Skip to main content

Eko-vetëdija: Ka raste kur Qeveria i mbyllte sytë, por “Jugohromi” nuk duhet të fillojë me punë pa vendosur filtrat

Eko- vetëdija në takimin me gazetarët të mbajtur sot ( e hënë), ceku disa nga pikat shqetësuese në të cilat duhet të fokusohet Qeveria e re, pika të cilat janë përfshirë në dokumentin për reforma urgjente të përgatitur nga organizatat jo-qeveritare, i quajtur “ Blueprint”, shkruan Almakos.
Në këtë dokument janë cekur, ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës, industria, planifikimi në sektorin energjetik, zbatimi i standardeve për mjedis jetësor për kapacitete energjetike, pjesëmarrja e opinionit në sjelljen e planeve dhe vendimeve në sferën e energjetikës dhe jo vetëm.
Ndërkaq u kërkua edhe dislokimi i lindanit nga rrethina e fabrikës Ohis.
Të pyetur nëse në dokument është cekur edhe ndonjë propozim-zgjidhje për problematikën me “ Jugohromin”, i cili ngulfat tetovarët tashmë një kohë të gjatë, Ana Çoloviq Leshoska, drejtoreshë ekzekutive në Eko- vetëdija, tha se në disa raste merren masa, mirëpo në disa raste Qeveria i mbyll sytë.
“ Në industri përgatiten plane cilat duhet të zbatohen para se industria të fillojë më punë, apo që të vazhdojë me punë, në rastin e “ Jugohrom-it” është vendosja e filtrave, siç ishte rast i njejtë edhe më disa fabrika të tjera. Mirëpo, në disa raste procesi vazhdon dhe i kanë vendosur filtrate e kanë vazhduar me punë, e në disa raste të tjera, Qeveria i mbyll sytë, si në rastin me “ Jugohrom”, apo “ Rek Bitola” e të tjera. Ne si organizata kemi qëndrim të prerë, se para se “ Jugohrom” të fillojë me punë, duhet të vendosë filtrat.”- tha Ana Çoloviq Leshoska, drejtoreshë ekzekutive në Eko-vetëdija.
Kordinatorja e projektit, Nevena Smilevska, u përqëndrua në pjesën e energjitikës. Ajo porositi se një nga problemet është që kemi siguri mjaft të ulët energjetike sepse plotësisht jemi të varur nga thëngjilli, përkatësisht, tha ajo, 80 për qind të rrymës e fitojmë nga ajo lëndë e parë të cilën e kemi për 30 vitet në vijim dhe, sipas të cilës, nuk është opsion i qëndrueshëm dhe nuk është me prioritetet e BE-së.
“BE-ja planifikon ta dekarbonizojë ekonominë nga derivate fosile tërësisht apo rreth 95 për qind deri në vitin 2050. Lidhur me pçlanifikimin e sektorit energjetik kërkojmë edhe rokahëzim të idesë ku duhet të zhvillohet sektori energjetik duke pasur parasysh atë që strategjia për energjetikë ende nuk është miratuar. Zbatimi i standardeve për mjedis jetësor për kapacitetet energjetike është një ndër prioritetet e larta, ndërsa ajo është shpallja e tenderit për furnizim të sistemit për desulfurizim të REK “Bitola'”, theksoi Smilevska.
Ndërkohë Elena Nikollovska, nga Eko-vetëdija, tha se problem shumë shqetësues është përballja me ndotjen e ajrit. Pikërisht në ndotjen e ajrit ndikojnë edhe deponitë e egra dhe jo vetëm , numri i të cilave arrin në rreth 1000 në vendin tonë, e në të cilat shpesh ka edhe zjarre siç ndodhi me atë në Strugë. Të pyetur se çfarë kanë si propozim për zgjidhjen afatgjatë të kësaj çështje, morëm këtë përgjigje:
“ Vërtet tashmë punohet në këtë aspekt, pra për zgjidhjen e çështjes së deponive, ndoshta shoqëria nuk është mjaftueshëm e informuar. Nga ana tjetër ajo që mund të bëhet menjëherë në lidhje me deponitë është që, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për të egër ose jo, masat e menaxhimit për të njejtat të ndërmerren nga komunat, sigurisht në pjesët ku kanë hapësirë edhe pse ne e shikojmë se kapaciteti për masat më të mëdha është shumë i ulët.Besoj se më zjarrin në deponinë në Strugë shoqëria është vetdijësuar edhe më shumë për ndikimin negative që kanë dëponitë në mjedisin jetësorë”- tha Ana Çoloviq Leshoska, drejtoreshë ekzekutive në Eko-vetëdija.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/