Skip to main content

Opinion: Ramazani, muaji i formësimit dhe ngritjes shoqërore

Shkruan: Ibrahim Shabani

“ E kush nga ju e përjetoj këtë muaj, le të agjërojë…” (Bekare:185)

Shikuar pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit nga besimtarët musliman na flet se kemi të bëjmë me një muaj të veçantë, të dalluar, madhështor dhe përplotë vlera. Një muaj që luan një rol të jashtëzakonshëm tek individi dhe në tërësi në shoqëri. Vlerat e këtij muaji në mënyrë madhështore i përshkruan Kurani dhe Muhamedi a.s., andaj përjetimi i tyre demonstron një kënaqësi të veçantë.  Ndikimin që ka ky muaj në sendërtimin e besimtarit është i shumëanshëm, andaj përkufizimet janë të ndryshme dhe si i tillë meriton të quhet me shumë emra.

Konceptet e muajit të Agjërimit
Para se të flasim mbi atë se është muaj i Kuranit, solidaritetit, ibadetit, edukimit, moralit, barazisë, mbi të gjitha është muaj i adhurimit. Besimtari për një periudhë një mujore respekton një porosi dhe urdhër të Krijuesit , Allahut Fuqiplotë. Në fakt ai bënë një ibadet që nuk i ngjanë asnjë tjetër jasht këtij muaji, një adhurim që ka peshë specifike tek Allahu i Lartësuar. Sentence Kuranore: “ E kush nga ju e përjetoj këtë muaj, le të agjërojë…” (Bekare:185), dëshmon konceptin e adhurimit, por gjithsesi të ndërtimit të personalitetit të njeriut, formësimin e tij intelektualo-akademik, ngrtijen e shkallës së moralit, qetësinë shpirtërore, edukim individual dhe kolektiv, etj. Nga këtu mësojmë konceptin e ibadetit, barazisë shoqërore, konceptin e solidaritetit, dorështrirjes, megjithatë në mënyrë shpirtërore mësojmë dhimbjet e nevojtarëve dhe kategorisë së përvuajtur të shoqërisë tonë, skamnorëve. Vlera e këtij muaji është specifik në fakt nuk mund të jetë i barabartë me atë të muajve tjerë. Sëkëndejmi mikëpritja e këtij muaji bëhet më ndryshe se sa ndaj të tjerëve, andaj në atë formë përcillet. I dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. thoshte:” Sikur ta dini vlerën e këtij muaji ( agjërimit) do të dëshironit që tërë vitin (jetën ) të agjëroni”. Në të kundërtën ai që pa fije arsyetimi nuk respekton porosinë e Allahut gjegjësisht nuk agjëron, e prish një ditë nga ky muaj, nuk ka mundësi të kompensojë edhe sikur të agjëroj tërë jetën. Muhamedi a.s thoshte: “Kush e prishë një ditë agjërimi në Ramazan pa arsye e pa sëmurje, nuk mund të kompensojë as me agjërim shekullor.” Kjo vepër tek Allahu Fuqiplotë vlerësohet tejmase, andaj edhe shpërblimi vetëm për këtë obligim është i  padefinuar të cilin na e vërteton Hadhithi Kudsij: “Agjërimi është për Mua ( Allahun) dhe vetëm Unë e shpërblej”       
Muaj i revelatës Hyjnore                      
Potencuam se është muaj i Kuranit, kemi përkufizuar ashtu ngase pikërisht në këtë muaj ka filluar të shpallet për të udhëzuar, për të vë themelet e shoqërisë së shëndoshë, për të ndërtuar dhe zhvilluar vlerat Islame. Allahu Fuqiplotë thotë: “ Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet, zbret Kurani që është udhërëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”( Bekare:185)! Mund të marrim në konsideratë arsyet që ka filluar të shpallet pikërisht në këtë muaj? Pikënisja e shpalljes së revelatës Hyjnore në këtë muaj ka qëllim specifik, andaj nuk janë të rastit edhe Ajetet ( vargjet, fjalët) e para të shpallura që kanë përqëllim edukimin, formësimin, ngritjen, ndërtimin e njeriut dhe shoqërive në tërësi. Kurani është e vetmja shpallje Hyjnore e ruajtur deri më tani në formë autentike për nga aspekti i origjinalitetit, andaj për shoqërinë muslimane shërben fillimisht si libër i shenjtë, por gjithashtu edhe si Kushtetutë, kornizë që ka definuar gjithçka qartë, platformë e sendërtimit të vlerave pozitive dhe program i ndërtimit të ecurive të këtij ummeti. Gjatë periudhës kur Muhamedi a.s predikonte Islamin dhe bënte përcjelljen e vahjit ( shpalljes) përmes Kuranit hodhi themelet e shtetit Islam dhe në atë mënyrë ngriti institucione dhe zhvilloi çdo segment të shoqërisë muslimane dhe të atyre që ishin pjesë e shtetit islam për shekuj me rradhë.                                                       
Ramazani, muaj i edukimit  
Ramazani gjithashtu llogaritet muaj i edukimit, ngase edukimi i besimtarit është i jashtëzakonshëm për gjatë këtij muaji duke kryer fillimisht obligimin, ibadetin, dhe gjithsesi duke ngritur moralin e tij. Islami ka kultivuar kodin etik dhe moral të cilin e kemi përcjellur brez pas brezi duke edukuar gjanerat pas gjenerate. Vlerat morale për gjatë këtij muaji edhe më tepër përmirësohen meqë atë e bëjme duke kalitur ndërgjegjën tonë me mësimet Kuranore dhe veprat e pastërta të Muhamedit a.s. Në kontinuitet besimtari duhet të jetë i ndershëm, moralshëm, sjellshëm, ngase asnjëherë nuk mund të jenë bashkë morali dhe amoraliteti, nderi dhe turpi, respekti dhe e liga, etj. Sëkëndejmi, moral është kur sillemi mirë me çdo shtresë të shoqërisë, me të moshuarin, vegjlit, të varfërit, jetimit, kur flasim këshillojmë, zgjasim dorën, lehtësojmë, etj. Sjellja ynë duhet të jetë e matur ndaj çdo shtrese të shoqërisë. Në mesin tonë janë të themeluara një numër i madhë i organizatave jo profitabile që merren me humanitet, misioni i të cilave është i shenjtë. Një vepër që lidhet ngusht me ndjenjat shpirtërore sidomos me kategorinë më të ndijshme, me të varfërit, skamnorët, vobektit dhe ajo e bonjakëve(jetimëve). Për këto kategoritë populli musliman kujdeset me plotë respect, duke dhuruar donacione dhe tu dalin në ndihmë pikërisht të rezikuarve dhe të atyre që kanë gjendjen e rëndë socio-ekonomike. Fatkeqësisht në këtë muaj të madhërishëm disa keqpërdorin misionin e tyre grumbullojnë donacione nga xhematet tona, por nuk ndihmojmë sinqerisht popullatën nevojtare. Aty ku vlerat morale për disa ekzistojnë vetëm në formë të shkruar e aspak të mbjellura në shpirt dukuri negative që fatkeqësisht këtë e hasim te njerëzit më të thirrur të fesë, te teologët. Mungesa e vlerave morale te individi që ka “bazë fetare”, e që njëkohësisht është i thirrur që të edukon popullin mbi bazat Kuranore, etike, padyshim se ajo sjellje nuk reflekton si duhet dhe të ketë efekt pozitiv. Aspak nuk është etike të keqpërdoren donacionet për interese të ngushta dhe qëllime të errta grupore, andaj personat e tillë duhet fillimisht përmirësuar moralin, vetëdijen dhe veprat e tyre dhe më pastaj të rehabilitojnë gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike të popullit musliman në vend. Vlera promovojnë vetëm ata që kanë vlera, dhe jo gjithsecili që fund e krye është jashtë kornizave morale të hartuara në Kuranin Famëlartë.  

( Autori është Myfti i Shkupit)

Marrur nga INA

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/