Nëse ”Zhurnal”-i do të merret me hoxhallarë – ja ku
e ka “kryehoxhën” Suejman Rexhpin, i cili, jo që nuk jep kurrfarë kontributi
për BFI-në, por, bashkë me prezervativin e tij, Mustaf Dautin, e vjedhin dhe e
rjepin BFI-në. Hidhjani një sy pasurisë së tyre të paimagjinueshme!
Shpëtim Berisha
Këto ditë, në portalin “Zhurnal” u botua një shkrim
jo i këndshëm, një shkrim që fare nuk ka të bëjë me këtë portal, një shkrim që
ishte shumë tendencioz për sa i përket personalitetit të hoxhes. Thjesht, u
botua një shkrim që asgjë nuk sillte në xhep të këtij portali. Natyrisht,
shkrimi ishte i porositur por, pati komente që thoshin se shkrimi ishte edhe si
një lloj reagimi kundër përzierjes së Sulejman Rexhepit në politikën e këtij
Portali. Zëdhënësi i BFI-së, Agron Vojnika, tashmë haptazi pranon se me
Zhurnalin BFI ka lidhur një kontratë dhe se, përmes këtij portali BFI ka
siguruar një dritare përmes së cilës i plason “të vërtetat” e veta që nuk janë
asgjë tjetër përveç vetëkënaqësi e Sulejman Rexhepit. Pra Portali “Zhurnal”
paguhet me paratë e myslimanëve të vendit, me fitrat dhe zeqatin që e përbëjnë
buxhetin e BFI-së dhe me të cilin kontribut islam mbahen gjallë Medreseja Isa
Beu dhe FSHI. Natyrisht, ky kontribut mblidhet ekskluzivisht nga hoxhallarët
dhe, hoxhallarët janë ata që e zhvillojnë këtë fushatë. Për çdo Muaj të
Ramazanit, BFI harton programin e vet si të jemi sa më afër xhemateve tona, si
t’ua bëjmë sa më të lehtë dhe më të përshpirtshëm agjërimin dhe, fare në fund,
si t’ju ndihmojmë teknikisht që ta paguajnë fitrin dhe zekatin. Për këtë
qëllim, një grup imamësh caktohen të prezantojnë edhe në xhematet tona në
diasporë. Ka pasur xhemat që ka kontribuar me 30 mijë, me 20 mijë, me 10 mijë,
me një mijë euro, varësisht nga numri mysalimanëve që i frekuentojnë xhamitë
tona. Këta imamë ngarkohen me blloqe, “fletëpagesa” dhe, një për një i
dorëzojnë kontributet e mbledhura nëpër xhamitë e diasporës sonë. Tani, kur
dihet ky fakt, ç’ju desht Portalit “Zhurnal” të shkruaj një shkrim jo aq të këndshëm
mbi këtë aktivitet të hoxhallarëve që angazhohen në diasporë. Bën krahasimin me
një kirurg paga e të cilit në vit nuk po shkuaka më shumë se 10 mij euro! Epo,
Portali “Zhurnal” është më mire që të merret me rrushfetin që ju jepet shumicës
së kirurgëve se sa të merret me aksionin e hoxhallarëve për të mbledhur fitra e
zeqatë dedikuar Medresesë Isa Beu, FSHI si dhe avansimit të jetës fetare islame
në vend. Natyrisht, hoxhallarët do të ndjeheshin mire nëse ky portal do të
kërkonte falje për një lëshim të tillë, sepse jemi njerëz dhe gabojmë, në të
kundërtën, do ta ndjejnë këtë shkrim si të porositur prej Mulla Sulës, sepse i
vetmi është ai për momentin që nuk ua do të mirën as hoxhallarëve e as
institucioneve tona arsimore. Ndoshta dhe është pjesë e strategjisë të Sulejman
Rexhepit: të paguaj portal për t’i share hoxhallarët, me po ato lekë të cilët i
grumbullojnë vetë hoxhallarët. Ndiesi jo e këndshme kjo. Ja një temë për
Zhurnalin: Këto ditë botoi një titull pompoz: OH Hilali do të shpërndajë ndihmë
për 10 mij familje! Pikësëpari, duke e ditur se drejtohet prej hajnit më të
madh që kur ekziston BFI, Mustafa Dautit, kjo nuk mund të ndodhë dhe se është
një lojë idiotike që mund të bluhet vetëm në imagjinatën e të sëmurëve. Ja një
pistë prej nga mund të nisë investigimi gazetaresk: një paketë mund të kushtojë
më së paku 20-30 euro. Dhjetë mijë paketa do të kushtonin 200-300 mij euro!
Prej nga i mori këta euro kjo “OH” dhe BFI! Kush ua donoi, si erdhën, nga
erdhën, kush i solli, kush i dha. Apo krejt kjo një strategji për të vjedhur
ata pak euro të ardhur nga ndonjë bemires arab apo katarian! Do me thënë,
tashmë“Zhurnal”- i ka dy emra konkret dhe një rast konkret prej të cilëve mund
të bëjë shkrime investigative dhe jo të merret me hoxhallarë. Nëse do të merret
me hoxhallarë – ja ku e ka “kryehoxhën” Suejman Rexhpin, i cili, jo që nuk jep
kurrfarë kontributi për BFI-në por, bashkë me prezervativin e tij, Mustaf
Dautin, e vjedhin dhe e rjepin BFI-në. Hidhjani një sy pasurisë së
paimagjinueshme të tyre!
Comments
Post a Comment