Skip to main content

Thaçi: Dy gjëra janë që këputen atëherë kur trashen, Zullumi dhe Pushteti, kështu është fundi BDI-së

Partia Demokratike Shqiptare dhe lideri  Menduh  Thaçi takuan strukturën e PDSH-së në vendin ku ai dhe partia e ti PDSH dolën fituese në zgjedhjet e fundit lokale në Studeniçan.
Në takim me banorët e Studeniçanit ishin edhe deputeti i zonës një Bekim Fazliu dhe deputeti i zonës dy Orhan Ibrahimi si dhe vet kryetari i komunës së Studeniçanit një herit dhe sekretari i PDSH-së Azem Sadiku. Njofton Gazeta Lajm
“Ne flasim hapur me ju që të na kuptoni dhe mesazhet që i japim ti përcillni jashtë njerëzve të cilët janë skeptik të shtypur të cilat thonë unë jam i ngopur deri në fyt me këta të BDI-së por ama nuk e di edhe ju çfarë ofroni, kërkojnë nga ne fakte dhe argumente për të na mbështetur . Edhe pse platforma jonë është shumë e qartë e drejtë dhe e pastër , herë pas here  na thuhet në teren se nuk e dimë se çfarë kërkojmë , ne ua bëjmë të ditur edhe atyre normalisht dhe maqedonasve dhe bashkësisë ndërkombëtare se PDSH nuk kërkon asgjë më shumë se sa të drejtat që i kanë popujt tjerë të civilizuar në shtetet e Evropës , e marrë shembull Kroatët në Bosnjë janë vetëm 11 % por i gëzojnë të drejtat njejt si i gëzojnë Sërbët dhe Boshnjakët , Italianët në Zvicër mund të jenë 4 ose 5% por i gëzojnë  të gjitha të drejtat si; i gëzojnë vet populli Zvicëran, kjo është platformë e Partisë Demokratike Shqiptare,çështja e dytë ne kërkojmë parat tona parat e tatimeve “porezit” qe na i marrin prej xhepit tonë shteti  në mënyrë normale dhe të automatizuar të na i kthej prapë, ashtu siç i kthen në zonat e maqedonasve dhe shohim që ata zona janë bërë perfekte , si në infrastrukturë , kanalizim, ujsellës , parqe gjelbërim, çerdhe, ambulance, shkolla etj. Jo zonat tona të ngelin të pa zhvilluara dhe ne më pastaj të mundohemi të sqarojmë se cila është kërkesa e jona në aspektin ekonomik.
Pse ne si PDSH kemi konflikte me BDI-në?
Janë edhe ata shqiptarë ndoshta edhe ata kanë dëshirë që të bëjnë mirë, mirëpo  konflikti fillon atëherë kur deputeti i BDI-së thotë se buxheti ndahet në mënyrë proporcionale “është si duhet”, fjalën që duhet ta thonë deputetët maqedonas e thotë shqiptari  për ta vërtetuar se projekti është i drejtë , por nuk është kështu dhe në momentin kur deputeti jonë Orhani i thotë ore “hajn” jo hajn personalisht por hajn që i merrni paret e popullit prej tatimeve dhe të njëjtat nuk i ktheni tek populli shqiptar ashtu si i ktheni tek populli maqedonas. Këtu kushtimisht ta them në Karshiakë është edhe më lehtë , jam i vetëdijshëm se është një dëshpërim i madh i shqiptarëve, lodhje e madhe është shumë vështirë ti mobilizosh, e di që qarkullojnë edhe fjalë se këta janë shumë të fortë dhe kanë shumë para pushtet, jo juve jo komunës së Studeniçanit , por nga komuna e Studeniçanit “Karshiakës” e çojmë një  mesazh për gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, si fitoj komuna e Studenicanit në 2013 a mos vallë BDI e la se i dhimbsej PDSH dhe tha merreni , jo por ishte pikërisht përkushtimi i fuqishëm dhe mos dorëzimi i popullit këtu në 2013 arriti që politikisht PDSH dhe Azemi si kryetarë fitoj, ky le të jetë mesazhi që duhet të shkoj deri tek të gjithë shqiptarët tjerë , mesazhi është “Edhe me zot edhe me përvojë, dy gjëra janë që këputen atëherë kur trashen, Zullumi dhe Pushteti. Në atë moment kur zullumi bëhet shumë i trashë këputet dhe në momentin kur pushteti bëhet shumë i trashë këputet megjithatë jo juve port ë tjerëve duhet tu tregojmë se më nuk ka ngelur rrugë tjetër patjetër duhet të mobilizohemi neve  nuk mund të na i kryej punët as Shqipëria e as Kosova as Amerika as Bashkësia Ndërkombëtare, ata vetëm mund të na ndihmojmë por veturën “qerin” nga balta duhet ta nxjerrim vet ne. Cvetova shembull i drejtë për drejtë se të tjerët  Turqit dhe myslimanët duhet ta votojnë PDSH sepse ne ata i llogarisim vëllezër njejt si kujdesemi tek shqiptarët të jetë mirë ti kenë gjitha kushtet do kujdesemi edhe për ta. Tjetër mesazh që duet ta përcillni “ të gjithë ata që janë mysliman dhe kanë kombësi tjetër, nuk janë shqiptarë duhet që ta votojnë PDSH sepse mu ul njëri në tavolinë  gjatë marveshjes  së Përzhinos dhe më tha më tha “ A so ti sega zboris na ime na myslimani ( pse ti flet në emër të gjithë myslimanëve) ja ktheva unë nuk shoh përfaqësues tjetër mysliman këtu më tha, po çka janë ata anëtarët mysliman te VMRO-së, jemi në demokraci ata kanë drejtë të flasin për programin e VMRO-së por  për kërkesat reale të  shqiptarëve myslimanëve PDSH është dhe do të jetë padyshim e mandatume. Gjatë ditës ishim në Cvetovë Azemi ka punuar ishte bërë rruga në mënyrë fantastike por një banor më tha kryetarë edhe këtë proekt edhe këtë edhe këtë tjetrin i thashë të gjithë ata do realizohen atëherë kur unë dhe PDSH të jemi në qeveri atëherë këto projekte në të mirë të popullit do realizohen në forcën e plotë”, përfundoi Menduh Thaçi/ina

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...