Skip to main content

Sinani e bën ‘rezil’ komandant mësuesin (Video)

A është e drejtë që në bazë të gjuhës shqipe të kërkohet vota e shqiptarëve?
Ishte kjo pyetje e mjaftueshme që mysafirët në Klik Plus të hynin në një debat të thellë me argumente, akuza dhe kudër akuza për atë se përse gjuha shqipe nuk përdoret në bazë të asaj që e garanton Marrëveshja e Ohrit. Deputeti i PDSH Bekim Fazliu solli shembullin e Kosovës, ku sipas tij,  serbët përbëjnë 3% të popullsisë dhe kanë më shumë të drejta së shqiptarët në Maqedoni.
PDSH sipas tij e ka marrë më seriozisht këtë çështje.
“PDSH e ka marrë seriozisht zyrtarizimin e plotë të gjuhësh shqipe, të tjerët e bëjnë vetëm para zgjedhjeve, dhe s ofrojnë zgjidhje. BDI ka përfituar në kurriz të gjuhës shqipe në procesin e dështuar euro-integtues”, u shpreh Bekim Fazliu, nga PDSH.
Por në një mendje me të nuk ishte profesori Mersim Maksuti, I cili kërkoi nga Fazliu t’i tregojë se kur kjo parti ka marrë një iniciativë serioze për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe.
“Kur keni marr ju si opozitë, ja do t’a fajsojmë pushtetin se ka bërë zgjidhje gjysmake. Kur keni marrë ju në mënyrë seriozë iniciativën që të “bombardoni” parlamentin e Maqedonisë dhe të rregulloni statusin e gjuhës shqipe?”, tha Mersin Maksuti, Profesor.
E debati nuk u mbyll këtu, por shkoi më tej, kur Fazliu përmendi se shihet në çfarë derexhje është gjuha shqipe, kur vet nënkryetari i Kuvendin nuk mund të udhëheqë seanca në shqip. Me këtë nuk u pajtua nënkryetari i Kuvendit Rafiz Aliti.
“Nuk është e vërtetë se nëse nuk udhëheq një seancë apo dy, nuk kam te drejtë të flas. Unë të drejtë kam, por kryetari i kuvendit, po e them edhe një herë, e mban të drejtën e vet që mos ja japë rastin asnjërit prej nënkryetarëve të udhëheqë me seancë”, tha Rafiz Aliti, nga BDI.
E kjo iu duk si justifikim i kot profesorit Arsim Sinani, i cili disa herë përsëriti se fjalë të tilla nuk pinë më ujë të qytetarët e Maqedonisë. Sipas tij është koha që subjektet politike t’i përvishen punës dhe jo fjalëve.
“15 vjet në pushtet partia BDI, zëri nuk ju dëgjohet atje. Dhe flasin vazhdimisht do ta bëjmë, do ta bëjmë. Nuk mundet zoti Aliti që ne çështjet t’i lëmë vetëm me “ do ta bëjmë”. Në Republikën e Maqedonisë janë lodhur shqiptarët nga premtimet boshe.” Jo atje s ma jep fjalën të udhëheq seancën. Janë lodh qytetarët me këto arsyetime”, tha Arsim Sinani, Profesor. Sipas profesorit, Sinani, problemi i shqiptarëve është se nuk luftojnë Zoran Zaevin dhe Nikolla Gruevskin, por njëri-tjetrin. Debati u nxeh edhe më shumë kur theksi vihej tek gjuha shqipe në arsim. Dy profesorët mysafirë në Klik, herë pas herë patën përballje edhe me njëri tjetrin.  

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/