Eko-vetëdija: Ka raste kur Qeveria i mbyllte sytë, por “Jugohromi” nuk duhet të fillojë me punë pa vendosur filtrat
Eko- vetëdija në takimin me gazetarët të mbajtur sot ( e hënë), ceku disa nga pikat shqetësuese në të cilat duhet të fokusohet Qeveria e re, pika të cilat janë përfshirë në dokumentin për reforma urgjente të përgatitur nga organizatat jo-qeveritare, i quajtur “ Blueprint”, shkruan Almakos. Në këtë dokument janë cekur, ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës, industria, planifikimi në sektorin energjetik, zbatimi i standardeve për mjedis jetësor për kapacitete energjetike, pjesëmarrja e opinionit në sjelljen e planeve dhe vendimeve në sferën e energjetikës dhe jo vetëm. Ndërkaq u kërkua edhe dislokimi i lindanit nga rrethina e fabrikës Ohis. Të pyetur nëse në dokument është cekur edhe ndonjë propozim-zgjidhje për problematikën me “ Jugohromin”, i cili ngulfat tetovarët tashmë një kohë të gjatë, Ana Çoloviq Leshoska, drejtoreshë ekzekutive në Eko- vetëdija, tha se në disa raste merren masa, mirëpo në disa raste Qeveria i mbyll sytë. “ Në industri përgatiten plane cilat duh...