Skip to main content

Sulejman Rexhepi në aksion me BDI për marketing politik(FOTO)

Xhamia në  Lagjën e Fushë  Tophanës si duket bëhet temë kyçe për BDI dhe BFI vetëm kur kemi zgjedhje në Maqedoni. Vendi ku u hodh gurthemeli i kësaj xhami gati dy vite qëndron i zbrazur dhe po keqpërdoret vetëm për marketing politik në favor të BDI-së. Herën e parë u hodh gurthemeli në muajin e Ramazanit të  vitit 2014 në  prag të  zgjedhjeve lokale, ndërsa tani shfrytëzohet për zgjedhje të  parakohshme parlamentare. Akoma pa kaluar 12 orë nëpër portale të ndryshme ishte në qendër të kritikave Sulejman Rexhepi në veçanti nga Shoqata Shqiptaro- Amerikane (SHSHA) me qendër në Çikago të SHBA-ve ngase është vë në shërbim të BDI-së  për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se veprimet e tija janë në drejtim të gabuar meqë besimtarët musliman janë anëtarë të të gjitha partive politike dhe jo vetëm të BDI-së. Sulejman Rexhepi është i përfshirë në skandale të shumtë saqë shpëtimin e sheh vetëm tek BDI, andaj jo vetë m BFI-në, por edhe pronën e saj e ka vë në shërbim të politikës për qëllime individuale. Xhamia në Fushë Tophanë po keqpërdoret haptazi nga BDI dhe Sulejman Rexhepi për mashtrim elektoral për dy vite me rradhë. Kjo xhami qëndroi kështu ngase asnjë investitor nuk pranon të bashkëpunoj me kreun e BFI-së dhe atë të  Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Andaj, nëse këtë e bëjnë autoritetet Turke, këtë do e realizojnë drejpërdrejt duke kontraktuar vetë investitori me ndërtuesit turq. Kjo flet për refuzimin e investitorëve turq që të bashkëpunojnë me kryehajnin Sulejman Rexhepi dhe hijenat e tij në BFI.




Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/