Skip to main content

“Kumanova”, epilogu pritet në muajin qershor

Procesi gjyqësor për rastin e “Kumanovës” pritet të përfundoj deri në fund të muajit qershor. Kështu shprehen avokatët e të akuzuarve, sipas të cilëve deri më tani kanë dëshmuar rreth 20 të akuzuar ndërsa kanë ngelur të dëshmojnë edhe 14 të tjerë. Më pas pala mbrojtëse do të dorëzoj listën e dëshmitarëve, në mesin e të cilëve edhe politikan dhe zyrtarë shtetëror. Sipas ligjit të procedurës penale gjykata është e obligueshme që deri në qershor edhe nga ka qenë e plotfuqishme akt akuza të del me shpallje të vendimit të instancës së parë – tha Mefail Arsllani, avokat. Unë pres që aktgjykimi i grupit ka muaji gjashtë të vendoset , ndërsa për Sulejman Osmanin pres që të jetë nga vjeshta , pasi që dinamika tek ky rast shkon më ngadalë” – tha Naser rrufi, avokat. Alsat tentoi të marr prononcim edhe nga ane Prokurorisë Publike në lidhje me maltretimin e të akuzuarve në rastin e “Kumanovës”, por nga atje me qëndrim se për momentin nuk mund të sigurojmë asnjë përgjigje në lidhje me këtë hetim, edhe përkundër se Alsat mëson se Prokuroria është duke hetuar në lidhje me maltretimin e Elham Arifit dhe Dem Shehut. Ndërsa avokatët paralajmërojnë se do të kërkojnë procedurë të veçantë hetimore kundër të gjithë atyre pjesëtarëve të policisë që kanë ushtruar dhunë ndaj të afrrestuarve. Në afat kohor sa më të shkurt ne si palë mbrojtëse do të ngrejë padi ndaj atyre personave që kanë imponuar dhe kanë tejkaluar detyrën zyrtare ndaj grupit – deklaroi Mefail Arsllani, avokat. Ndaj keqtrajtimit të të akuzuarve ka reaguar edhe Avokati i Popullit dhe ministri i punëve të brendshëm Agim Nuhiu. Ka reaguar me Notë zyrtare edhe Ambasada e Kosovës në Shkup me çrast ka kërkuar nga autoritete që të merren masa kundër kryesve të kësaj vepre. Megjithatë deri më tani asnjë pjesëtarë i policisë nuk është përballur me drejtësinë për tejkalim të kompetencave zyrtare.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/