Skip to main content

Raporti i PSP-së, 112 persona nën hetim për 160 vepra penale, 66.909 përgjime të reja

Prokuroria Speciale Publike ka prezantuar dje Raportin e tretë për punë e saj të deritanishme.
Nën hetim nga kjo Prokurori janë 112 persona, të cilët dyshohen se kanë bërë 160 vepra penale, që donë të thotë se një pjesë e këtyre personave dyshohen se kanë bërë më tepër vepra penale.
Veprat penale për të cilat deri tani PSP ka hapur procedurë para hetimore sipas raportit të fundit janë:
84- keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve
3- keqpërdorim të procedurës për furnizim publik dhe tender
24- shoqërim kriminel
42- diapason i gjërë i veprave lidhur me keqpërdorime zgjedhore nga shkelja e të drejtës së votës, keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore deri tek falsifikimi apo shkatërrimi i materialit zgjedhor
7- keqtrajtim dhe veprim tjetër jo njerëzor dhe dënim
Janeva në raport thekson se PSP në këtë periudhë ka arritur të gjej edhe 66.909 audio- incizime të cilat janë fshirë.
“Me këtë numri i audio-incizimeve është rritur në 606.555. Në këto dosje, si dhe 540.646 të mëparshmet, është realizuar regjistrim elektronik i cili gjendet në gjithsej 15.906 faqe në formë elektronike. Gjatë regjistrimi është vërtetuar se kohëzgjatja e të gjithë audio- incizimeve është gjithsej 13.200 orë”, thuhet në Raportin e PSP-së.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/