Skip to main content

Sulejman Rexhepi akuzon Arabinë Saudite si donatore e ISIS-it

Një skandal i radhës nga ana e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës! Pa iu dridhur fare qerpiku akuzon Arbinë Saudite si donatore të ISIS-it! Dhe këtë akuzë e lanson nën petkun e liderit fetar të muslimanëve të Maqedonisë. Akuza lansohet prej personit juridik dhe publik, kurse organet gjegjëse të shtetit i duartrokasin! Shumë keq!
Shkruan: Abdulmutalib Metushi
Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, i frikësuar se po i del shpirti pa u prononcuar në ndonjë media për problemet e veta që më tepër gjasojnë në sindrome psikopatike se sa në probleme reale, paguan një paraqitje në një nga televizionet lokale (TV Koha, Tetovë) sa për ta zbarzur tërë atë kanalizim mental që po i gufon nga truri sklerotik. Me shikim e me gjestikulacione prej njeriut tashmë të mbaruar, mundohet që të flasë gjepura duke harruar se ai, sa herë që të gjendet para mikrofonit, e menderos fare, tregon se sa i lajthitur që është. Me shall në kokë dhe me orën ROLEX prej 37 mij dollarëve në dorë, mundohet ta aktrojë engjullin e përgjumur kurse tradhëtohet nga vetë ora duke u shpërfytyruar në boss i kriminelëve nëntokësorë.
Në intervistën televizive, Mulla Sula do të zë në gojë shumë emra, do të aludojë në persona, në ngjarje të cilat i janë kanosur këtij farë burri kurse, i dëbuar nga shoqëria prej këtyre të cilët ai i zë ngoje në fakt ka ngelur si bajga në shi. Për ta akuzuar ish-kryministrin Mulla Sula, së pari duhet që tia tërheq bekimin, pastaj ta mallkojë atë si dhe të gjithë bashkëpunëtorët shqiptarë të tij (kolaboracionistët politikë!). Për ti akuzuar çunat që i paskan bërë puç këtij farë uzurpatori të postit të Reisit, ai fillimisht duhet tua dorëzojë mandatin atyreve të cilët e risollën në postin e Kryetarit të BFI-së.
Duke sharë ish-qeverinë, në të cilën ka kolaboracionuar edhe partia e Mulla Sulës (BDI-ja), pa fije turpi nis dhe e lavdëron politikën ruso-serbe, po atë politikë postmillosheviqiane që duke synuar sallatë pej etnisë shqiptare tallet me komunitetin musliman, kurse krejt kjo Mulla Sulës i duket shumë normale dhe shumë e pranuesme.
Mulla Sula, tashmë me nofkën e deshifruar policore si Zharko, duke e fshehur profesionin e vet shpirtëror prej kodoshi mundohet ti akuzojë të gjithë të tjerët se janë në shërbime të huaja, kurse vetë melaqe e mullinit!
Duke komentuar se është viktimë e nëntokave, e konspiracioneve botërore, i mjeri, shkon dhe e bën një gafë tepër të rëndë dhe shumë skandaloze si për muslimanët e vendit ashtu edhe për mbarë shqiptarët. Mulla Sula tamam si pacienti të cilit i përzihen telat e trurit, thekson se ai e di fare mirë se kush e finanson ISIS-in dhe, ky donator, sipas tij na qenka Arabia Saudite, e cila po e sponzoruaka ISIS-in kurse po i sulmuaka disa shtete të tjera! Pikërisht si kriminelët e rrugës, të cilët, duke akuzuar vazhdimisht një familje kriminelësh tjetër, mendon se do ta arrijë po atë efekt nëntokësor që rezulton me uljen e shtizave, me afrimin e dy familjeve, me pajtimin në mes vete dhe, në fund, me bashkëpunim në kontrollimin e terrenit, të bandave dhe të aseteve ekonomike finansiare mbi territorin ku operon Mulla Sula. Ndryshe, ky farë Nasradin Hoxha, këtë shpifje e lëshon pikërisht nga ambietet e Fakultetit të Shkencave Islame të cilën e ka ndërtuar ekskluzivisht një princ i asaj ane!
Është hera e dytë që ky farë psikopati e akuzon Arabinë Saudite, aleatin më besnik të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe, pa dyshim që shumë shpejt përmes kanaleve diplomatike shteti saudit do të kërkojë izolimin dhe shtrimin e tij në ndonjë pavion psikiatrik kurse institucionet e shtetit tonë këtë spastrim duhet ta bëjnë ekskluzivisht përmes ngritjes së procedurave gjyqësore për shqyrtimin e të gjitha atyre lëndeve që presin në prokurorinë shtetërore kundër këtij mafiozi nën petkun e një mullai./portalive/

P.S
Se kush është Sulejman Rexhepi më shumë flasin edhe këto foto në vazhdim: 
 
 
 

 
 
 
  
  
 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/