Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2016

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Shipkovica (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Premten në malësinë e Tetovës vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Takimi qendror u mbajt në fshatin Shipkovic. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se shqiptarët si asnjëherë më parë janë në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe politike, dhe për këtë fajësoi politikën e mbrapsht të BDI-së, të cilët të kapur në krim e korrupsion legjitimuan plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i lënë ata pa asnjë perspektivë./Ditari.mk/ 

Ngrihet aktakuzë kundër Fatmir Limajt për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i luftës kundër popullatës civile nga neni 142 të LPJ (ligji i aplikueshëm), gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rënd të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës. Sipas aktakuzës, rasti ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 tetor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari. Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UÇK-ës dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit. Sipas aktakuzës, i p...

Burreca në fustana grashë

Dikur, i vetmi lider politik në Maqedoni që nuk kishte as një gram frikë nga publikimi i përgjimeve ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Thoshte, le të publikohen të gjitha “bombat” e Zajevit! I vetmi që frikësohej ishte Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisit. Pse? Shkruan: Izair Saliu Pas arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos, me ç’rast u heshtën “bombat” dhe u dorëzuan të gjitha përgjimet që i posedonte Zajevi, subjektet politike u dakorduan edhe për kushtin e opozitës, për rënien e qeverisë së Gruevskit. Vetëm Nikolla Gruevski si dhe Sulejman Rexhepi kishin tmerr nga këto “bomba”, sepse, në takimin e fundit që e patën Zajevi dhe Gruevski, ky i fundit u kërcënua që të jepte dorëheqje ose do të publikoheshin të gjitha bisedat kompremitive me të cilat edhe u njohtua gojarisht. Opinionit të gjërë të vendit i kujtohet se ndër reaguesit e parë kundër përgjimeve ishte edhe Sulejman Rexhepi, përmes analizës së vet që e bëri publike në shumë media të vendit. Sulejman Rexhepi...

BDI dhe VMRO me sllogane të unfikuara: BDI – “Fillon”, VMRO “почнува”

Me të afruar zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të cilat konform Marrëveshjes së Përzhinos janë caktuar më 11 dhjetor, partitë politike në Maqedoni kanë filluar aktivitetet e tyre. Derisa partitë tjera vijnë me ide dhe platforma kreative, nga ana tjetër koalicioni i partive në pushtet VMRO-BDI nuk dallojnë nga ideologjitë e tyre, qoftë edhe në sllogane. Nuk bëhet fjalë për sllogane të ngjashme por tërësisht të njejta dhe vetëm të përkthyera. Nëse në zgjedhjet e vitit 2014 VMRO doli me slloganin “Veteno-Storeno”, BDI si sllogan kishin “U tha u Bë”. E tani në prag të këtyre zgjedhjeve këto dy parti sërish dalin me sllogan të njëjtë. Njëra “Nie pocnuvame” e tjerët “Fillojmë”. Atëherë parashtrohet pyetja kush është emërues i përbashkët i tyre?! Sipas zëdhënësit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, binomi VMRO-BDI gjithmonë funksionojnë si njëshe dhe të pandarë, ose ndryshe thënë janë Copy-paste! Me të njëjtin rritëm sipas Fazliut edhe në burg do të shkojnë të pandarë.

“Magyar Telekom” së shpejti në duart e Katicës dhe Fatimës?!

Raporti i hetimit të brendshëm në ”Telekom Maqedonia” duhet të ndihmojë në hetimet e PSP-së për përgjimet e paligjshme. Komisioni për mbikëqyrje të punës së DSK-së e ka kërkuar këtë raport, por ende nuk e ka marrëi. Sipas Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, shkak për hetimet e brendshme ishin dyshimet rreth rolit të ”Telekom Maqedonia” në aferën për përgjimet e paligjshme. PSP-ja thotë se ende nuk është njohur me rezultatet e hetimeve të ”Magyar Telekom”. Specialja e ka kërkuar raportin dhe presin që ta kenë në duar të tyre. Sipas dëshmitarit Sllobodan Bogoevski, drejtorët e bordit të “Magjar Telekom” si pjesë e Deutsche Telekom kishin dhënë 7,5 milionë euro për ish-kryeministrin Vllado Buçkovski dhe krerët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri. Këta të fundit kanë marrë 5 milionë euro, derisa pjesa tjetër prej 2,5 milionë euro për Buçkovskin. Bogoevski atëkohë ishte shef i shërbimit sekret në Maqedoni, ndërsa në këtë rast korruptiv kryente rolin e ndërmjetësit, ku g...

Azem Sadiki : Mbas Kumanovës, BDI ende guxon e thirrët ne emer të UÇK-së (VIDEO)

Azem Sadiki : Mbas Kumanovës, BDI ende guxon e thirrët ne emer të UÇK-së (VIDEO) ./Ditari.mk/

Sulejman Rexhepi në aksion me BDI për marketing politik(FOTO)

Xhamia në  Lagjën e Fushë  Tophanës si duket bëhet temë kyçe për BDI dhe BFI vetëm kur kemi zgjedhje në Maqedoni. Vendi ku u hodh gurthemeli i kësaj xhami gati dy vite qëndron i zbrazur dhe po keqpërdoret vetëm për marketing politik në favor të BDI-së. Herën e parë u hodh gurthemeli në muajin e Ramazanit të  vitit 2014 në  prag të  zgjedhjeve lokale, ndërsa tani shfrytëzohet për zgjedhje të  parakohshme parlamentare. Akoma pa kaluar 12 orë nëpër portale të ndryshme ishte në qendër të kritikave Sulejman Rexhepi në veçanti nga Shoqata Shqiptaro- Amerikane (SHSHA) me qendër në Çikago të SHBA-ve ngase është vë në shërbim të BDI-së  për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se veprimet e tija janë në drejtim të gabuar meqë besimtarët musliman janë anëtarë të të gjitha partive politike dhe jo vetëm të BDI-së. Sulejman Rexhepi është i përfshirë në skandale të shumtë saqë shpëtimin e sheh vetëm tek BDI, andaj jo vetë m BFI-në, por edhe pronën e saj e ka vë në shërbi...

Përplasje të reja në BDI-në e Çairit, tani mes krahut të Mexhitit dhe Asanit

Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së degës së BDI-së në Çair, kanë ndodhur përplasje të reja mes grupacioneve partiake. Siç merret vesh, përplasjet kanë ndodhur mes grupacioneve të dy bashkëpunëtorëve dikur më të afërt, Izet Mexhitit (kryetar komune) dhe Beqir Hasanit (kryetar i degës), transmeton Gazeta Lajm. Përplasja ka qenë e ashpër, thonë burime partiake, kurse shkak ka qenë propozimi i disa përkrahësve të Mexhitit që të ndërrohet kryetari i degës partiake, sepse partia mund të pësojë humbje në këtë komunë. Poashtu janë shprehur dyshime se prapa këtyre përçarjeve qëndron shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri. BDI si zakonisht nuk prononcohet për informata të këtilla. Gazeta Lajm mbetet e gatshme gjatë ditës për të botuar ndonjë reagim të tyre eventual. Ndryshe, thuhet se në BDI-në e Çairit mbretërojnë raporte të ftohta që nga incidenti kur disa persona u futën në ndërtesën e komunës dhe kërcënuan kryetarin Mexhiti.

BDI pasi i fshiu nga lista zgjedhore, kërkon votën e Diasporës

Diaspora është e çmuar për çdo shqiptar, por jo dhe për partinë shqiptare në pushtet, ku veç fjalëve kurrënjëherë nuk ka mundur të bëjë në të mirë të diasporës. Si përherë eklsponentë të BDI-së luajnë me kartën e fjalëve, pasi veprat e tyre janë shterrur, dhe kështu tentojnë popullin ta manipulojnë përmes llafeve të tyre boshe, shkruan portali Fol.mk. “BDI në pushtet bashkë me partnerin e tyre VMRO-DPMNE përjashtuan diasporën nga Lista Zgjedhore, pasi për këtë parti vetëm llafet parazgjedhore bëhet të mëdha, ndërsa pas zgjedhjeve trusen nën nënshtrimin e këmbëve të Gruevskit. Por këtë herë populli nuk do mashtrohet, pasi është i vetëdijshëm në dëmin që kanë shkaktuar brenda 14 viteve jetëgjatësi politike në pushtet. BDI dështon me diasporën në dy cikle zgjedhore, pasi vetëm janë premtues, dhe jo realizues. Vlen të kujtojmë lojën e keqe që bënë me Presifentin konsenual, i cili nuk ekzistonte në asnjë kombinatorikë, por vetëm për të plotësuar urdhërat e Gruevskit, e shpikën Presiden...

"Sekretari i BFI-së", Agron Vojnika, anëtar i LGBT-së?!

Në shenjë të respektit ndaj Ramadan Ramadanit, teologut të mirënjohur që njëherit është ndër të vetmit që ju ka dhënë përkrahje pjesëtarëve të komunitetit të LGBT-së, Agron Vojnika që ia ka qejfi të prezantohet si sekretar i BFI-së, ka kërkuar që të bëjnë një foto të përbashkët! A mos ka ndodnjë lidhje edhe me adresën elektronike "Xhamia e Isa Beut"?! Shkruan Haxhi Xhavit Isau Këto ditë, Agron Vojnika, i njohur si gjyetari ekspert i derrave të egër, paska marrur pjesë në një konferencë ndërkombëtare ku është debatuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmave të ndryshëm fetar. Në këtë konferencë Vojnikën na e paskan prezantuar si sekretar i BFI-së, kurse ky farë analfabeti as që ka bërë përpjekjen më të vogël ta demantojë këtë informatë jo të saktë. Nga ana tjetër, habit fakti se si BFI-ja e Mulla Sulës e delegon një person të tillë që të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare ku debatohet kundër terroristëve dhe ekstremistëve. Le të na tregojnë ekspertët e BFI-së se ...

BDI dhe Sulejman Rexhepi koordinohen për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në maqedoni që do të mbahen më 11 dhjetor 2016 partitë politike bëjnë edhe kalkulimet e tyre të fundit. Partia që më së shumti është në ethe parazgjedhore është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila mundohet që të shfrytëzojë çdo zbraztirë për të marrë ndonjë votë. Partitë e posa hapura bëjnë llogartitë se do të triumfojnë në këto zgjedhje kinse anketat që realizohen nga zyra të ndryshme po nxjerrin rezultate shumë pozitive, gjëra këto që bëhen fillimisht nga zyra të panjohura dhe që epilogu vjen pasë pagesave të majme që u bëhet këtyre zyrave për të nxjerr shifra të larta nga numri i anketuesve. Parti e vetme favorite në këto zgjedhje është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila fitoren e sheh vetëm nëse merren masa dhe nuk tolerohet vjedhja e votave nga partitë në pushtet gjegjësisht nga BDI. PDSH vazhdimisht është ankuar se dëmtoeht nga BDI për shkak të vjedhjes së votës, fatkeqësisht edhe institucionet vendit edhe ato...

Cili është plani i BDI me 15 mijë aktivistët e paralajmëruar në terren

“15.000 aktivistë janë tërësisht të gatshëm t’i ndjekin orientimet dhe rekomandimet e Shtabit qendror zgjedhor dhe liderit Ali Ahmeti.”, theksoi shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, gjatë shpalosjes së plani për fillimin e fushatës parazgjedhore. Sipas shefit të Shtabit zgjedhor, BDI-ja edhe një herë po dëshmon se është një nga subjektet më të organizuara politike dhe është tërësisht e gatshme për këtë sfidë. (INA)

Partia Demokratike Shqiptare, takim me aktivist ne Manastir, Resnjë dhe Ohër (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare, takim me aktivist ne Manastir, Resnjë dhe Ohër (FOTO-LAJM) ./Ditari.mk/ 

SKANDALOZE: Ja cili Sekretar i BFI-së flet për pjesëmarrjen e të rinjëve në luftërat e Lindjes së Mesme

Sekretari i Bashkësisë Fetare Islame, Agron Vojnika në cilësi të përfaqësuesit të BFI-së merrë pjesë në promovimin e hulumtimit për përpjekjet e Maqedonisë në kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm nga organizata Analitika është realizuar nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtatorin e këtij viti. Mes tjerash qëndrimin e BFI-së e ka prezentuar Sekretari i këtij institucioni, Agron Vojnika. ''Agron Vojnika nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni thekson se tek të rinjtë është bërë një propagandë e madhe përmes internetit, të cilët për arsye fetare, ideologjike dhe ekonomike, kanë marrë rrugën pa kthim. “Ne si BFI do të  japim maksimumin për të parandaluar çdo lloj veprimi apo intrigimi të këtyre të rinjve që t’ju bashkëngjiten atyre zonave”, tha Agron Vojniku, Sekretar i BFI-së (Deklaratë e shkëputur nga TV21). Në këtë analizë theksohet se me hyrjen në fuqi të ligjit për sanksionim të qytetarëve deri më 5 vjet burg, në rast pjesëmarrjeje në formacionet ushtarake dh...

Maqedonia para shkaterrimit, nëse ndërpritet puna e Prokurorisë Speciale

10 persona me influencë të madhe nga Maqedonia për të shpëtuar nga burgu dhe hetimet e prokurorisë publike speciale janë të përgaditur edhe ta destablizojnë shtetin shkruan Zhurnal. Kjo dëshmohet qartë me skenarin e fundit ku prokurorja speciale, Katica Janeva pengohet në punën e vet që të mbledh matrialet nga godina e policisë sekrete maqedonase e njohur si Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim(DSK). Profesori universitar, Jove Kekenovski, duke e komentuar tentimin e fundit të pushtetit për të penguar punën e prokurores speciale në DSK që të mbledh të gjitha dëshmit ndaj funksionarëve qeveritar që kanë bërë përgjimet ilegale thekson se në këtë mënyr pushteti dëshmon qartë se është kundër PSP. Mirëpo sipas tij është për keqardhje edhe iniciativa e Todor Petrovit në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të shfuqizojë ligjin për Prokurori Speciale. Ai mendon se nëse dështon puna e PSP-së të drejtuar nga Katica Janeva, atëher Maqedoninë e presin skenaret më të errëta, prandaj tani ës...

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Llërca (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Shtunën në Komunën e Zhelinës vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë në vendbanimet e kësaj komune. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në shkollën fillore në Llërc të Zhelinës. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i zhytur ata në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm. Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare të do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, duke premtuar faljen e kamatave për borxhet publike, si dhe rishqyrtimin e të gjitha proçeseve të montuara gjyqsore. Partia Demokratike Shqiptare është gati t’i prijë një ndryshimi të madh në kulturën e qeverisjes, që në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarë...

Zekolli: Edhe vetë ithtarë të BDI-së po e pranojnë se partia e tyre është mafioze (Video)

Ambasadori Arsim Zekolli ka qenë personaliteti i radhës i intervistuar nga Lajm.TV. një ndër analistët më të spikatur shqiptarë në Maqedoni, ai gjithmonë nga një kënd specifik i qaset zhvillimeve aktuale, duke bë parashikime të thukta për rrjedhën e mëtutjeshme të ngjarjeve. Zekolli ka paralajmëruar shqiptarët që të mos presin më diçka nga Abaz Gjuka, duke tërhequr vërejtjen se nëse nuk bëhen ndryshime do të na mallkojnë gjeneratat e ardhshme. Në këtë intervistë, Zekolli flet edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë te vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi dhe debatin që pasoi në Tiranë dhe Prishtinë pas kësaj vizite. Intervistën e plotë 30 minutëshe, mund ta ndiqni në videon:

Mulla Sula në pazare politike për imunitet

Sulejman Rexhepi ka premtuar edhe përkrahje finansiare për atë “krah partik” i cili do të zotohet se i garanton ose bllokim të proceseve gjyqësore ose imunitet politik duke ia siguruar fitoren e plotë si deputet në njësinë zgjedhore numër një! Mulla Sula deputet?!? Shkruan Bekim Asani Në BDI dhe në filialen e saj finansiare, në BFI, për momentin po vlon një pasiguri totale si dhe një panikë nga bindja se shumë kush, së shpejti, do të përfundojnë përtej grilave të burgjeve të Maqedonisë. Në fakt, ethet e kësaj panike i kanë kapur disa nga kreu më i lartë i BDI-së si dhe në kreun uzurpatorë të BFI-së. Strategjia për rrugëdalje është po ajo që po insistojnë ta zbatojnë “maja” e VMRO-së. Kandidatët potencialë për burgosje shpëtimin po e gjejnë duke qenë bartës të listës në njësinë zgjedhore përkatëse. Në këtë institim të kandidatëve potencial për burgosje, elektorati i rëndomtë po lexon praninë e fajësisë, ndaj dhe ka nisur një iritim i skajshëm i tyre. Elektorati i rëndomtë ka ...

Sllobodan Bogoevski të shtunën sjell detaje të reja për aferën “Telekom”?

Ish drejtori i Shërbimit sekret maqedonas, Sllobodan Bogoevski, të shtunën pritet të paraqesë detaje të reja lidhur me aferën Telekom. Më 22 tetor ai do të bëjë promovimin e një libri autorial që ka të bëjë me historinë e Maqedonisë, lidhur me dilemat e krijuara nëse maqedonasit janë sllavë ose antikë. Mirëpo meqë bëhet fjalë për personin i cili dha dëshminë para gjykatës së Nju Jorkut për aferën Telekom, pritet që gazetarët të shprehin interes për detaje të reja nga Bogoevski për këtë aferë, shkruan Gazeta Lajm. Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Nju Jorkut, Bogoevski ka përmendur kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, dorën e tij të djathtë, Musa Xhaferin dhe ish kryeministrin Vllado Buçkovski, se kanë marrë miliona euro mito nga një ndërmjetësues grek, për të vazhduar monopolin e Magyar Telekomit me çka kanë dëmtuar qytetarët e Maqedonisë. Ai madje pat thënë se edhe atentati ndaj ish funksionarit të BDI-së, Abdylhalim Kasami ka qenë i ndërlidhur me milionat korruptive të aferës Telekom....

Hasanbegasit në pritje të parave që duhet tua dorëzon BFI

Vërshimet në Hasanbeg shkaktuan dëme të mëdha saqë edhe sot e kësaj dite akoma banorët e këtyre vendbanimeve nuk mund të e marrin veten, andaj nevoja për t’i ndihmuar ende është e mirëseardhur. Muaj më parë për këto banorë përpos institucionet shtetërore dhe organizata të ndryshme ndihmë kanë ofruar edhe bashkësitë fetare islame të Shqipërisë dhe Kosovës. Në media u bë e njour se me nga sa para kanë kontribuar këto bashkësi fetare të cilat mjetet i kishin dorëzuar në BFI e që kjo e fundit akoma nuk i ka ndarë në Hasanbeg. Edhe Bashkësia Fetare Islame përmes një apeli nga Sulejman Rexhepi ka kërkuar që të grumbullohen mjete përmes xhamiave të vendit. Edhe pse janë grumbulluar mjete nga mbarë xhamiat edhe sot e kësaj dite nga BFI nuk kanë raportuar se sa janë tubuar dhe si u menaxhuan të njejtat. Banorëte    Hasanbegut kanë qenë të njoftuar për këto donacione nga jasht dhe nëpër xhamia andaj janë në pritje që tua dorëzon Sulejman Rexhepi nga BFI. Pse edhe sot e kësaj dite nuk ...

Kush e ka radhën…!?

Në rrjetet sociale s ërish  po shpërndahet një fotografi e komandantëve të ish-UÇK-së të vrarë pas luftës së vitit 2001 “Kush e ka radhën!?” është porosia që përcillet me këtë foto ku janë të shfaqur disa nga komandantët e UÇK-së të vrarë paslufte duke nisur nga vrasja e 10 viteve më parë e Nuri Mazarit – komandant Strugës, e cila nuk u zbardh asnjëherë dhe që ishte gati një skenarë i ngjajshëm me vrasjen e djeshme të komandant Shqiponjës, informon INA. Më pas radhiten në foto edhe Isa Lika, komandanti i UÇK-së nga Tetova, duke vazhduar me komandantin legjendar Harun Aliu – Kushtrimi. Në këtë foto janë edhe dy komandantët kryesor të betejave të UÇK-së në 2001, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj që u vranë gjatë ngjarjeve të Kumanovës më 9 dhe 10 maj. Pas tyre vjen komandant Xhemail Rexhepi – komandant Shqiponja. Në foton e fundit është një profil i zbrazët duke dhënë porosinë se kush mund të jetë komandanti i radhës./ina

PDSH nga Çairi tregon se kryt e vendin e ka hak! (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Dielën në Komunën e Çairit vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë në vendbanimet e kësaj komune. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në lagjen e Çairit. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve dhe se ata janë fajtorët kryesorë për diskriminimin e egër që u bëhet shqiptarëve në të gjitha fushat. Thaçi më tej u shpreh se qeveritarët e korruptuar të BDI-së e zhytën popullin shqiptar në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm. Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare të do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, duke premtuar faljen e kamatave për borxhet publike, si dhe rishqyrtimin e të gjitha proçeseve të montuara gjyqsore. Partia Demokratike Shqipta...

Olloman Mahmudi: Më shkatërroi “MAFIA URBANE” dhe Komuna e Gostivarit

Shkup, 13 tetor –  Gostivari vazhdon të tronditet me storien rrënqethëse të Olloman Mahmudit të cilit padrejtësisht i merret një  pjesë  e tokës, madje fqiu i vet (Nijazi Mahmudit) edhe pse ka ndalesë. Sipas Olloman Mahmudit, Nijazisë i mundësohet nga ana e zyrtarëve të Komunës të Gostivarit që të bëjë legalizimin e objektit të vet pa leje. Ollomani rrëfen për Zhurnal se Nijazi Mahmudi në mënyrë ilegale ka ndërtuar objekt pa leje, madje e ka legalizuar për shkak të afërsisë me zyrtarë të lartë të Komunës së Gostivarit edhe pse sipas tij, Nijaziu i kishte shkelur të gjitha ligjet. Për shkak të kësaj padrejtësie që i është bërë, Ollomani të drejtën e vet e ka kërkuar edhe në Komunën e Gostivarit që drejtohet nga Nevzat Bejta, por edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Mirëpo për shkak se të drejtën nuk e fitoi asnjëherë, Mahmudi vendosi që të flasë publikisht për “ZHURNAL”, që sipas tij ka një “mafi urbane” në qytetin e Gostivarit, e cila legalizon objekte të...

Molla Sula apo budallai plak STUPID 007

Diplomatet e huaj kur e shohin se vjen Sulejman Rexhepi me kater apo pese vetura luksoze dhe me shtate truproje, fillojne te qeshen me ze, dhe diskutojne me njeri tjetrin se ja po vjen ky budallai plak STUPID 007. Me gjendjen qe mbizotron ne Bashkesin Fetare Islame jane te shqetesuara te gjitha perfaqesite diplomatike ne maqedoni. Te gjithe jane te njoftuar se institucioni i bashkesis fetare islame eshte i stermbushur me narko diler, hajdut, budallenj, zinaqare, pijanec, dhe lloj lloj felliqesire te ndryshme, ndersa nuk mund te gjeshe edhe nje njeri me vlera morale dhe fetare. Diplomat te huaj ndjehen te turperuar kur ne manifestime te ndryshme shteterore e shohin se si kreu i bashkesis fetare islame Sulejman rexhepi vjen i rethuar me gjashte a shtate bodyguard ne stilin e narko dilereve. Te gjithe perfaqesuesit diplomatik dhe funksionaret shteteror fillojn te qeshin kur e shohin dordalecin plak sulejman rexhepin se si aktron ne stilin e filmave kauboj kur shfaqet me kater v...