Skip to main content

Thaçi: BDI-ja nuk meriton të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme

Në një intervistë ekskluzive për TV Lajm, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi qartëson dilemat se a ka pasur takim në mes tij dhe Zaevit, dhe se a meriton BDI-ja të jetë pjesë e Qeverisjes së ardhëshme.
Thaçi e pranon se pjes të fajit për mos largimin e BDI-së nga pushteti kanë edhe partitë opozitare, Besa, Aleanca duke mos përjashtuar këtu edhe partinë që ai udhëheq.
“Takim në nivel të liderëve nuk ka pasur, por takime në nivele më të ulta ka pasur dhe vazhdojmë të kemi, e kemi pas një bashkëpunim patjetër ta quaj shumë korrekt, gjatë procesit zgjedhor, sa e dini kemi qenë dy partitë kryesore opozitare që u deshtë të garantojnë prej në vendvotim procesin zgjedhor. Nuk është kjo çështje inati, unë mendoj se problem i shqiptarëve nuk është Zaevi, por është Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Shum kur i frym kësaj duket se pak e personalizojmë, por jaqë faktet janë aty. Sipas meje do të ishte mos njohuri elementare politike që të lejojmë Menduh Thaçi tja jep nënshkrimin Ali Ahmetit i cili 15 vite nuk ka bërë asgjë për shqiptarët dhe tash Brenda 7 ditëve ti bëj këto pikat e platfomës apo siçe quajnë ata dekleratës së përbashkët.
Domethënë po e përsëris edhe një her qëndrim jonë është se BDI-ja, nuk meriton të jetë pjesë e Qeverisë së ardhëshme të shtetit dhe ti përfaqësoj shqiptarët në pushtetin ekzekutiv. Është faji i forcave opozitare Besës, PDSH-së dhe Aleancës që nuk arritëm të basshkëveprojmë prej fillimit”, deklaroi Thaçi

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...