Skip to main content

Posts

“Zhurnal”-i flet me gojën e Sulejman Rexhepit

Nëse ”Zhurnal”-i do të merret me hoxhallarë – ja ku e ka “kryehoxhën” Suejman Rexhpin, i cili, jo që nuk jep kurrfarë kontributi për BFI-në, por, bashkë me prezervativin e tij, Mustaf Dautin, e vjedhin dhe e rjepin BFI-në. Hidhjani një sy pasurisë së tyre të paimagjinueshme! Shpëtim Berisha Këto ditë, në portalin “Zhurnal” u botua një shkrim jo i këndshëm, një shkrim që fare nuk ka të bëjë me këtë portal, një shkrim që ishte shumë tendencioz për sa i përket personalitetit të hoxhes. Thjesht, u botua një shkrim që asgjë nuk sillte në xhep të këtij portali. Natyrisht, shkrimi ishte i porositur por, pati komente që thoshin se shkrimi ishte edhe si një lloj reagimi kundër përzierjes së Sulejman Rexhepit në politikën e këtij Portali. Zëdhënësi i BFI-së, Agron Vojnika, tashmë haptazi pranon se me Zhurnalin BFI ka lidhur një kontratë dhe se, përmes këtij portali BFI ka siguruar një dritare përmes së cilës i plason “të vërtetat” e veta që nuk janë asgjë tjetër përveç vetëkënaqësi e...

Nishani porosit shqiptarët: Mos e shisni votën!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani iu ka drejtuar qytetarëve duke thënë se ta ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të pavarur dhe të lirë. Ai u ka kërkuar që të dielën mos ta tjetërsojnë votën dhe mos ta shesin ate pasi vota është pushteti sovran. Nishani u ka thënë qytetarëve të Shqipërisë që të marrin pjesë në mënyrë masive në votime, të ushtroni lirisht dhe vendosmërisht të drejtën tuaj sovranetë zgjedhjes, të vendosni me vote të lirë mbi alternativën më të mirë për bashkinë tuaj për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja. Deklarata e plotë e Nishanit: “Të dashur qytetarë, Këtë të diel, më datë 21 qershor, jemi ftuar të gjithë për të ushtruar sërish të drejtën tonë të votës së lirë, pasurinë tonë më të çmuar në shoqërinë e hapur demokratike që po ndërtojmë prej vitesh. Do të zgjedhim kryetarët e rinj të bashkive, anëtarët e rinj të këshillave bashkiakë. Do të manifestojmë secili bindjet tona, lirinë e gjykimit, përgjegjësinë e zgjedhjes....

Engel: Sllovenia sa më parë të lirojë Haradinajn

Kongresisti amerikan Eliot Engel i bëri thirrje sot autoriteteve sllovene që të lirojnë sa më ta lirojnë Ramush Haradinaj. "Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe duhet të çlirohet nga abuzime të tilla. Ndërkohë që shpresoj se ky veprim ka qenë një gabim, mendoj se qeveria sllovene dhe sistemi gjyqësor mund ta lajë në një farë mënyrë gabimin e bërë duke e lejuar ish-kryeministrin Haradinaj që të kthehet në shtëpinë e tij në Kosovë”, ka deklaruar kongresisti democrat, Engel, pas ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Ljubjanë, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Beogradi përmes zyrës së Interpolit, informon INA. Engel nënvizoi se që të ketë një siguri për t`u mos u përsëritur  gabime të tilla, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat sipas tij janë edhe rrënja e problemit. “Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prish...

Rritet revolta dhe pakënaqësitë ndaj BDI-së

Revoltë dhe pakënaqësi e madhe brenda BDI-së pas përgjimeve të publikuara nga LSDM. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuza ndaj kësaj partie, pasi që qytetarët janë të irituar me politikat e krerëve partiak. Ofendime, interesa të ngushta partiake, keqpërdorim dhe paaftësi të qeverisjes janë disa nga të vërtetat që dolën nga bisedat e përgjuara. BDI tashmë ka pranuar autenticitetin e materialeve të përgjimeve që disponon dhe që po i publikon partia maqedonase BDI.  Por nga ana tjetër, pakënaqësi ka pasur edhe përbrenda disa funksionarëve të BDI-së që kanë qenë protagonistë të shumëpërfolur dhe të tallur e fyer në materialet e përgjimeve.  “Majmuni, Kali i Shemos, belaja, analfabetë, fyerje të rënda në adresë të disa funksionarëve edhe ate në baza familjare, kërcënime dhe skandale tjera ishin pjesë e bisedave të përgjuara.  Janë disa komente të ashpra që janë drejtuar në adresë të krerëve të kësaj partie, duke kërkuar që ata për shkaqe morale të tërhiqen nga sken...

Ekskluzive: Kali i Shemës, pjesë e tekstit ekstrem! (Foto)

Kali i Shemës jo vetëm që nuk ka pasë samar, por është bë ehe pjesë e pyetjeve të testit ekstrem. Në foton më poshtë do të shihni edhe pyetje tjera ekstreme: 

NDAHET NGA JETA ISH-PRESIDENTI TURK, SYLEJMAN DEMIREL

Është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare Presidenti i 9-të i Republikës së Turqisë, Sulejman Demirel për shkak të problemeve shëndetësore, në frymëmarrje dhe në zemër, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas një deklaratë nga spitali privat Güven në Ankara, spital ky ku ish- Presidenti ishte nën kujdesin mjekësorë, Demirel është shuar rreth orës 02:05 sipas orës lokale. I lindur në vitin 1924 në Isparta, Demirel u diplomua në Universitetin Teknik në Stamboll, ndërsa jeta e tij politike vazhdon në vitin 1962, kur ai hyri në Komitetin Ekzekutiv të Partisë së Drejtësisë. Gjatë karrierës së tij politike ai ishte në krye të institucioneve të shtetit, gjatë grushtit ushtarak dhe krizës politike të viteve ’80 të shekullit të kaluar./TVBESA/

Zaev: Paraja dhe pushteti, parësore për partinë e Ahmetit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të martën në konferencë për shtyp shpalosi biseda të reja të përgjuara telefonike nga selia e partisë në Shkup. Kreu i LSDM-së ka shpalosur një incizim mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të degës së BDI-së së Çairit, Beqir Asani derisa flitet për një ndërmjetësim për një objekt në Çair. Në një bisedë tjetër telefonike mes zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi dhe Beqir Asani flitet për disa nga presionet që tenton të bëjë VMRO dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në vendbanimet shqiptare. Aty bisedohet nëse është folur diçka me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, konkretisht Mile Janakievski. Në bisedë thuhet se ai nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dëshiron të ngacmohet nëpër Çair, derisa në objektet e tjera nëpër vendbanimet maqedonase ka probleme të tilla. Ndërkohë, në bisedën mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, dëgjohet si Gruevski kërkon leje nga Ahmeti të rrëzohet një objekt në Çair e ndërtuar para ambasadës së Amerikës. “M...