Skip to main content

HASANBEGASIT DUHET T’I KËRKOJNË PARATË E TYRE NGA BFI-JA E SULEJMAN REXHEPIT

Hasanbegasit kanë plotësisht të drejtë që të ushtrojnë forma të ndryshme të presionit mbi Mulla Sulën dhe mbi hajnat e tij, me qëllim që t’ua marrin të hollat që ua kanë dedikuar vëllezërit e tyre nga Kosova dhe Shqipëria

Shkruan Zeqie Veseli
Në javën e parë të muajit gusht, të këtij viti, një nga lagjet e shqiptarëve në Shkup, Hasanbegun, e goditi një katastrofë e tmerrshme natyrore, një vërshimë e paparë ndonjëherë e cila mori me vete edhe dhjetra viktima shqiptarë. Brenda disa minutave u shkatërrua gjithçka, shtëpitë, pronat dhe pasuritë e ndryshme të shqiptarëve. Natyrisht, u goditën edhe disa katunde të nacionalitetit maqedonas, të cilët, sakaq, përjetuan një solidaritet dhe ndihmë shtetërore të menjëhershme. Shqiptarët mbeten nën mëshirën e bamirësisë vëllazorëre. Me këtë rast, të gjitha komunat dhe qytetet, të gjitha fshatrat si dhe vendbanimet shqiptare ofruan ndihma të llojllojshme, si artikuj ushqimorë, higjienik, veshmbathje. Nuk munguan edhe aksionet vullnetare në pastrimin e baltës dhe mbeturinave që i kishte lënë pas vërshima e tmerrshme. Kryqi i Kuq i Maqedonisë e kishte sfiduar edhe Bashkësisë Islame të Mulla Sulës. Kishte inicuar aksionin e grumbullimit të mjeteve finansiare dedikuar shqiptarëve të lagjes së Hasanbegut. Me këtë rast ishin tubuar, sipas Kryqit të Kuq, mbi një milion euro, respektivisht, janë grumbulluar 57.860.933, nga të cilat 44.610.633 denarë janë në llogari të Fondit të solidaritetit dhe 13.250.300 denarë me thirrje në telefonat për donacione. Këto mjete finansiare u shpërndanë në 4500 familje, nga 250-300 euro, sipas listës së hartuar nga organet gjegjëse që kanë regjistruar familjet e dëmtuara. Do me thënë, këto të holla janë lëshuar në xhirollogaritë e familjarëve të dëmtuar.
E ngacmuar nga ky gjest humanitar, por, mbi të gjitha, e tunduar nga epshi djallëzor për grabitje, edhe Bashkësia Islame e Mulla Sulës zhvilloi një aksion të këtillë. Aksione të këtilla, që nga viti 2010 BFI ka organizuar edhe me raste të tjera. Për shembull, zhvilloi aksion për tubimin e parave dedikuar qytetarëve të Somalisë (!!!), Pastaj, organizoi për rastin e vërshimës në Shkodër, për Sirinë, më vonë për refugjatët sirian, pastaj për fshatrat e Tetovës si dhe për famijet e dëmtuar në Lagjen e Trimave të Kumanovës.
Lidhur me mbledhjen e parave për vërshimat në Shkodër, askush nuk di se ku përfunduan, të paktën nuk u dorëzua asnjë cent në Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Për Somalinë dihet se u grumbulluan para, por asnjëherë nga Bashkësia Islame nuk u tha se ato janë dërguar në Somali.
Siria ishte edhe një rastë për ta testuar mundësinë e zhvatjes si dhe të vjedhjes së parave të popullatës bamirëse të Maqedonisë. Në rastin e Sirisë ishin tubuar rreth 40 mij euro, të cilat kurrë nuk arritën në destinacion. Dy mjeshtrit e hajnisë, në krye me kryehajnin, Mustafa Dautin, ato para të grmbulluara i nisën për në Bashkësisë Islame të Bullgarisë ku u dorëzuan vetëm 5000 euro. Ky gjest prej hajni të përkyer argumentohet edhe me dokumentin kasa-pranon të Bashkësisë Islame të Bullgarisë, kurse 35 mij euro të tjera përfunduan në xhepin e Mulla Sulës (25 mij euro) dhe në atë të Mustafa Dautit (10 mij euro).
Pastaj, në të dy rastet, si në atë të Tetovës po ashtu edhe në atë të Kumanovës, Mulla Sula shet mjegull! Del në skenë si “bamirës” duke bërë vepër penale, duke ju dhënë të dëmtuarve nga një pliko të mbyllur për ç’gjë kurrë nuk u raportua se sa para u mblodhën, sa ishin në pliko dhe sa u dorëzun! Idiotizmi edhe më i tmerrshëm i hajnave u tregua me rastin e dorëzimit të të hollave të Bashkësisë Islame të Kosovës (prej 140 mij euro) si dhe të Komunitetit të Myslimanëve të Shqipërisë (prej 20 mij dollarëve). Këto kontribute humanitare të vëllezërve tanë nga Shqipëria dhe Kosova kurrë nuk u deklaruan nga ana e Bashkësisë Islame të Mulla Sulës. Po kalojnë dy muaj që nga vërshima me përmasa kataklizmatike që e goditi rajonin e Hasanbegut, ndërsa deri më sot, nuk u mbajt asnjë mbledhje nga ana e Rijasetit, as nga ana e Kuvendit apo të kryesisë së “Hilalit” të Mustafa Dautit, me qëllim që të përcaktohen format dhe mënyrat e shpërndarjes së këtyre parave të grumbulluara nga shqiptarët e që ju dedikohen shqiptarëve të Hasanbegut dhe rrethinës. Hasanbegasit kanë plotësisht të drejtë që të ushtrojnë forma të ndryshme të presionit mbi Mulla Sulën dhe mbi hajnat e tij, me qëllim t’ua marrin të hollat që ua kanë dedikuar vëllezëit e tyre nga Kosova dhe Shqipëria. Nga ana tjetër, është për t’u habitur vëzhgimi bukur i gjatë i diplomatëve shqiptarë mbi këtë dukuri të pahijshme. Ambasada shqiptare si dhe ajo e Kosovës kanë plotësisht të drejtë që të kërkojnë raport mbi shpërndarjen e kësaj ndihme në mjete finansiare të dhuruara nga qytyetarët respektivë. Të paktën duhet të përcjellin në ministritë e tyre përkatëse shqetësimin personal mbi përpjekjet për keqpërdorimin dhe përvetësimin e parave të qytetarëve të Shqiprisë dhe Kosovës nga ana e Mulla Sulës dhe hajnave të tij.  Nëse pushteti maqedonas hesht, sepse i konvenon kjo zhvatje e parave të tubuar për shqiptarët e dëmtuar nga vërshimat e sivjeme në Hasanbeg, kjo aspak nuk do të thotë se Shqipëria dhe Kosova mund t’i mbyllin sytë dhe ta falin edhe këtë zhvatje që ju behet qytetarëve të tyre. Të paktën, duhet të raportojnë në organizmat përkatëse shtetërore me qëllim që të njëjtat të mos futen në huti duke pranuar nëpër takime me interes kombëtar hajna, spiunë, narkomanë dhe njerëz me dosje penale, të cilët i përvjelë kryehajni Mulla Sula. Është e pafalshme nga ana e diplomacisë shqiptare që të lejojë të ulet bri më bri me përfaqësues të shërbimit intelegjent kombëtar person i njohur si narkodiler dhe agjent i shërbimit intelegjent maqedonas dhe të debatojë mbi ekstremizmin islamik te shqiptarët myslimanë; njeriu i cili vjedhjen e shqiptarëve dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre tashmë e ka shtrirë përtej kufijve të Maqedonisë.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/