Skip to main content

QËNDRIMI PROSERB I SULEJMAN REXHEPIT NË RAPORT ME KOSOVËN DHE INTERESAT E PËRGJITHSHME KOMBËTARE

Shtetet shqiptare nuk guxojë të jenë kaq indiferent dhe ta luajnë shurdhin përballë deklaratave shokuese të Mulla Sulës të cilat i jep në cilësinë e një “personaliteti shqiptar” me relevancë por që shkojnë absolutisht në dëm të interesave të përgjithshme nacionale shqiptare.

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Nëpër rrjete të ndryshme sociale po qarkullon një deklaratë shumë e rëndë e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës. Ai, kohë më parë, në një televizion lokal tetovar, përveç shumë margaritarëve të një njeriu të retarduar mentalisht, ai do të deklarojë se Arabia Saudite është donatori kryesor i ISIS-it! Po ashtu, përmes një aludimi, do të deklarojë edhe diçka shumë interesante me ç’rast do të radhitet në anën e turkofobëve! Deklarata kaq të rënda antiarabe e antiturke Sulejman Rexhepi kishte lëshuar edhe më herët! Ai kishte thënë se në Universitetetin e Medines prodhohen kuadro mercenarësh që marrin pjesë në luftërat kundër vlerave perëndimore dhe se ky popull nuk e meriton të quhet i tillë meqë është i pakulturuar dhe që nuk investon në ruajtjen e trashëgimive kulturore.
Megjithatë, retorika e Mulla Sulës kohëve të fundit është në kundërshtim të plotë me interesat e përgjithshme kombëtare! Mulla Sula e shanë Arabinë, në të cilën gjenden vendet më të shenjta për myslimanët e mbarë botës, flet kundër këtij populli dhe kundër këtij shteti i cili është pa dyshim më me ndikim në Lindjen e Afërt si dhe në shtetet myslimane të Afrikës. Arabia Saudite dhe Turqia janë dy shtete më mike të shqiptarëve dhe se ndikimi i tyre në rajon dhe më gjërë është i jashtëzakonshëm. Deklarata e fundit e Mulla Sulës që mundohet ta njollosë Arabinë Saudite si sponsore kryesore e ISIS-it, del e ashpër dhe e bluar guzhinave të politikave ruso-serbe. Mulla Sula flet si “shqiptaromadh” dhe me këtë vokabular sikur dëshiron t’ju bëjë karshillëk politikave gjeostrategjike të cilat i hartojnë institucionet e shteteve shqiptare, sidomos për të mirën e Kosovës. Sepse, Turqia haptazi është shprehur se është një pazmore e pathyeshme e shtetit të Kosovës porse do të jetë edhe sponsoruesja kryesore e ushtrisë së ardhshme shtetërore të Kosovës. Ndërsa Arabia Saudite pa dyshim që është gjeneratore e pranimit të shtetësisë së Kosovës nga shumë shtete myslimane në Lindjen e Afërt.
Ketë retorikë kaq të ashpër kundër Arabisë Saudite Mulla Sula e përdori sidmos pas vizitës që ia bëri Beogradit dhe, njohësit e mirë të retorikës politike thonë që, sulmet politike të një personaliteti juridik dhe publik kundër një shteti bëhen ose për të fshehur tragje të një vëprimtarie të dyfishtë nëntokësor, ose për interesa meskine me qëllim që të shkaktojë një dëm të përgjithshëm si reaksion kundër margjinalizimit që ia bën shoqëria. Në të dyja rastet mund të përfshihet Mulla Sula. Ky farë lideri sharlatan, pasi tashmë është zhytur në ekipin e fushatës kundër shtimit të njohjeve të Kosovës nga ana e shteteve, sidomos të atyre që aderojnë në Konferencën Islamike, pasi është vetëshpallur dhe imponuar si faktor me relevancë shumë të madhe kombëtare shqiptare, flet qëllimisht duke shpresuar në dëmin që mund t’ia shkaktojë Kosovës por edhe shqiptarëve në Maqedoni.
Opinioni i gjërë shqiptar, pra edhe institucionet shtetërore kombëtare, e dijnë fare mirë se jo fort larg Mulla Sula ishte përkrahësi më i madh i vehabistëve, ishte i vetmi person që fatin e karrierës së vet e la në duart e vehabistëve si dhe të selefistëve të Maqedonisë. Pas kthimit të tij nga Serbia, vizitë këtë që e kritikuan të gjitha institucionet kombëtare të shteteve shqiptare, Mulla Sula do të merret mësyshë dhe do të nisë një fushatë shumë të rëndë kundër një partneri strategjik të shteteve shqiptare, siç janë Turqia dhe Arabia Saudite. Institucionet e shteteve shqiptare nuk duhet ta lënë reagimin vetëm në kuadër të margjinalizimit dhe të tërheqjes së visë me të kuqe mbi emrin e Sulejam Rexhepit porse, publikisht, duhet të distancohen prej tij dhe t’ia bëjnë me dije se sa i rrezikshëm po bëhet për interesat nacionale shqiptare. Frustrimet e tij psikopatike si pasojë e margjinalizimit të tërësishëm dhe si pasojë e moshprehjes së besimit nga organet dhe nëpunësit e BFI-së, gjë që u vërejt edhe nga një studim mbi besueshmërinë ndaj Bashkësisë Islame në RM, të cilin e porositi Nisma për Reforma në BFI, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të shkaktojnë pasoja të rënda mbi interesat e përgjithshme kombëtare. Mulla Sulës përfundimisht duhet t’i tregohet vendi – ndonjë ent psiko-social të përshtatshëm për moshën e tretë me nevoja të veçanta mentale.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...