Skip to main content

Nishani porosit shqiptarët: Mos e shisni votën!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani iu ka drejtuar qytetarëve duke thënë se ta ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të pavarur dhe të lirë. Ai u ka kërkuar që të dielën mos ta tjetërsojnë votën dhe mos ta shesin ate pasi vota është pushteti sovran.
Nishani u ka thënë qytetarëve të Shqipërisë që të marrin pjesë në mënyrë masive në votime, të ushtroni lirisht dhe vendosmërisht të drejtën tuaj sovranetë zgjedhjes, të vendosni me vote të lirë mbi alternativën më të mirë për bashkinë tuaj për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja.
Deklarata e plotë e Nishanit:
“Të dashur qytetarë,
Këtë të diel, më datë 21 qershor, jemi ftuar të gjithë për të ushtruar sërish të drejtën tonë të votës së lirë, pasurinë tonë më të çmuar në shoqërinë e hapur demokratike që po ndërtojmë prej vitesh. Do të zgjedhim kryetarët e rinj të bashkive, anëtarët e rinj të këshillave bashkiakë. Do të manifestojmë secili bindjet tona, lirinë e gjykimit, përgjegjësinë e zgjedhjes. Do të shërbejmë të gjithë bashkëdemokracinë tonë të re.
Është një fakt ipadiskutueshëm se proceset zgjedhore në Shqip ëri që nga viti 1992 e këndej kanë qenë promotori i zhvillimeve demokratike në vend. Vota e lirë ka qenë dhe mbetet lokomotiva e këtyre zhvillimeve. Zgjedhjet e lira, pavarësisht problemeve të shumta, kanë konsoliduar e lartësuar standardin e llogaridhënies nga ana e të zgjedhurve, kanë rritur vetëdijen e qytetarëve për vlerën dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të votës. Në thelb, megjithë zig-zaget e njohura, kjo është një histori suksesi, që duhet ta çojmë përpara me vendosmëri në zgjedhjet e së dielës e në vijimësi, duke synuar standardet zgjedhore më të përparuara evropiane.
Thirrja ime për ju, të nderuar qytetarë të vendit tim,është tëmerrni pjesë në mënyrë masive në votime, të ushtroni lirisht dhe vendosmërisht të drejtën tuaj sovranetë zgjedhjes, të vendosni me vote të lirë mbi alternativën më të mirë për bashkinë tuaj për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja, për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tuaj. Ky është misioni, kjo është detyrae çdo qytetari tëpërgjegjshëm. Vota e lirë i jep jetë gjykimitpublik të pushtetit, i jep jetë llogaridhënies së drejtuesve të zgjedhur para qytetarëve. Indiferenca, mospjesëmarrja, e ca më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit.
Unë shpreh bindjen se shqiptarët do të gjejnë forcën dhe kurajën për të dhënë shembullin dhe kontributin e tyre të pakursyer ndaj demokracisë në vend. Vota e lirë është fitorja e padiskutueshme e demokracisë.
Gjej rastin të përgëzoj kandidatët garues për 61 bashkitë e ardhshme të vendit për promovimin e vlerave më të mira të komuniteteve të tyre si dhe për programet e tyre ambicioze.
Si President i Republikës dëshiroj t’u bëj thirrje udhëheqësve politikë që të përcjellin mesazhet e tyre pozitive ndaj votuesve në epilogun e kësajfushate, duke i ftuar ata të shprehen qetësisht për alternativat më të mira të propozuara nga kandidatët në përputhje me garancitë kushtetuese të ballafaqimit të drejtë dhe të barabartë. Në këtë kontekst, të gjitha palët kanëpërgjegjësinë e një reflektimi pozitiv. Qeveria ka një përgjegjësi të shtuar në këtë rast edhe për rolin që ajo ka në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Shpreh besimin tim se Kryeministri do të përcjellë mesazhin e tij mbi garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve, mbipaanshmërinëe Policisë së Shtetit dhe Administratës Publike, mbi garantimin e lirive dhe të drejtave të sanksionuara në Kushtetutë si dhe mbi detyrimin e tij për të garantuar bashkëpunimin dhe pa ndikuar të qeverisë qendrore me të gjithë kandidatët fitues.
Testi zgjedhor i datës 21 qershor, thuajse një vit nga marrja e Statusit të Vendit Kandidat, duhet të shërbejë si investimi ynë kryesor për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Duke marrë shkas nga denoncime dhe të dhëna të ofruara edhe nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, dhe jo vetëm, gjej rastin t’u drejtohem me besim të plotë drejtuesve të administratës zgjedhore, të organeve të pavarura dhe të Policisë së Shtetit, nëpunësve të Administratës Publike dhe shoqërisë civile, të jenë të angazhuar në punën e tyre të përditshme në përputhje me ligjet e vendit, në funksion të mbarëvajtjes së procesit.Dëshiroj të theksoj se roli i tyre në këtë proces është thelbësor dhe vazhdimisht i monitoruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, siç dhe evidentohet nga raporti i ndërmjetëm i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it. Çdo veprim në kundërshtim me ligjet e vendit dhe parimet demokratike është në dëm të procesit zgjedhor në tërësi, aq të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë ndaj institucioneve dhe çeljen e ardhshme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Si Preside nt i Republikës së Shqipërisë, në emër të gjithë shqiptarëve, gjej rastin t’u shpreh partnerëve tanë ndërkombëtarë mirënjohjen e thellë përangazhimin dhe kontributin e tyre të vyer nëprocesin ezgjedhjeve vendore 2015 në Shqipëri. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadorin e këtij vendi të madh mik, Shkëlqesinë e Tij, zotin Donald Lu, qëndrimet e të cilit po orientojnë jo vetëm politikën shqiptare, por dhe votuesit të shkëputen nga dukuria e shitblerjes së votës dhe nga kandidatë apo përfaqësues me të shkuar kriminale, të padenjë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve. Unë dua të ftoj të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në Shqipëri të thonë fjalën e tyre mbi këto dukuri, të cilat nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë identitetin dhe trashëgiminë tonë evropiane.
Të dashur qytetarë,
E drejta e votës dhe garantimi i saj mbeten rojtar ët e pagabueshëm të atyre lirive dhe të drejtave të fituara me mund nga populli shqiptar ndër vite: të lirisë së shprehjes, lirisë së mendimit, të drejtës së pronës e barazisë para ligjit, llogaridhënies, të gjitha atyre lirive dhe të drejtave të cilat përbëjnë garancitë dhe përgjegjësitë tona për ndërtimin e të ardhmes sonë të përbashkët. Ndaj, me bindjen dhe besimin tim të palëkundur, dëshiroj të përsëris thirrjen time drejtuar gjithë shqiptarëve: Ushtroni të drejtën e tuaj të votës në mënyrë të pavarur dhe të lirë ditën e diel, më datë 21 qershor 2015, mos e tjetërsoni votën tuaj, mos e shisni votën tuaj! Vota është pushteti juaj sovran, vota është dinjiteti juaj”, pëfundon letra e Presidentit Bujar NIshani. /Telegrafi/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...