Skip to main content

BDI pasi i fshiu nga lista zgjedhore, kërkon votën e Diasporës

Diaspora është e çmuar për çdo shqiptar, por jo dhe për partinë shqiptare në pushtet, ku veç fjalëve kurrënjëherë nuk ka mundur të bëjë në të mirë të diasporës. Si përherë eklsponentë të BDI-së luajnë me kartën e fjalëve, pasi veprat e tyre janë shterrur, dhe kështu tentojnë popullin ta manipulojnë përmes llafeve të tyre boshe, shkruan portali Fol.mk.
“BDI në pushtet bashkë me partnerin e tyre VMRO-DPMNE përjashtuan diasporën nga Lista Zgjedhore, pasi për këtë parti vetëm llafet parazgjedhore bëhet të mëdha, ndërsa pas zgjedhjeve trusen nën nënshtrimin e këmbëve të Gruevskit. Por këtë herë populli nuk do mashtrohet, pasi është i vetëdijshëm në dëmin që kanë shkaktuar brenda 14 viteve jetëgjatësi politike në pushtet. BDI dështon me diasporën në dy cikle zgjedhore, pasi vetëm janë premtues, dhe jo realizues. Vlen të kujtojmë lojën e keqe që bënë me Presifentin konsenual, i cili nuk ekzistonte në asnjë kombinatorikë, por vetëm për të plotësuar urdhërat e Gruevskit, e shpikën Presidentin konsensual, që tashmë inatet e kurdisura me Presidentin Gjorge Ivanov është vetëm një truk i cili do mbarojë me zgjedhjet e 11 dhjetorit.”, nënvizon ky portal.
Sipas tij, nga përkrahja që po vjen, duke u bazuar në diasporë kur LR-PDSH-ja bashkë me RDK-në sollën prane vetes njerëz të diasporës që e mbështesnin fuqishëm, pasi platforma e tyre është barabarësia e popullit shqiptar në të gjitha sferat shoqërore. Mbështetja e diasporës për LR-PDSH-në dhe RDK-në bazuar në takimet e tyre me diasporës ishte një tregues i qartë se populli i diasporës ka për të mbështetur politikat e LR-PDSH, si mundësi për të bërë ndryshimin e duhur./fol.mk

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/