Skip to main content

Zaev sërish foli për “bombën” e “Monstrës”, ja qëndrimi i tij!

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot sërish ka folur lidhur me rastin “Monstra”, duke rikthyer shpresat se “bombat” që i posedon lidhur, do të ndihmojnë në ndriçimin e rastit. 
“Një pjesë e materialeve që do t’i dorëzohen prokurorit special publik, gjithsesi që janë edhe dëshmitë materiale lidhur me Monstrën. Dëshmitë që nuk i kemi publikuar do të arrijnë në opinion përmes prokurorit special publik. E vërteta do të arrijë gjithkund ku duhet të arrijë dhe qëllimi kryesor do të jetë kthimi i institucioneve demokratike, që të normalizohet Maqedonia", tha Zaev, raporton "lajmpress.com". 
Ai ka paralajmëruar se nëse marrëveshja e Përzhinos nuk respektohet deri në fund dhe nëse deri më 15 shtator nuk zgjedhet prokurori special, atëherë LSDM do ta shpallë të pavlefshme këtëmarrëveshje dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. 
“Nëse Marrëveshja nuk plotësohet deri në fund, kjo marrëveshje për ne është jovalide. A mendoni se duhet të marrë pjesë LSDM dhe opozita në zgjedhje të reja kriminele? Çështja më e rëndësishme për ne, gjatë tëërë kësaj periudhe deri në zgjedhje është kthimi i institucioneve në normalitet, kthimi i institucioneve demokratike, kurse si rezultat i kësaj, në fund zgjedhjet të jenë të lira, fer dhe të rregullta{, theksoi Zaev. 
Zaev paralajmëroi rishikimin, jo vetëm të pjesëmarrjes së opozitës në punën e Kuvendit, por edhe në zgjedhjet e parashikuara për më 24 prill.
“Obligimi i parë është prokurori publik deri më 15 shtator. Duhet patjetër të realizohet, në të kundërtën marrëveshja nuk do të jetë e vlefshme. Materialet që i posedojmë nga përgjimi i pushtetit, nuk do të kemi ku t’i dorëzojmë, dhe do ta kemi patjetër të vazhdojmë publikimin e tyre në opinion. Nuk do të ketë më “paloma marrëveshje”. Drejtësia, liria, demokracia, e vërteta, duhet të konfirmohen institucionalisht”, tha Zoran Zaev. 


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...