Pas bujës së madhe që bënë në opinion akuzat për qasje diskriminuese, tendencioze dhe jotransparente të komisionit për testim psikologjik që vlerësoi kandidatët e paraqitur në konkursin për kadetë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë, dekanati i këtij institucioni të lartë arsimor dhe Ministria e Mbrojtjes miratuan vendim që të përsëritet psiko-testi. Megjithatë Komisioni për testim psikologjik nuk respektoi këtë vendim dhe nuk lejoi kandidatët t’i nënshtrohen testimit për herë të dytë. Kjo sipas dekanit të Akademisë Ushtarake, arsyetohet me Rregulloren e Qendrës Ushtarako-Mjekësore, në kuadër të së cilës vepron ky komision. Ne kërkuam t’u mundësohet këtyre njerëzve që nuk e kaluan testin edhe një herë ta kalojnë këtë proces. Megjithatë ishim të informuar se konkretisht në psikiatri, të gjithë këta njerëz që nuk e kaluan kontrollin e parë respektivisht në kontrollin e parë nuk kaluan sipas Rregullores së tyre të punës nuk kanë të drejtë të ritestohen. Ne me atë Rregullore nuk kemi asgjë. Është Rregullore e Qendrës Ushtarako-Mjekësore, sipas së cilës veprojnë vetëm mjekët specialistë. Ata na informuan se secili kandidat që është vlerësuar si i paaftë me diagnozë të caktuar nuk ka të drejtë që në 6 muajt e ardhshëm të vlerësohet sërish, përderisa nuk u nënshtrohet trajtimeve të caktuara, të cilat mund ta përmirësojnë gjendjen e tyre psiko-fizike – tha Orce Popovski, Dekan i Akademisë Ushtarake. Sipas dekanit Popovski, në këtë rast kandidatët nuk mund t’i nënshtrohen testit për herë të dytë, pavarësisht vendimit të ministrisë, pasi edhe rregullorja në fjalë është miratuar po nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërsa edhe po të bëhen ndryshime në rregullore, të njëjtat do të vlejnë për konkurse të ardhshme, pasi konkursi i fundit përfundoi më 31 maj. Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes, është e njoftuar me problemin dhe pret raport zyrtar që të ndërmarrë hapat e mëtejmë. Kërkova nga komisioni përgjegjës për zgjedhje, të merr pjesë në gjithë procesin. Kërkova një pjesë e atyre testimeve të përsëriten. Jo të përsëriten pas dyerve të mbyllura, por në mënyrë transparente. Kërkova që komisioni këtë herë të dalë me propozime konkrete, se si këto gabime asnjëherë më të mos përsëriten. Më njoftuan para dy ditëve së fatkeqësisht disa nga këto urdhra nuk janë respektuar. Po e pres raportin zyrtar nga komisioni që të vendosim se si do të veprojmë më tutje – deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes. Sipas Popovskit, në konkursin e majit, 12 nga gjithsej 84 kandidatët e paraqitur ishin shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk u pranua, shkruan Alsat-M. Nga gjithsej 27 që u thirrën të testohen në psiko-test për herë të dytë, u paraqiten 14 kandidatë, mes të cilëve vetëm 5 shqiptarë. Megjithatë kandidatët u ankuan se ishin penguar të hynin sërish në test nga anëtari i komisionit, Petre Ristevski. Kandidatët të cilët duan të jenë pjesë e arsimit të lartë ushtarak duhet fillimisht ta kalojnë psiko-testin në mënyrë elektronike dhe pastaj të marrin “dritë jeshile” nga kontrolli që u bëjnë anëtarët e komisionit.
Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Comments
Post a Comment