Skip to main content

PPS kërkon hyrje alternative në Telekom

PPS-ja gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me anëtarët e bordit të Dojçe Telekom, kompania që ka një pjesë të pronësisë të Telekomit të Maqedonisë. Këtë informacion për TV21 e konfirmuan nga PPS-ja, të cilët nuk dhanë më shumë detaje se kush janë gjermanët me të cilët do të takohen, ndërsa mbledhja do të mbahet para festave të muajit maj. Takimi me kërkesë të PPS-së vjen pasi që katër herë nuk arritën të sigurojnë vendim nga Gjykata për të kryer kontrolle në Telekomin e Maqedonisë, në suaza të dy pistave të hetimeve. Avokati Zvonko Davidoviq vlerëson se është në interes të përbashkët të dihet se cilët qytetarë janë përgjuar dhe nëse për ato përgjime ka pasur urdhër nga Gjykata.
“Në këtë mënyrë, një herë e për gjithmonë, do të zbulohet e vërteta se kush ka përgjuar. A ka përgjuar DSK-ja, a ka pasur urdhër apo jo, dhe a ka vazhduar përgjimi pasi kanë skaduar urdhrat nga Gjykata. Kjo është shumë e rëndësishme që të ndërmerren masa për të ndaluar veprime të këtilla në të ardhmen”, tha Zvonko Davidoviq, Avokat.
Sipas ish-prokurorit, Jovan Trpenovski, PPS-ja duhet të gjejë një zgjidhje alternative që të hyjë në Telekomin e Maqedonisë, për shkak se nga gjykata nuk mund të sigurojë urdhër për hyrje për kryerjen e kontrollit.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/