Skip to main content

BDI dhe Sulejman Rexhepi koordinohen për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në maqedoni që do të mbahen më 11 dhjetor 2016 partitë politike bëjnë edhe kalkulimet e tyre të fundit. Partia që më së shumti është në ethe parazgjedhore është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila mundohet që të shfrytëzojë çdo zbraztirë për të marrë ndonjë votë. Partitë e posa hapura bëjnë llogartitë se do të triumfojnë në këto zgjedhje kinse anketat që realizohen nga zyra të ndryshme po nxjerrin rezultate shumë pozitive, gjëra këto që bëhen fillimisht nga zyra të panjohura dhe që epilogu vjen pasë pagesave të majme që u bëhet këtyre zyrave për të nxjerr shifra të larta nga numri i anketuesve. Parti e vetme favorite në këto zgjedhje është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila fitoren e sheh vetëm nëse merren masa dhe nuk tolerohet vjedhja e votave nga partitë në pushtet gjegjësisht nga BDI. PDSH vazhdimisht është ankuar se dëmtoeht nga BDI për shkak të vjedhjes së votës, fatkeqësisht edhe institucionet vendit edhe ato ndërkombëtare nuk kanë marrë masa deri më tani. PDSH ka potencuar disa herë se që nga zgjedhjet 2002 e deri tek ato më të fundit qoft në zgjedhje parlamentare ose lokale ka qenë e dëmtuar pikërisht me vjedhje votash nga BDI. Andaj, kësaj rradhe humbjen është duke e ndje BDI sidomos me pakënaqësitë që shihen në opinion ku në çdo segment kritikohet dhe qortohet nga qytetarët. Pas Monstrës, Kumanovës, Hasanbegut, përgjimeve, vrasjes së Komandant Kushtrimit, vrasjes së Komandant Shqiponjës, burgosjeve të ndryshme, dështimeve ekonomike, dështimeve në pushtetin qëndror dhe lokal ka bërë që revolta të jetë tejet e madhe tek qytetarët. Pas këtyre ngjarjeve BDI po përjeton zbehje të madhe, andaj shpëtimin po e sheh tek kryehajni Sulejman Rexhepi i BFI-së. Sulejman Rexhepin e BFI-së nuk ka zyrë, institucion e vendit dhe ndërkombëtare, ambasadë, medium që nuk e bojkotojnë për krimin, korrupcionin, vjedhjen, tradhëtin, manipulimet dhe keqpërdorimet që i bënë në institucionin që drejton. Burime të sakta që janë dorëzuar në portalin tonë flasin se Izet Mexhiti bashk me disa persona ditë më parë në selinë e BFI-së takoi  Sulejman Rexhepin. Nga takimi në fjalë mësohet se janë konsultuar si të veprohet në këto zgjedhje, votat e diasporës dhe bashkëpunimi mes BDI e BFI në këto zgjedhje.  Interesi i Sulejman Rexhepi të bashkëpunon me BDI për t’I shpëtuar Prokurorisë Speciale Publike dhe institucioneve të drejtësisë pas gjithë krimeve dhe kriminalitetit të bërë ën BFI viteve të fundit./fokusinews/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/