Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka
nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në
vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot,
Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata
ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë
kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar
opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër,
aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini
dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të
atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin
dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon
rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur
fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia
prishi rehatinë një dyqanxhiu uzurpator! Kur dolën trimat, kur dolën myslimanët
e sinqertë, kur dolën ata që me devotshmëri veprojnë sipas normave të islamit,
siç janë Skënder Buzaku, Ismet Bytyqi, Myftiu Ibrahim Shabani, pra, kur dolën
këta trima vetëmohues, nisën të kthejnë dyqane dhe me “ligjin” e forcës. Prona
dhe vakëfi nuk mund t’i përket askujt tjetër përveç se BFI-së. Pikërisht, për
këtë denacionalizim të pronës për të cilën, për here të pare në historinë e
vakëfit të Shkupit u demonstrua forcë, organet e “drejtësisë” ne vend ua shqiptuan
masën me burg. Pra, Skënder Buzaku dhe Ismet Bytyqi janë dënuar me burg, me
kusht! Për interesin e vet personal? Jo, për BFI-në. Ndërsa Molla Sula, tani,
të njëjtit i shkarkon nga puna. Pse? Sepse ia prishën komoditetin miqve të tij
jomuslimanë? Sepse deshti t’i tregojë punëdhënësve të tij të vërtetë se edhe ai
di të tallet dhe të dënojë Hoxhallarë? Turp! Zoti e marroftë kështu siç po e
marron dita ditës. Në vend se të merret ne pleqërinë e vet me nipa e me mbesa
ai edhe më tej merret me shkatërrim të interesave islame dhe të vakëfit! Në
vijim do të njohtohet opinion i gjërë se çka ka bërë dhe çfarë ka ndërmend të
bëjë me Vakëfin e BFI-së ky fare i mjerë. Askujt nuk i shkoi ndoresh që të
bashkërendojë masat e pushtetit policer me masat e veta personale, siç i ka
shkuar në dorë Molla Sulës. E ka hëngër për ibret!
Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë : I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Comments
Post a Comment