Skip to main content

INTERVISTË: MOS U BËNI “KURBAN” TË KONFLIKTEVE DHE INTERESAVE PERSONALE TË ASKUJT!

Intervistë e Shaban Aziri, Kryetar i Shoqatës “Veli & J. Arif” dhënë Revistës “PAQJA”

“Mosunifikimi dhe mosbashkërendimi i veprimeve vjen si pasojë e mentalitetit të të vetëmjaftueshmit. Dikush mendon se është i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për askend. Kjo është edhe mendësi totali¬tariste”, - u shpreh në intervistën dhënë Revistës ‘Paqja’, veprimtari, hoxha, dhe drejtori i Shoqatës Kulturore “Veli & J. Arif” Shaban Aziri.

PAQJA: Keni punuar një kohë të gjatë në revistën zyrtare të BFI-së ‘Hëna e Re’. Tani jeni kryereda¬ktor i revistës ‘Gjurma’. Si e vlerësoni dallimin në harkun kohor prej atëherë e deri më tani në aspektin e davetit përmes gazetave dhe revistave?
AZIRI: Shtypi islam në gjuhën shqipe në këto troje fillon në vitin 1967 ku Shoqata “Ilmije” e Bashkësisë Islame në Shkup botoi për herë të parë Buletinin “Takvim-Kalendari” në gjuhën serbokroate dhe shqip. Megjithëse përmbajtja e këtij buletini ishte e varfër, ai përmban vlera sepse i priu botimeve të mëpasshme ndër shqiptarët e Maqedonisë.
Pikërisht në Shkup në vitin 1987 nisë botimi i gazetës “EL-HILAL” – HËNA E RE” në tri gjuhë, Maqedonisht-shqip dhe turqisht. Kjo gazetë trajtonte tema shkencore, kulturore, filozofike dhe historike me përmbajtje islame. Po ashtu më vanoë publicistika islame u pasurua edhe me botimin e Revistës “Mirësia”, e përmuajshme për fëmijë, si dhe Revista informative, kulturore dhe shekncore “Vepra” e cila botohej në Shkup dhe tani së fundmi Revista “GJURMA”.
Në proçesin e zhvillimeve të shumëanshme demokratike pluraliste është rritur në mënyrë të vrullshme vëllimi, llojshmëria, shtrirja e veprimtaria e mjeteve të ndryshme të komunikimit me karakter fetar islam në vendet ku jetojnë shqipatrët. Aktualisht sipas të dhënave tona botohen mbi njëzet gazeta e revista të ndryshme me përmbajtje fetare islame.
Këto mjete të informacionit luajnë rolin më të madh, madje qendrorë në krijimin e opinionit islam. Kështu ndryshoi rrënjësisht në shumë aspekte jo vetëm opinioni publik i popullatës muslimane e cila u çlirua nga trysnia e mentaliteteve konservatore apo të imponuara nga propaganda e regjimit monist e u përditësua në dinamikë me zhvillimet bashkëkohore etj, por edhe u kualifikua cilësisht veprimtaria mesazhkrijuese, mesazhpërpunuese e mesazhpërcjellëse e mjeteve të informacionit me përmbajtje fetare islame. Shtypi do të mbetet si mjeti më i parshtatshëm për të kultivuar mendimin e lirë e konstruktiv dhe për të luftuar dukuritë negative e destruktive që si pasojë e euforisë ose e tendencave prapaskenore mund të paraqiten në kohë e rrethana të caktuara.
PAQJA: Ju po ashtu jeni edhe drejtor i shoqatës ‘Veli & J.Arifi’. Me çka merret kjo shoqatë dhe cilat janë planet në të ardhmen?
AZIRI: Shoqata “Veli & J. Arif” u themelua zyrtarisht më 23. 08. 2010 si një organizatë që vepron në kuadër të parimeve dhe normave juridike të Republikës së Maqedonisë dhe që respekton të drejtën ndërkombëtare. Është e regjistruar në Regjistrin Qendëror të Republikës së Maqedonisë në Shkup me nr: 6640907 dhe ka cilësinë e personit Juridik.
Ajo, ka Kushtetutën e saj dhe në bazë të saj janë themeluar edhe organet bazë të cialt janë: Kuvendi, Këshilli Drejtues dhe, Gjyqi i nderit.
Shërbimet profesionale të Shaqatës janë Departamentet të cilat veprojnë në bazë të rregulloreve përkatëse siç janë: 1. Departamenti për Kulturë, Media dhe Botime, 2. Departamenti i Hifzit dhe edukimit, 3. Departamenti i Solidaritetit dhe Avansimit dhe 4., Deparatmenti i Gruas.
Projektet afatgjate apo afatshkurte, planet dhe synimet e shoqatës implementohen përmes shërbimeve profesionale siç janë: Kultivimi i vlerave universale në shoqërinë shqiptare, me theks të veçantë tek të rinjtë si projektues të së ardhmes dhe rimëkëmbjes së trashëgimisë islame, të ngrejmë nivelin e vetëdijes tek myslimanët e vendit si dhe të ngacmojmë dëshirën për studim, zhvillim dhe të ndërtojmë një individ që do të përfaqësojë ndjenjat humane. Ngritja e vetëdijes intelektuale tek muslimanët tanë dhe përpjekja për t’i ngulfatë të gjitha ato mendime pseudoshkencore e pseudoislame që në opinion hidhen nga njerëz të papërgjegjshëm dhe të dyshimtë. Të kontribuojë në rikthimin e opinionit tonë ajo tabllo publike ku do të shprehet mendimi shkencor islam. Të kontribuojë në zhvillimin e trashëgimisë kur’anore. Të kontribuojë në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë qytetare për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të mjedisit urban…etj
PAQJA: Këto ditë nga shtypi doli libri juaj më i ri “Amoraliteti’, i cili ngërthen shumë tematika. Çfarë mund të na thoni në pika të shkurta për librin apo mundësisht një përmbledhje të aspekteve më të ndjeshme?
AZIRI: Po, në kuadër të Departamentit për Kulturë, Media & Botime pranë Shoqatës “Veli & J. Arif” doli nga shtypi libri: Amoraliteti – Rrugë e degjenerimit shoqërorë autorë i të cilit jamë unë.
Objekt i këtij libri është studimi i pikëpamjeve mbi kënaqësitë e kësobotshme, dukuritë që kanë të bëjnë me zhvillimin, pjekurinë dhe seksualitetin si sferë mjaftë e rëndësishme dhe e ndërlikuar, mbi jetën bashkëshortore dhe familjen si qelizë prej së cilës varet ardhmëria e shoqërisë, mbi pasojat degjeneruese të prostitucionit, jetës amorale dhe të shfrenuar, mbi rrugët, metodat dhe format të cilat njeriun e nxisin drejt prostitucionit, mbi perversionet dhe devijimet seksuale patologjike… etj. Ky botim përmbush nevojën e të rinjëve, studentëve dhe studiuesve për t’u njoftuar me dëmin dhe rrezikun e jetës imorale e cila manifestohet me degradimin e individit dhe të bashkësisë në pikëpamje shëndetësore, fetare, morale dhe shoqërore.
Mbetemi me shpresë që ky libër do të shërbej si një ndihmesë, sidomos për adoloshentët, që ta kuptojnë rrezikshmërinë e jetës imorale dhe për të mos rënë viktimë e tejskajeve.
PAQJA: Ju keni një elan të fuqishëm dhe punoni mjaft dhe nuk ndaleni. Ku e gjeni gjithë këtë energji, konkretisht këtë motivacion?
AZIRI: Nuk asgjë të pazakonshme, përpiqem ta shfrytëzoj kohën në maksimum dhe mirësitë që mi ka dhënë Zoti t’i harxhojë në të mire
PAQJA: Keni ndonjë koment rreth zhvillimeve të fundit në BFI, ku pati tentim të dhunshëm për marrjen e timonit të këtij institucioni me dhunë….!
AZIRI: Informatat e mia flasin se nuk pati përpjekje që të merret pushteti me dhunë, por, thjesht, u shpreh një force e sforcuar në mbrojtje të disa nëpunësve të cilët po kërcënoheshin me armë. Ajo masë, ata njerëz që u futën në BFI duke u hedhur mbi avllinë e këtij Institucioni, as njëri prej tyre nuk ishte pretendent për ta marrur drejtimin e BFI-së me dhunë. Situata devijoji pas gjuatjes me armë të njerëzve që punojnë në BFI. Të paktën kështu thotë krahu opozitar i Sulejman Rexhepit dhe, pse mos t’i besohet këtij krahu ! Të mos harrojmë se, dikur, po ky krah opozitar ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të Sulejman Rxhepit, të cilët, në një farë forme me dhunë ia morën fronin Arif Eminit dhe ia kthyen Sulejman Rexhepit. Ishin po këta djelmosha që plotë tri javë fjetën në zyrën e uzurpuar të Arif Eminit derisa në vend të tij nuk e sollën Sulejman Rxhepin. Kësaj radhe nuk u largua nga puna Rexhepi por u larguan të gjithë ata që e bënë ate Reis. Kam përshtypjen, sipas situatave që po zhillohen deri në këtë moment se, krahu opozitar përdoi një strategji problematike, siç e ndërmori, për të vetmin qëllim: t’ia tërheqin vëmendjen opinionit për disa punë që po ndodhnin në BFI. Në këtë drejtim, më duket se po ia arrijnë. Unë jam hoxhë dhe vazhdimisht jam ndër xhemat. Xhemati nuk është dakord me atë se si po drejtohet BFI, organet dhe institucionet e saj. Pakënaqësia veçsa do të vijë e të rritet edhe më shumë. Dikush që është neutral duhet të ndërhyjë sa më shpejt, sa nuk është bërë tepër vonë. Këta neutralë them që duhet të jenë faktorë me peshë kombëtare nga jashtë Maqedonisë.
PAQJA: Në Maqedoni ekzistojnë një sërë shoqatash dhe organizatash fetare, por në anën tjetër po ashtu kjo ka gjeneruar edhe përçarje. Secili grupacion krenohet me atë të vetin dhe të bërë pikë e pesë zor se mund t’i bashkosh të gjitha forcat për një veprim të unjisuar që do të ishte në të mirën e përgjithshme të besimtarëve muslimanë. A ka shpjegim kjo dukuri?
AZIRI: Ka shpjegim! Mosunifikimi dhe mosbashkërendimi i veprimeve vjen si pasojë e mentalitetit të të vetëmjaftueshmit. Dikush mendon se është i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për askend. Kjo është edhe mendësi totalitariste. Në BFI asnjëher nuk e kanë kuptuar se ojq-të janë vlerat më të mëdha dhe më të rëndësishme të një shoqërie. Të gjitha shoqatat, të gjitha revistat, të gjitha shtëpitë botuese kishin ofruar bashkëpunim dhe, BFI edhe jo e denjë që të formojë ojq-të e veta dhe refuzuese e iniciativave vullnetare të mysimanëve të vendit. I shikonte apriori me dyshime. Po edhe sikur të ishin të dyshimta ato shoqata më mirë do të ishte të ishin në bashkëpunim të ngushte me BFI-në se sa të etiketohen, të sulmohen e të mohohen nga ana e BFI-së. BFI është i vetmi institution në vend, i ngritur në nivel “qeverie” që manifestimet e ndryshme fetare i orgnzon vetë. Pse? Për shkak të mundësive për malverzime finansiare? Epo shjegim tjetër nuk ka.
PAQJA: Tashmë interneti ka mundësuar forma të ndryshme të dauetit. Mirëpo kjo ka sjellur krahas të mirave edhe keqpërdorimin e tij. Keni ndonjë mesazh - porosi drejtuar të rinjve, lidhur me këtë!
AZIRI: Pë të rinjtë kisha vetë një porosi: të mësohen që gjithmonë t’i shijojnë vetëm ato vlera të verifikuara dhe të çertifikuara nga njerzit me kompetencë, nga institucionet dhe asociacionet profesional. Ndrsa këta institucione e asociacione do t’i kisha porositur që të ecin në hap me kohën, që t’i përcjellin të ariturat nga fusha e informatikës dhe të jenë sa më të gatshëm për përditësime. Nuk mund të anashkalohet më mësimi online. Është e kotë përpjekja për t’i mbyllur keto dritare prej nga po futen furishm rrezet e arsimimi dhe të edukimit global. Institucionet fetar por edhe asociacionet e ndryshëm duhet të kenë ekipe profesionale, njerëz që natë e ditë i përcjllin përditësimet me lloj-lloj materialesh. Në botë ka individë të ndryshëm, ka grupe interesi të ndryshëm, ka dashakëqinjë e munafikë, të cilët ideal të vetin e kanë hutinë, dezinformimin dhe shtrembërimin e fakteve. Këtyre individëve, grupeve e shoqatave mund t’ju rrinë përballë vetëm pandamët tyre që do të ishin profesionalë e të dala nga Instituciont tona profesionale.
PAQJA: Për fund nëse keni të shtoni diçka që ia vlen të thuhet, e që nuk e kemi përfshirë në pyetjet tona….
AZIRI: Për fund, i këshilloj të gjithë shqiptarët mysliman, që mos të bëhen “kurban” i konflikteve të interesave personale, sepse të gjitha këto përçarje janë në dëm të myslimanëve dhe në shërbim të mbushjes së xhepave të njerëzve të papërgjegjshëm, Të jemi nëpunës të denjë fetar, imam, mualim, vaiz, mësues i xhemateve tona, i atyreve që na pasojnë, në këtë dhe në botën tjetër dhe ta lusim Allahun e Madhëruar për ndihmë, mbrojtje dhe shpërblim, për rezultate, suksese dhe përparim në punë!
(Intervista është publikuar në Revistën “PAQJA”, Viti X. Nr. 97. 19 qershor - 19 korrik 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“)


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/