Skip to main content

Hetimet në BDI, shfaqje teatrale me regjisor të dobët

Pas paralajmrimeve nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), se vetë partia dhe lideri i saj Ali Ahmeti kanë kërkuar që të hetohet i gjithë aktiviteti i saj, funksionarëve dhe drejtuesve të institucioneve nga kjo parti dhe të ndiqen e dënohen penalisht, analisti politik Isen Saliu dyshonë në sinqeritetin e BDI-së dhe Ali Ahmetit për këtë ështje.
“Mendoj se nuk është paralajmërim i sinqertë. Si duket BDI ende nuk e ka marrë veten nga rezultatet e dobëta për ta më 11 dhjetor dhe po vazhdon të bëjë gabime të njëpasnjëshme. Tani mundohet të aktrojë llogaridhënie përmes një shfaqje teatrale me regjisor të dobët. Hetimet më të mira për punën e funksionarëve të BDI-së dhe të çdo partie tjetër, i bëjnë votuesit dhe pas këtyre hetimeve, votuesit do ta shqiptojnë “aktvendimin” më meritor në ditën e zgjedhjeve”, thotë Isen Saliu, analist politik për Gazeta Express.
Ndërsa politikologu Xhenis Sulimani thotë se po të ishte e sinqert BDI reformat do të duhet t’i niste kur në pushtet kishte persona që përmendeshin në të ashtu quajtura “bombat e opozitës”.
“Kujtojmë se si të dyshuar në rastin Magjar Telekom veç Musa Xhaferit si i dyshuar përmendet edhe kreu i vet partisë Ali Ahmeti. Kujtoj edhe vrasjen e komandant Shqiponjës, i cili pësoi dhe vra, pasi që tentoi që të ngre procesin e reformave në BDI. Reformat patjetër se janë të mirëseardhura për cdo parti dhe kontribuon në procesin e emokratizimit të partive dhe demokracisë në përgjithësi. Në parti si BDI e cila që nga ekzistimi është në pushtet është vështirë të ketë proces të mirëfillt demokratik/brendapartiak, kur dimë se procesi ka nisur me gkakderdhje, dhe se ish funksionarët dhe ata aktual tashmë kanë betonizuar vendet e tyre”, thotë politikologu Xhenis Sulimani për Gazeta Express.
Përndryshe BDI ndodhet në prag të një hetimi të funksionarëve të ndryshëm të saj që kanë pasur përgjegjësi dhe pozita zyrtare që prej vitit 2002 e deri në 2017.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/