Skip to main content

OPINION: “MONSTRA” dhe Sulejman Rexhepi

Deklarata e Sulejman Rexhepit “Tragjedinë në Kumanovë e shkaktuan kriminelët dhe terroristët”, në fakt ishte një “pendesë” e përkulur para Gruevskit të cilit ia çoi porosinë: “Në të tilla aksione, jam me ty, familjarisht”

Nga Artan Jusufi

Këto ditë lexuam një opinion i cili në masë të konsiderueshme tek të gjithë lexuesit shkaktoi një keqardhje, shkaktoi ndjenjën e mjerimit kombëtar. A ka më mjerim se sa të kemi në krye të një institucioni fetar njeri skajshmërisht të politizuar siç është Sulejman Rexhepi. Ky njeri BFI-në e paska shndërruar në xehërore të BDI-së dhe, kjo është më se e vërtetë.
Të gjithë jemi dëshmitarë se, dashuria në mes të këtyre dy subjekteve u shtua dhe u rrit deri në gradën më të lartë përvëluese. Pas kësaj grade çdo herë pritet ndonjë avari. Zoti hajër ishalla, sebepxhinjëve iu çaftë koka!
Të gjithë e dinë momentin e lëvizjes, animit politik të Sulejman Rexhepit me fillimin e “bombave”. Ky aktivitet i “partisë mëmë” të Molla Sulës, i dha krah këtijë farë teologu që të anojë nga kjo parti, sepse, me këtë anim do ta nënshtronte për një çast edhe vetë partinë e Ali Ahmetit, BDI-në! Sulejman Rexhepi i premtoi rrast Zoran Zajevit se do ta ketë përkrahjen maksimale të BFI-së në këtë aksion. Madje i tërë opinioni e di se, Sulejman Rexhepi edhe publikisht doli në përkrahjen e Zajevit, i bindur se, ky pushtet do të detronizohet deri në shkatërrim si kulla prej letre dhe se, me ardhjen e LSDM-së në pushtet do të mbyllen të gjitha mundësitë e lustrimit të Molla Sulës, të paktën përderisa do të jetë gjallë!
Këtë lëvizje politike parisë së BDI-së do t’ia shpjegojë si aktivitet të vetë Sulejman Rexhepit për ta penguar Zajevin në publikimin e “bombave” të rënda dhe diskredituese për BDI-në. Kjo i konvenoi tepër shumë kësaj Partie, madje u bënë edhe vetëborxhëlinjë duke i premtuar se një ditë edhe të pamundshmen do ta bëjnë “të mundshme” për Molla Sulën.
Cilës “bombë” po i frikësohej kaq shumë BDI-ja, por edhe vetë Sulejman Rexhepi, i cili, kurrë nuk e fshehu miqësinë e ngushtë që e ka me Shenasi Mehmetin dhe me Beqir Hasanin. “Monsta” ishte ajo “bombë” që po e tmerronte BDI-në dhe Ali Ahmetin. Afrimi i Molla Sulës te Zoran Zajevi bëri që, ky i dyti, nga gatishmëria e sigurtë për ta publikuar këtë “bombë”, hoqi dorë në momentin e fundit duke u justifikuar se mund të shkaktojë pakënaqësi qytetare! Dhe, Molla Sula si dhe Zajevi zgjodhën që, për hirë të qetësinë qytetare t’i kalbin në burg ca shqiptarë absolutisht të pafajshëm. A nuk janë këta dy “liderë” bashkëpjesëmarrës në një krim terrorist të kryer nga strukturat e caktuara të shtetit?!
Po sa i ha palla Sulejman Rexhepit për “Monstrën” dhe për LSDM-në e Zoran Zajevit? Aspak! Në momentin kur u kumtua lajmi se Komisioni për Lustrim mbyllet, animi politik i Molla Sulës e ndërroi kursin politik për 180 gradë. Nuk është më në interes personal të Molla Sulës as LSDM-ja dhe as Zajevi. Prishja e niqahit me Zajevin arkëtoi në konton e Molla Sulës 75 mij euro të cilat Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi, publikisht ia dhuroi Fakultetit të Shkencave Islame. Që nga ky moment, Sulejman Rexhepi do ta dëshmojë edhe praktikisht se është lojtar tashmë i shitur te ekipi i BDI-së dhe se, me të gjitha kapacitetet e tij do të vihet në fushatën fituese të kësaj partie në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të cilat Qeveria aktuale u detyrua nga ndërkombëtarët.
Sulejman Rexhepi tashmë e ka të lexuar strategjinë se si do të fitojnë bindshëm këta të VMRO-së së cilës do t’i duhet një partner shqiptar. Partneri më i përshtatshëm dhe më pak kokëçarës gjithësesi që është BDI-ja e cila po kërcënohet nga “BESA”. Lëvizja e Ziadin Selës do të luftohet deri në “vdekje” nga vetë Menduh Thaçi, kështu që nuk ka nevojë asnjë subjekt tjetër të lëshohet në eliminim të këtij kërcënimi për BDI-në. Mjafton Menduh Thaçi! Ndërsa sa i përket “BESËS”, e cila tërheq edhe një numër të teologëve dhe aktivistëve të shoqatave të ndryshme islame të vendit, këtu gjithësesi që BDI-së i duhet një “faktor”. Dhe, “faktor” më të përshtatshëm se Molla Sula nuk kanë. Kjo është edhe një arsye plus që e shpjegon lidhshmërinë siameze të BDI-së me BFI-në, gjegjësisht të Musa Xhaferrit me Sulejman Rexhepin, edhe pse në këtë lidhje nyje mund të dalë Blerim Bexheti. Për këtë fenomen  më tepër do të flitet me fakte e me argumente në një nga shkrimet e radhës.

Nga BDI-ja Sulejman Rexhepi nuk ka kërkuar asgjë. Madje këtë e ka pranuar publikisht në një drekë në ditën e dytë të Bajramit. Prej BDI-së e ka të garantuar fitoren e kësaj partie dhe futjen e sërishme në qeverisjen e vendit bashkë me VMRO-në. Garancia edhe më e fuqishmë është që, me këtë rast, do të ndikojnë fuqishëm në amnestinë e Sulejman Rexhepit nga ana e Nikolla Gruevskit, për ç’gjë, Molla Sula ka deklaruar, po në këtë drekë se, është i gatshëm që sërish ta bekojë dhe ta lusë Allahun Mëshirëplotë që ta shpërblejë me xhennet Gruevskin. Hajde i pabesë e i pafe, hajde. Qufri nuk ka brirë!  

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/