Skip to main content

Xhamiat përmes Sulejman Rexhepit pjesë e propagandave të BDI-së

Revolta e qytetarëve të Çairit për mos ndërtimin e xhamisë në fushë Tophanë është tejet i madh meqë ky kompleks i xhamisë dy vite të plota po zgjatë dhe si duket askund nuk do të jetë. BFI është shndërruar në institucion propagande që i shërben politikave të BDI-së, në këtë formë shfrytëzohen dhe keqpërdoren edhe xhamiat. Me plotë të drejtë revoltohen qytetarët ngase gurthemeli ishte më 30 gusht 2014-ditë Ramazani! Deklaratat para mediave të Sulejman Rexhepit dhe Izet Mexhitit ishin se pas Bajrami fillohet me ndërtimin e xhamisë, dhe se pas asaj feste nuk ëshë bërë asgjë. Kaluan shumë Bajrame e vite , por asgjë nuk është lëvizur për ndërtimin e asaj qendre fetare  përpos gënjeshtrave dhe keqpërdorimit të këtij objekti për interese politike të BDI-së në kkrah të BFI-së. Aktualisht vendi i xhamisë është me mbeturina dhe ka vetëm një gjurmë të një shtylle me hekur! Lokacioni në fillim ishte i thurrur, e sot ka ngelë vetëm metali, por se është bë një ndryshim, pas më shumë se dy vite, tani aty kemi vetem një reklamë-fotoja se si do të duhet të dukej xhamia!
Për xhaminë në fushë Tophanë Agjencia e Lajmeve INA kishte shkruar ditë më parë: “Xhamia e premtuar dy vite më parë në Fushë Topanë nuk duket askund. Aty kanë mbetur vetëm gurë-themeli i shtëpisë së shenjtë, i promovuar kohë më parë me pompozitet nga autoritetet kompetente. Një lexues i agjencisë së lajmeve INA, ka dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes. Për këtë neglizhencë ai akuzon kryetarin e BFIM-së, Molla Sulën dhe kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhitin.“Turp për BFI me Molla Sulen edhe për kryetarin e  Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, të cilët që 2 vjet e kanë zënë parkun dhe deri sot asnjë punim nuk e kanë bërë. Këta dy persona vetëm marketing janë duke bërë me këtë Xhami”, shprehet lexuesi i revoltuar.(INA)
Fati i kësaj xhami është i njejtë si i godinës së Medresesë për femra afër xhamisë së Isa Beut të cilën Sulejman Rexhepi dhe Izet Mexhiti edhe sot e kësaj dite nuk e ndërtuan. Kjo ndërtesë tani 8 vite me rradhe nuk është ndërtuar. Sulejman Rexhepi dhe Izet Mexhiti e manipuluan opinionin dhe popullin se do të ndërtojnë këtë shkollë edhe pse kaluan vite e vite dhe në fund asgjë. Hapsirat e barakave ku duhej të ndërtohej Medreseja sot është shndërruar në parkingje për përfitime personale të njerezve të BDI-së dhe Sulejman Rexhepit.
Edhe analistët kanë po atë bindje se Sulejman Rexhepi po i keqpërdor xhamitë dhe vakufin për t’i shërbyer politikave të BDI-së, një parti që tani më akuzohet nga qytetarët si parti antishqiptare dhe që punon e vepron kundër interesave kombëtare.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...