Skip to main content

OPINION:KOMANDANTI I BRAKTISUR

Nga Arben TARAVARI
Një nga figurat kyçe që ka udhëhequr politikën shqiptare në Maqedoni është Ali Ahmeti.
Ai është një personazh për të cilin janë folur shumë gjëra. Mbi të është formuar një Mit urban, i interpretuar herë pozitivisht e herë ngativisht.
Do të shkruaj për të sot pasi pavarsisht që nga SuperNova, z.Ahmeti doli një Kometë!
Duket se ngjan me kometën Hallei që në fillim të shekullit XX-të u tha që do bënte botën pluhur!
Megjithëse një burrë 57 vjeçar, ai tenton gjithnjë të duket më i vjetër se mosha biologjike. Përveç një faktori real që e plak, si është pigmenti krejt i munguar në flokët e tij, ai është thinjosh, çdo gjë tjetër duket madje më e re se mosha që ka.
Sjellja e tij synon vjetërsinë. Ai është rasti klasik i burrit që imponon forcën e tij edhe për shkak të moshës. Duke rrjedhur nga një fshat me tradita shqiptare të forta, ai di më së miri respektin që shqiptarët, kanë për më të vjetrin!
Kështu ky burrë luan me këtë kartë, duke formuar rreth tij mitin e Njeriut të Mënçur! Ai flet pak kryesisht, në mimikën e tij ka një pafajësi gati fëminore, kështu ai bëhet i falshëm në naivitetin e tij!
Por realisht çfarë është ky burrë 56 vjeçar?!
Është një djalë i cili me sa e di ka studiuar për filozofi në Prishtinë, por pavarsisht degës së tij të studimit, duket se mjeshtria e tij nuk ka qënë kurrë Fjala ose Dialogu!
Ai është një mjeshtër i Luftës! Pra ndryshe sa duket tani, ndryshe para se të bëhej person publik dhe të impononte figurën e Plakut Babaxhan, e shkuara fakton që Ahmeti ka qënë një burrë i hedhur!
Pasi formoi partinë e tij, ai papritur u shëndrua nga Ali-luftëtari në Ali-Plaku!
Ai do paqen me çdo kusht pas hyn në politikën e zyrave, e do edhe me kushtin e mohimit të asaj për të cilën ai mori pushkën edhe doli malit!
Populli fillimisht krenohet me të, sepse ai është heroi që luftoi për ta, por pastaj populli nis e ndjehet konfuz! Aliu sa vjen dhe e zvogëlon numrin e arsyeve që e mbajnë në paqe me maqedonasit!
Ai ka mësuar mjeshtêrinë dinake të verbimit, të shurdhimit politik, apo është thjesht një Naiv që e kanë vendosur në lojë maqedonasit dhe vet partia e tij?!
Mbi Mitin e tij fryn erë që turbullon ujin. Megjithëse në popull pakënaqësia shtohet, Aliun e shohim teksa i thinjur del dhe flet për paqen në botë njësoj si kandidat në një konkurs bukurie, duke mos përmendur varfërinë e papunësinë që ka filluar e rritet në popull!
Tashmë njerëzit kanë ardhur në fazën e zhgënjimit. Edhe ata syresh, jo të pakët, të cilët betoheshin për Kryetarin, duket se dashuria shekspiriane u është thyer.
Thinjoshi i ri tani akuzohet nga të gjithë grupet sociale, akuzohet nga ata që nuk i besuan që në krye të herës, akuzohet më fort edhe nga ata që i besuan më shumë se veten e tyre! Ndoshta në shtêpinë Ahmeti nuk flitet për Naton dhe Europën që janë dy maskat që Aliu vendos para popullit, ndoshta në shtëpinë e tij flitet shumë. Aty i ndërgjegjshëm për pandërgjegjshmërinë e tij, me shikim të kthjellët për verbërinë e tij, ai nuk di se ku gaboi, por është i sigurtë se tapeti i tij politik është i mbushur me hapa të gabuar!
Kështu nga një figurë që mund të kishte qënë pozitive, ai për të keq të tij duket se e ka humbur fillin duke u shuar, e duke u transformuar në një pësim historik. Ali Ahmeti është shembulli fatkeq se si popujt e munduar dinë të zgjedhin Lider të gabuar. Ahmeti është shembulli se si politika di të shkatërrojë personalitetin gjithnjë nëse ai e ka pasur. Kjo është një analizë jo shumë specifike, pasi vet personazhi nuk ka specifika, ai është shumë i lexueshëm megjithë prezumimin e pafajsisë. Në mos me dashje, por pa dashje, ai i ka bërë keq shoqërisë shqiptare…ndoshta prej asaj dite kur vendosi të hynte në politikë, sigurisht prej asaj dite që u ka kushtuar shumë shqiptarëve të kësaj ane!
Autori është mjek neurolog dhe Sekretarë  Gjeneral i LR-PDSH

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/