NISMA për ndryshime në BFI nuk e ka ndërmend të ndalet deria sa të ik Sulejman Rexhepi, andaj sot reaguan shumë zëshëm ndaj publikimit të fundit të shërbimit për informim të BFI. Ja në vazhdim reagimin e plotë të NISMËS: “A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t'u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!” (Hashr, 11) Këto ditë, nëpër disa portale të paguar nga Sulejman Rexhepi u publikua një “editorial” i tij, përplot ofendime, fyerje, madje edhe me elemente të qufrit. Sulejman Rexhepi, përmes “shërbimit për informim” të cilin e aktivizon vetëm kur ndodhët në zgripc të greminës, edhe një herë shfrytëzoi rastin për të hedhur gurë e dru mbi Lëvizjen për reforma në BFI-në, e cila ngadal por me h...