Skip to main content

Opinion: MULLA SULA ME SINDROMIN E SLIDERIT!?

Nga: Prof.Nuhi RAMADANI

Shkenca e psikologjisë, që kur mori hov në zhvillimin e vet, aty kah fundi i shekullit XIX, iu bë një krah shumë i fuqishëm mjekësisë, në fakt, i reparteve që merreshin me shërimin e sëmundjeve shpirtërore. Nga zhvillimi i kësaj shkence, sot kemi mjaft diagnoza të cilat mbajnë emrin e personave, të qyteteve, të rasteve, të ngjarjeve misterioze etj. Në mesin e sërë diagnozash të ndryshme, është edhe ajo që quhet Sindromi i Sliderit. Çka do me thënë kjo diagnozë?
Njerëzit e sëmurë, që vuajnë shumë nga sëmundjet e ndryshme, qofshin shpirtërore apo trupore, pasi që të shërohen, për një kohë të shkurtër nisin dhe vuajnë për ato sëmunje, për ato dhimbje, sepse pa to nuk mund ta konceptojnë jetën, nuk dinë si të jetojnë pa dhimbje. Shërimin ata e konsiderojnë si përfundimin e jetës së tyre, ndaj dhe, i kap paniku, frika dhe nisin e vuajnë për sëmundjet prej të cilave shërohen.
Këtë Sindromë, miku im psikolog, i cili ka kryer në Kuala Lumpur të Malejzisë, ia përshkroi Sulejman Rexhepit, kryetarit të dhunshëm të BFI-së. Sipas tij, Mulla Sula, edhe në zgjedhjet e më hershme, në krye të këtij Institucioni është vënë përmes shkeljeve të rregulloreve dhe përmes trukimeve të rezultateve. Merrini, thotë ai, të gjitha shkrimet, ankesat, reagimet publike të atëhershme e që publikoheshin ngjashëm si sot, do të shihni se ka vepruar ngjashëm siç ka vepruar tani, me uzurpimin e postit kryetar i BFI-së. Vetëm në mandatin e parë katërvjeçar, deri më 1994, ai ka qenë i kujdesshëm. Si duket paska qenë në hulumtim të mënyrave dhe metodologjive të vjedhjes dhe pasurimit enorm. Edhe kleptomania është një sëmundje më vete.
Pikërisht për shkak të kleptomanisë dhe për shkak të shkeljeve të të gjitha procedurave zgjedhore, por edhe për shkak të përkrahjes që e kishte nga strukturat e caktuara policore, Sulejman Rexhepi dikur do t’i nënshtrohet një presioni të hatashëm të mediave të shkruara. Këtë presion medial Sulejman Rexhepi do ta konceptojë si terapi, si injeksione shëruese kundër kleptomanisë dhe, sakaq do të detyrohet që të dorëhiqet nga posti i kryetarit.
Një kohë të gjatë ai do të jetë nëpër disa poste, si në sonatoriumet rehabilituese deri sa të përballet me të vërtetën e Sulejman Rexhepit deri sa ishte në krye të BFI-së. Natyrisht që do të tmerrohet dhe do të nis që të jetë më i qetë, më i kudjesshëm, më i socializuar dhe më i afërt me xhematet. U krijua përshtypja se Mulla Sula u shërua mirë nga ato veset e tij që aspak nuk përkonin me islamin. Ishte shndërruar tamam në hajn profesional. Hajnia i ishte bërë sëmundje, nuk mund të paramendonte ditën pa vjedhur dhe pa e dëmtuar BFI-në. Nuk mund të paramendonte aksione fetare pa e parë aty hisen e vet të madhe. Pra, përfundimisht (!) ishte “shëruar” Sulejman Rexhepi.
Si të tillë, komuniteti i teologëve sërish e sollën në krye të BFI-së, bashkë me “komunitetin PDSH”, të cilët nuk e kishin njohur më parë Sindromin e Sliderit! Kur erdhi në krye të BFI-së, Sulejman Rexhepi nisi të vuaj, nisi të plasë nga shqetësimet, nuk ishte shpirtërisht i rehatshëm, nuk dinte të funksiononte, nuk dinte se pse është dhe pse ka ardhur në krye te BFI-së. Këto dilema do t’i zgjedhë duke i ftuar dhimbjet e hershme, duke iu dorëzuar atyre, duke u shpërfytyruar në Sulejman të vërtetë, Jo në Sulejman që vuan nga kanceri por nga “Sindromi i Sliderit”! Që nga ai moment, Sulejman Rexhepi e kuptoi se pse duhet të jetë në krye të BFI-së.
Pra, Psikologjia si shkencë, lirisht mund ta studiojë edhe fenomenin e lakmisë së postit të kryetarit për të vetmin qëllim për të vjedhur pa hesap dhe, këtë sindrom tash e tutje mund ta quajë “Sindromi i Mulla Sulës”!
(Marrur nga Opinione)

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...