! Nga Ismet Bytyqi Çdo vit nga një gënjeshtër dhe, vit për viti gënjeshtra edhe më e madhe dhe më e trishtureshme. Për shembull, le t’i marrim dy vitet e fundit. Vitin e kaluar Mulla Sula na doli në rolin e Dedomrazit dhe i dhuroi do paketa që ia kishte përgatit EVN-ja. Pastaj shpërtheu një gallatë e madhe nëpër rrjetet sociale. Besa filluan edhe publikimi “një slellfie me babagjyshin”, ndërsa në prapavijë shihej Mulla Sula. Si e para, ato paketa nuk ishin as të Hilalit e as të Mulla Sulës, por të EVN-së që ia jepte të varfërve por përmes Hilalit. Se çka kërkonte aty Mulla Sula, këtë vetëm ai e di. Normalisht, sa për të sajuar gënjeshtrën më të madhe të vitit “Shikojeni Mulla Sulën sa human që është”! Sivjet...