Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2015

Me shkas: Këshilli i Sulejman Rexhepit apo i Fetvave të BFI-së

Shumë është e freskët fotoja e Sulejman Rexhepit e realizuar me Ermira Mehmetin. Pytja ime ishte dhe do të mbetet: Sa është e lejuar që një burrë (“lider i muslimanëve”) gjatë realizimit të një fotoje të ngjitet me trupin e dy femrave?! Akoma nuk e kemi të qartë qëndrimin e disa “evlijave me mjekra të laramanta” të cilët deri dje çfarë nuk thanë për njëri tjetrin dhe anasjelltas, Sulejman Rexhepi me Bekir Halimi, Ferid Selimi, Remzi Isaku, Ramadan Ramadani, Muhamed Zekiri, etj. Si heshtin për këtë skandal dhe këtë haram të Sulejman Rexhepit është befasi, bile bile si duket e llogarisin si të arsyeshme meqë janë shpërblyer për heshtjen dhe bashkëpunimin që kanë lidhë. Apo e llogarisin të arsyeshëm këtë mëkat meqë tërë ditën kishte “agjëruar” Sulejman Rexhepi! Shkruan: Idriz Bajrami  Kaluan goxha ditë, por akoma nuk kemi qëndrim dhe përgjigje institucionale nga Këshilli për Fetva i BFI lidhur me sjelljet jo islame të Sulejman Rexhepit. Sjelljet e tija janë jasht kornizës ...

MASH: Nuk është në kompetenca tona evaluimi i institucioneve të arsimit të lartë

Në përputhshmëri me Nenin 77-a të Ligjit për arsim të lartë, me qëllim të zhvillimit dhe ruajtjes së kualitetit të arsimit të lartë, në çdo dy (2) vite, detyrimisht realizohet rangimi i të institucioneve shtetërore dhe private të arsimit të lartë, të regjistruara në Regjistrin e institucioneve të arsimit të larta në Republikën e Maqedonisë. Rangimi i institucioneve të arsimit të lartë e realizon subjekti juridik i zgjedhur në bazë të shpalljes publike ndërkombëtare, në një procedurë të regullt të paraparë sipas Ligjit për furnizime publike. Kriteriumet e Subjektit (operatorit ekonomik) i cili bën rangimin e institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë janë të përshkruara me Nenin 77-a të Ligjit për arsim të lartë. Mjetet e nevojshme për realizimin e rangimit të institucioneve të arsimit të lartë sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Konform asaj që u theksua më sipër, deri më tani është realizuar dy herë, në çdo dy vite, rangimi i institucioneve të arsimit ...

New York Times: Rruga e emigrantëve për në Europë zhvendoset në Ballkan

Rick Lyman,  New York Times Vala e emigrantëve për në Europës nga vendet e luftës dhe të varfra të Lindjes së Mesme, Afganistani dhe Afrika ka ndryshuar muajt e fundit. Ata lëvizin tani me tokë përmes Ballkanit Perëndimor, në numër të përafërt me ata që futeshin në kontinent nga Italia. Shumica e Europës është e tronditur nga dallga e njerëzve që kërkojnë siguri, punë dhe një jetë më të mirë – por që kanë burime të kufizuara, tensione të larta etnike dhe fetare. Rruga e re po shkakton dhe një rritje të shpejtë të ndjenjave kundër emigrantëve në Ballkan dhe Europën qendrore, duke shtuar përkrahjen për partitë nacionaliste dhe dëshirën për protesta në shumë vende. Kriza ekonomike në Greqi, pika kryesore e zbarkimit të emigrantëve në Europë që nisen drejt Ballkanit, mund t’i frenojë përpjekjet për të kontrolluar rrjedhën duke pakësuar vëmendjen politike dhe paratë e dhëna për garantimin e kufijve të vendit. Ndryshimi i rrugës së emigrantëve u bë i dukshëm nga janari në qersho...

Po pëson BFIM-ja: DISKUTABILITETI LIDHUR ME LEGJITIMITETIN E KRYETARIT TË BFI-së

Definitivisht, për vite të tëra Sulejman Rexhepi na bind se nuk është njeri i parimeve, sa herë ka folur e ka premtuar disa punë dhe krejt në fund sillet sikur asgjë nuk ka thënë! Padyshim se kjo veti aspak nuk mund të jet islame, dhe me te drejtë flitet për ndonjë pazarë në dëm të muslimanëve! Kaluna disa vite, opinionit nuk i është thënë se si ngeli puna me Burmali xhaminë!Pse heshtë tani, pas gjithë asaj zhurme që bënte!? Shkruan: Samet Avdiu Të jesh në krye të një institucioni duhet të kesh legjitimitet jo vetem nga disa njerz apo përkrahës që për interesat e tyre personale i mbyllin sytë para të vërtetës! Ashtu njejtë siç i mbyllën veshët e tyre para një sharje banale nga i quajturi Reis ulema, Sulejman Rexhepi. Deri më sot opinionit i mungon një përgjigje e bazuar në Kushtetutë, Rregullore të zgjedhjeve dhe akteve të tjera normative të BFI-së Nuk ka dyshim se Sulejman Rexhepi është një nga personat më të urryer në Maqedoni, këtë deregje e ka arritur falë shkeljeve, gaf...

ANALIZË/ Kush e Provokoi Turqinë dhe si u trondit ekuilibri pas marrëveshjes me Iranin: Përgjigja e fortë e Ankarasë

Marrëveshja e fundit e Fuqive të Mëdha me Iranin ka tronditur ekuilibrat në Lindjen e Mesme duke vënë Turqinë në qendrën e rrezikut të destabilitetit, por siç duket tentativa ka dështuar. Ankaraja ka nisur prej ditësh një ofensivë të vërtetë ushtarake, diplomatike dhe ekonomike duke marrë rreth vetës të gjithë aleancën e NATO-s, edhe pse ka pasur liderë perëndimorë që kanë shfaqur dredhinë e tyre ndaj Turqisë. Ndërkohë që Turqia po niste një proces paqësor me kurdët, madje u fol edhe për një koalicion të përbashkët qeveritar, dikush sikur i hodhi “benzinë zjarrit” duke nxitur një shpërthim sulmesh terroriste dhe si pasojë zemërimin e Ankarasë. Turqia së bashku me SHBA ka nisur një seri sulmesh në Siri dhe Irak kundër ISIS dhe paramilitarëve të PKK-së në një operacion që siç duket do të shkojë deri në fund. “Nuk do të ketë kthim prapa”, tha presidenti turk, Erdogan, ndërsa po nisej në një vizitë në Kinë, ku ka marrë me vete edhe një grup të madh biznesmenësh turq, në një ofensi...

Policia izraelite hyn me forcë në xhaminë Al- Aqsa

Policia izraeliane hyn në Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem, vendi i tretë i shenjtë në fenë Islame, duke sjellë reagimin e ashpër e banorëve palestinezë të qytetit. Izraelitët kanë hedhur bomba me gaz lotsjellës brenda Xhamisë dhe policia ka bllokuar hyrjen në vendin e faljes. Ndërhyrja e policisë sipas saj është bërë për të kapur palestinezët e dyshuar se kanë përgatitur një atentat me bombë. Siç bën të ditur La Repubblica, në kohën e ndërhyrjes së policisë kishte mjaft besimtarë duke u falur. Incidenti normalisht pritet të përkeqësojë situatën pasi forcat izraelite shikohen si një kalim të të gjitha caqeve. Në rrjetet sociale është përhapur indinjimi i myslimanëve në të gjithë botën ku dënohet “sulmi sionist” në vendin e shenjtë./tesheshi.com/

Edhe një vrasje në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Sot ka ndodhur edhe një vrasje në Kumanovë.Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë rreth orës 11.00 kur një person i panjohur ka vrar 71 vjecarin,ndërsa ka plagosur djalin e tij 30 vjecar nga Kumanova. Nga lëndimet e marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital. Autori i krimit është në arrati, policia ka bllokuar vendin e krimit dhe bënë ekspertizën. Ndryshe para disa ditëve në këtë qytet u vra Xhemail Rexhepi i njohur si  komandat "Shqiponja".

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e...

Ibrahim Kelemendi, për vrasjen e Argëtim Asanit: I lumtë dora atentatorit!

Ibrahim Kelmendi, një nga veprimtarët e LPK-së dhe UÇK-së, e këshilltar i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në opinion flitet se është mik shumë i afërt me Ali Ahmeti liderin e BDI-së ka “ngushëlluar” zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferin, për vrasjen e Argëtim Asanit. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë! “KUSH PO THOTË NUK KA ALLAH...!?! SOT E DËNOI EDHE NJË KRIMINEL! ‘Ngushëllime’ Musa Xhaferit, zv-kryeministër i RM, i cili e mori kriminelin Aratan/Argëtim nga radhët e krimit të organizuar dhe e bëri zv-drejtor republikan në DAP/UJP, për të rritur mundësitë e tij për shpërdorime më të mëdha kriminale... Për atë që nuk janë të informuar, viktima e sotma ishte kusheri dhe truprojë e një viktime supër të famshme si kriminel, narkodiler, marionetë e shërbimeve serbe e makedone, vëllamë i Arkanit..., Petrit Ame. Për të thuhet se e vranë në Prishtinë pjestarët e UÇK-së pas mbarimit të Luftës, për të marrë hak për krime të luftës... Edhe viktima e sot...

Bozhinovski: Gjatë aksionit të Kumanovës tërë kohën kanë qenë në lidhje Mijallkov-Xhaferi-Ahmeti

Zoran Bozhinovski është gazetari kontrovers dhe i akuzuar për spiunim nga autoritetet e Maqedonisë, që po vazhdon me publikimin e dokumenteve dhe materialeve që kanë të bëjnë me rastin e Kumanovës.  "Aksioni i policisë në Kumanovë më 9 maj është udhëhequr nga shtabi i MPB-së nën drejtimin e Sasho Mijallkov dhe ku ka qenë edhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Ai përmend këtu edhe zyrtar tjerë të policisë, ndërsa në lidhje tërë kohën me Mijallkov kanë qenë Musa Xhaferri dhe Ali Ahmeti”, - thekson Bozhinovski.

Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mëshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ka publikuar edhe një bisedë që pretendon se është e përgjuar, në lidhje me degën e Kumanovës, dhe rezistencës së kryesisë legjitime të degës së Kumanovës, që mos të dëgjojnë dirigjimet e Ali Ahmetit.   Bozhinovski publikon në profilin e tij në Facebook një bisedë midis Beg Rizajt dhe një personi me emrin Shefki.  Më poshtë po ju prezentojmë një përkthim joformal nga biseda e publikuar në gjuhën maqedonase nga ana e Bozhinovskit.  Beg Rizaj: çka bête me zgjedhjen e kryetarit të degës së BDI në Kumanovë?  Shefki: Shoku, nuk po na lëjnë rehat, do të bëhët gjaku deri në gjunj  Beg Rizaj: çka do që të bëni, mos lëshoni pe Shefki: Jo shoku. Lexo në internet, dham deklaratë për Alsat M dhe shihe.  Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush  Shefki: Mos u mërzit shoku, votom Zoti mund të na frigon, e jo Beqa. Kam hy për me vdek.  Beg Rizaj: Jepju afat prej 3 d...

OPINION: “MONSTRA” dhe Sulejman Rexhepi

Deklarata e Sulejman Rexhepit “Tragjedinë në Kumanovë e shkaktuan kriminelët dhe terroristët”, në fakt ishte një “pendesë” e përkulur para Gruevskit të cilit ia çoi porosinë: “Në të tilla aksione, jam me ty, familjarisht” Nga Artan Jusufi Këto ditë lexuam një opinion i cili në masë të konsiderueshme tek të gjithë lexuesit shkaktoi një keqardhje, shkaktoi ndjenjën e mjerimit kombëtar. A ka më mjerim se sa të kemi në krye të një institucioni fetar njeri skajshmërisht të politizuar siç është Sulejman Rexhepi. Ky njeri BFI-në e paska shndërruar në xehërore të BDI-së dhe, kjo është më se e vërtetë. Të gjithë jemi dëshmitarë se, dashuria në mes të këtyre dy subjekteve u shtua dhe u rrit deri në gradën më të lartë përvëluese. Pas kësaj grade çdo herë pritet ndonjë avari. Zoti hajër ishalla, sebepxhinjëve iu çaftë koka! Të gjithë e dinë momentin e lëvizjes, animit politik të Sulejman Rexhepit me fillimin e “bombave”. Ky aktivitet i “partisë mëmë” të Molla Sulës, i dha krah këtij...

Arena e debatit në Parlament midis Alitit të BDI-së dhe Ibrahimit të PDSH-së

Ribalanci i buxhetit të shtetit në Parlamentin e Maqedonisë ka nxitur debate midis dy partive shqiptare BDI dhe PDSH. Një debat i ashpër është zhvilluar midis deputetit të BDI-së, Rafis Aliti dhe deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

30 ditë paraburgim për dy vrasësit e dyshuar të Komandant Shqiponjës

Dy të dyshuarit për vrasjen e Xhemail Rexhepit- Komandant Shqiponjës u dënuan me 30 ditë paraburgim. Tek to është gjetur edhe arma me të cilën është kryer vrasja.   Nga Prokuroria publike informuan se prokurori kompetent ka kryer ekspertizë në vend ngjarje dhe ka dhënë urdhër për kryerjen e obduksionit dhe ekspertizës së armëve dhe dëshmive video.   Vrasja e Komandant Shqiponjës është incizuar nga 12 video kamera, shkruan Utrinski Vesnik.   Tash për tash organet kompetente nuk dolën me informacione më të zgjeruara për vrasjen./lajmpress/

UDBA shpëtoi agjentët e vet nga lustrimi në Maqedoni

Publiku në Maqedoni asnjëherë nuk do t’i kuptojë emrat e vërtetë të agjentëve me emrat e koduar: Konsultant, Delegat, Patnik, Rashomon, Gavran, Bankari, Radika, Pollog dhe Konobar. Këta 10 emra të konspiruar janë kodoshët e UDBsë, SDBsë dhe KOSit për të cilët me vite në publik, por edhe në intervista të njëpasnjëshme, shefat e pensionuar për shërbimet sekrete kanë thënë  se edhe sot ata ndodhen në pozita të mira në vend dhe kanë qenë (kundër)zbulues të rregullt. Por meqë lustruesit tanimë nuk do të lustrojnë, dosjet e tyre do të mbeten gjithmonë të vulosura, shkruan Plusinfo, transmeton “lajmpress”. Sekret do të mbesin edhe 8 agjentët kryesorë të shërbimit sekret të cilët kanë qenë nën komandën direkte të kryesisë partiake në Beograd, dosjet e të cilëve janë ruajtur deri para 2 muajve në arkivat e BIAs, ndersa pas kësaj janë transferuar në arkivin shtetëror të Serbisë, ku ende janë të vulosura si “sekrete shetërore rreptësisht konfidenciale”. Fundi zyrtar i lustrimit do të b...

NË SHËNJESTËR: PAKT ME DJALLIN

Të gjithë organet e BFI-së, së këndejmi, edhe myftinjtë, ashiqare po e shohin se si Sulejman Rexhepi, gabim pas gabimi, dita ditës, po e trashë zullumin, ndërsa të gjithë i duartrokasin! Sillen kësisoj sepse me këtë sjellje e blejnë paqen me Sulejman Rexhepin apo sepse ky është pakti i tyre me djallin Shkruar nga teologë të papunësuar Ka disa teologë të denjë për të bartur epitetin munafik të cilët, në Lëvizjen për reforma në BFI, shohin hile, shohin rrezik, shohin destabilizim të pozitave të tyre të pamerituara, të cilat i kanë të garantuara vetëm nëse i sillen nën vegë Sulejman Rexhepit. Mëkat! Gjynah prej gjynaheve të mëdha! Me këtë koncept të tyre, të gjithë këta teologë munafikë në fakt vetëm sa e përbuzin Fjalën e Shenjtë, vetëm sa i shmangen ajeteve kuranore dhe i bëjnë temena vetë djallit. Allahu xh.sh. fort mirë porositë që padrejtsitë duhet të korrigjohen, qofshin ato edhe nga testamentlënësi. Le ta zbërthejmë këtë fenomen përmes problemeve që janë gjigante në BFI! Për...