Skip to main content

Engel: Sllovenia sa më parë të lirojë Haradinajn

Kongresisti amerikan Eliot Engel i bëri thirrje sot autoriteteve sllovene që të lirojnë sa më ta lirojnë Ramush Haradinaj.
"Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe duhet të çlirohet nga abuzime të tilla. Ndërkohë që shpresoj se ky veprim ka qenë një gabim, mendoj se qeveria sllovene dhe sistemi gjyqësor mund ta lajë në një farë mënyrë gabimin e bërë duke e lejuar ish-kryeministrin Haradinaj që të kthehet në shtëpinë e tij në Kosovë”, ka deklaruar kongresisti democrat, Engel, pas ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Ljubjanë, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Beogradi përmes zyrës së Interpolit, informon INA.
Engel nënvizoi se që të ketë një siguri për t`u mos u përsëritur  gabime të tilla, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat sipas tij janë edhe rrënja e problemit.
“Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Serbia dëshiron vërtet të demonstrojë se është gati të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ajo duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash”, deklaroi Engel. (B.Sina/INA)


ENGEL CALLS ON SLOVENIA TO RELEASE FORMER KOSOVO PRIME MINISTER RAMUSH HARADINAJ
Representative Eliot L. Engel, the top Democrat on the House Committee on Foreign Affairs, today made the following statement calling on the Government of Slovenia to release former Prime Minister of Kosovo Ramush Haradinaj who was detained recently on an old warrant from “Serbia and Montenegro,” a country that no longer exists:

“Ramush Haradinaj has been acquitted twice by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia and should be free of such harassment.  While I hope this action was a mistake, I think the Slovenian government and judicial system can go a long way toward rectifying the error by expeditiously allowing former Prime Minister Haradinaj to return home to Kosovo.

“But to ensure that such mistakes never recur, Belgrade needs to remove the Interpol ‘Red Notices’ which cause the problem in the first place.  Serbia's actions are contrary to the goals of the dialogue between Belgrade and Pristina.  If Serbia truly wants to demonstrate it is ready to normalize relations with Kosovo, it needs to end the witch hunt.” (INA)

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...