Skip to main content

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Shqipëri

TIRANË – Është mbyllur procesi i votimit pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë për zgjedhjet vendore në vend. Pas një procesi maratonë që ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, procesi i votimit është mbyllur pas orarit zyrtar të parashikuar, raportojn mediat vendase.
Anëtarët e Komisionit të Qendrave të Votimit, sipas detyrimeve ligjore dorëzojnë kutitë e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore pranë KZAZ-ve (Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve)  për ti hapur më pas rrugë procesit të numërimit të votave.
Gjatë ditës së sotme në vend janë shfaqur disa problematika në disa qytete, kryesisht që lidhen me gabimet e shtypit në fletët e votimit, në nisjen me vonesë të procesit të votimit në disa qendra votimi, bllokimi i votimit në disa qendra votimi, etj
Ndërkohë pjesëmarrja në votime pritet të bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi të përpunohen të dhënat nga të gjitha qarqet e vendit, pasi aktualisht ka të dhëna vetëm për disa qendra votimi. Nga ana tjetër sipas të dhënave paraprake të dhëna nga KQZ pjesmarrja në votime është rreth 45 përqind.
Procesi i sotëm është ndjekur në terren nga disa diplomatë të lartë të akredituar në Shqipëri, ku kanë monitoruar nga afër procesin e votimit dhe pretendimet e forcave politika për problemet e shfaqura.
Një sërë organizatash dhe institucionesh të rëndësishme ndërkombëtare dhe vendore kanë monitoruar procesin e sotëm të votimit, si delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, OSBE, disa organizata jo qeveritare, etj, të cilët do të paraqesin edhe raportet e tyre mbi procesin zgjedhor.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Zyrtarisht në këtë zgjedhje garojnë 63 parti politike, ndërsa në garë janë gjithsej 157 kandidatë për 61 bashki. Janë regjistruar dy koalicione të mëdha, konkretisht Aleanca për Shqipërinë Europiane, që kryesohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë, dhe që përbën bllokun e shumicës, por që ka tërhequr rreth vetes edhe parti të tjera jashtë koalicionit qeverisës. Nga ana tjetër, në spektrin opozitar është koalicioni i quajtur Aleanca Popullore për  Punë dhe Dinjitet, i përbërë nga 15 parti politike. Ndërsa 11 parti konkurrojnë jashtë koalicioneve. Në disa bashki të vendit janë në garë edhe kandidatë të pavarur.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/