Skip to main content

Posts

Vijon bomba nr. 5 për Sulejman Rexhepin

Ditëve në vijim do të shpaloset bomba e rradhës lidhur me Sulejman Rexhepin! Devalvimi i BFI-së nuk bëhet ndryshe përpos duke nëpërkëmb çdo vlerë të saj siç po bënë Sulejman Rexhepi. Bombat paraprake treguan të vërtetat e Sulejman Rexhepit dhe djemve të tij! Si duket turpërimi i këtij personi do të bëhet deri në skajshmëri meqë është tejet i pamoralshëm dhe çrrënues i BFI-së! Vijon bomba e pestë për Sulejman Rexhepin, arhitektin e projektit për rrënimit të BFI-së!

Ja si i komenton BDI akuzat për mitmarrje prej 5 milionë euro

BDI ka komentuar për Televizionin Telma dëshminë e ish-shefit të shërbimit sekret Slobodan Bogoevski se krerët më të lartë të kësaj partie Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri kanë pranuar 5 milionë euro mito nga kompania e telefonisë celulare “Magjar Telekom”. Sipas BDI-së, dëshmia është e ndërtuar në ngjarje dhe rrethana jo-ekzistente. “Kjo është një e pavërtetë absolute e cila aktualizohet si pjesë e fushatës kampanjës me gënjeshtra dhe përralla që kanë për qëllim zgjedhjet e parakohshme të vitit të ardhshëm. Avokatët që nesër do të shqyrtojnë materialet dhe të paraqesin paditë e duhura”, ka reaguar BDI. Bogoevski në dëshmi të lëshuar nga gjykata e Nju Jorkut thotë se manjati grek Kondaminas, përveç ish-kryeministritVllado Buçkovski, pesë milionë euro nëpërmjet një ndërmjetësi në Tetovë i ka dhënë Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit. Më parë, edhe ish-kryeministri Buçkovski u përgjigj se dëshmia e Bogoevskit është tendencioze dhe e rreme./ina/

Bomba nr. 4: Sulejman Rexhepi fyen rëndë edhe UÇK-në

Sulejman Rexhepi po rrënon pamëshirshëm institucionin e BFI, ku kësaj rradhe po vjen si pasoj e fyerjes që i bëri UÇK! Kjo fyerje ishte pikërisht në adres të djemve më të mirë të kombit që ranë dëshmor në lagjën e Trimave në Kumanovë në muajin Maj 2015. Ditë më parë është publikuar bombë lidhur me kriminalitetin e organizuar nga funskionar të BFI dhe prokurorëve të shtetit, më pastaj bombë nga një bisedë mes familjarëve të Sulejman Rexhepit lidhur me pasurinë e këtij të fundit të bërë në krah të BFI dhe të grabitur nga dora e muslimanëve. Nuk shkoi edhe aq larg ku u shpalos një tjetër bombë për Suljemna Rexhepin dhe bashkëpunimin e tij me UDB! Përcaktimi i tij për të e rrënuar BFI deri në themel është i pashmangshëm meqë tani kishte fyer trimat e atdheut dhe amblemën e identifikuese të çlirimit të trojeve shqiptare, UÇK. Nga bomba në fjalë merret vesh se në mbytjen e Komandant Kushtrimit, Harun Aliut ka gisht edhe djali I Sulejman Rexhepit, Zeglul Rexhepi. Turpi i kombit është famil...

Zaev sërish foli për “bombën” e “Monstrës”, ja qëndrimi i tij!

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot sërish ka folur lidhur me rastin “Monstra”, duke rikthyer shpresat se “bombat” që i posedon lidhur, do të ndihmojnë në ndriçimin e rastit.  “Një pjesë e materialeve që do t’i dorëzohen prokurorit special publik, gjithsesi që janë edhe dëshmitë materiale lidhur me Monstrën. Dëshmitë që nuk i kemi publikuar do të arrijnë në opinion përmes prokurorit special publik. E vërteta do të arrijë gjithkund ku duhet të arrijë dhe qëllimi kryesor do të jetë kthimi i institucioneve demokratike, që të normalizohet Maqedonia", tha Zaev, raporton "lajmpress.com".  Ai ka paralajmëruar se nëse marrëveshja e Përzhinos nuk respektohet deri në fund dhe nëse deri më 15 shtator nuk zgjedhet prokurori special, atëherë LSDM do ta shpallë të pavlefshme këtëmarrëveshje dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.  “Nëse Marrëveshja nuk plotësohet deri në fund, kjo marrëveshje për ne është jovalide. A mendoni se duhet të marrë pjesë LSDM dhe opozita në zgjedhje t...

Opinion: MULLA SULA ME SINDROMIN E SLIDERIT!?

Nga: Prof.Nuhi RAMADANI Shkenca e psikologjisë, që kur mori hov në zhvillimin e vet, aty kah fundi i shekullit XIX, iu bë një krah shumë i fuqishëm mjekësisë, në fakt, i reparteve që merreshin me shërimin e sëmundjeve shpirtërore. Nga zhvillimi i kësaj shkence, sot kemi mjaft diagnoza të cilat mbajnë emrin e personave, të qyteteve, të rasteve, të ngjarjeve misterioze etj. Në mesin e sërë diagnozash të ndryshme, është edhe ajo që quhet Sindromi i Sliderit. Çka do me thënë kjo diagnozë? Njerëzit e sëmurë, që vuajnë shumë nga sëmundjet e ndryshme, qofshin shpirtërore apo trupore, pasi që të shërohen, për një kohë të shkurtër nisin dhe vuajnë për ato sëmunje, për ato dhimbje, sepse pa to nuk mund ta konceptojnë jetën, nuk dinë si të jetojnë pa dhimbje. Shërimin ata e konsiderojnë si përfundimin e jetës së tyre, ndaj dhe, i kap paniku, frika dhe nisin e vuajnë për sëmundjet prej të cilave shërohen. Këtë Sindromë, miku im psikolog, i cili ka kryer në Kuala Lumpur të Malejzisë, ...

Paralajmërohet shpërthimi i bombës së re për Sulejman Rexhepin

Meqë opinioni është dëshmitar i skandaleve të Sulejman Rexhepit dhe familjes së tij, ju paralajmërojmë se shpërthimi i bombës së rradhës do të bëhet për një kohë të shpejtë. Dalë nga dalë po shpaloset qeverisja e BFI nga Sulejman Rexhepi në mënyrë kriminale dhe përplot skandale për të cilat gazetari Bozhinovski si duket ka mjaft materiale.

OPINION: Kur rezili (Mulla Sula) i ndanë mirënjohje dilerit (Mustafa Dautit)

Rreth paturpësisë së radhës së Sulejman Rexhepit gjatë ndarjes së “mirënjohjeve” që e bëri këto ditë Nga: Ilir POLISI Dueti më i sofistikuar në vjedhje të BFI-së si dhe në pastrim parashë, dueti më i bërë rezil nëpër media e portale, dueti më hajn i të mirave të myslimanëve, Sulejman Rexhepi-Mustafa Dauti, këto ditë patën nevojë që të jenë në qendër të vëmendjes si “humanist” duke e falsifikuar motivin! Mustafa Dauti paska dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zbutjen e vuatjteve të refugjatëve sirianë e irakianë që po kalojnë nëpër Maqedoni!!! Kurse Sulejman Rexhepi për këtë “motiv” e dekoron me mirënjohje Mustafa Dautin, lavatriçen e parave të pista të Sulejman Rexhepit. A ka gjë më të turpshme, më ofenduese dhe më idiotike se sa ta krahasoshë aktivitetin e vetëm humanitar dhe vetëmohues të Jasmin Rexhepit dhe bashkëshortes së vet me Mustafa Dautin, i cili krejt për punë të ndytë, në cilësinë e dilerit të drogës, pati një takim njëditësh me disa nga refugjatët sirianë dh...