Skip to main content

UDBA shpëtoi agjentët e vet nga lustrimi në Maqedoni

Publiku në Maqedoni asnjëherë nuk do t’i kuptojë emrat e vërtetë të agjentëve me emrat e koduar: Konsultant, Delegat, Patnik, Rashomon, Gavran, Bankari, Radika, Pollog dhe Konobar. Këta 10 emra të konspiruar janë kodoshët e UDBsë, SDBsë dhe KOSit për të cilët me vite në publik, por edhe në intervista të njëpasnjëshme, shefat e pensionuar për shërbimet sekrete kanë thënë  se edhe sot ata ndodhen në pozita të mira në vend dhe kanë qenë (kundër)zbulues të rregullt. Por meqë lustruesit tanimë nuk do të lustrojnë, dosjet e tyre do të mbeten gjithmonë të vulosura, shkruan Plusinfo, transmeton “lajmpress”.
Sekret do të mbesin edhe 8 agjentët kryesorë të shërbimit sekret të cilët kanë qenë nën komandën direkte të kryesisë partiake në Beograd, dosjet e të cilëve janë ruajtur deri para 2 muajve në arkivat e BIAs, ndersa pas kësaj janë transferuar në arkivin shtetëror të Serbisë, ku ende janë të vulosura si “sekrete shetërore rreptësisht konfidenciale”.
Fundi zyrtar i lustrimit do të bëhet më 1 shtator. Deri atëherë Komisioni për Verifikimin e Fakteve do të ekzistojë si subjekt juridik dhe nuk do të mund të lustrojë. Dosjet sekrete do të kthehen ashtu siç kanë ardhur, gjegjësisht në arkivin shtetëror, në DSK, dhe SBIR.
Ish anëtari i Komisionit, Çedomir Damjanovski, tha se që të jepet vlerësim se a ka qenë lustrimi i suksesshëm apo jo, varet se nga cili këndvështrim shikohet.
“Nëse e shikojmë nga ajo e drejta, që të locohen dhe të mos u lejohet atyre personave të vijnë në funksion dhe të shpallen kodoshë, atëherë mund të them se lustrimi është i pasuksesshëm. Por nëse ë shikojmë nga pozicioni që të sulmohen ata që kanë mendim ndryshe dhe të shfaqen para popullit, atëherë ajo është me sukses” ka thënë Damjanovski.
Zyrtarisht janë lustruar 198 qytetarë, ndërsa 96 prej tyre janë të vdekur. I pari që është lustruar është kryetari i forcave majtiste të Titos, Sllobodan Ugrinovski, ndërsa e fundit është lustruar nëpunësja e pensionuar e SDB-së Jelica Samonikova.
Në duart e lustruesve, kanë kaluar 30.000 dosje. Lustrimi ka zbuluar edhe një punë të pazakontë. 20 % e të lustruarve janë anëtarë të LSDM-së, mes tyre edhe ish ministra. Por, prandaj të gjithë funksionarët e VMRO-së janë të pastër, askush nga to nuk ka qenë bashkëpunëtor i asnjë shërbimi sekret maqedonas, as në sistemin e mëparshëm as në vitin 1992 dhe as sot. Një ashtu të pastër janë në të kaluarën dhe sot edhe deputetët e BDI-së.
Pas raportit të eksperit Vajnhart Pribe, kërkesë për përfundim të Komisionit të Lustrimit kanë sjellë edhe deputetët e VMROsë dhe BDIsë, respektivisht Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Talat Xhaferi dhe Rafiz Aliti.
Lustrimi në Maqedoni as që ka filluar, ka deklaruar deputeti i BDIsë, Rafiz Aliti.
“Të lustruara janë vetëm disa funksione dhe nuk ka pasur asnjë pasojë në to. Qëllimi i ligjit ka qenë që të zbardhen masakrat e luftës në Prilep, Tetovë dhe Bllacë. Të dihet se kush i ka sjellë ato vendime. Mijëra shqiptarë janë në burg, një pjesë e tyre janë eliminuar nëpër burgje. Me këtë ligj ne kemi arritur që të zbardhim emrat e atyre që kanë sjellë vendimet. Ne si shtet duhet t’i kërkojmë dosjet nga Beogradi që të bëhet lustrim i vërtetë. Përderisa kjo nuk ndodh, shumë çështje do të ngelen të hapura, këtë ua kemi borxh atyre që kanë qenë viktima të komunizmit” ka deklaruar Aliti./ina/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...