Skip to main content

Gjerdan "bombash" rreth qafës së Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi

Një set i ri i përgjimeve të funksionarëve të ndryshëm në Maqedoni, po qarkullon nëpër zyre të mediave si dhe në disa nga zyret e korit diplomatik në vend. Edhe më tej mbetet personazh fatkeq i këtyre përgjimeve funksionari i BDI-së, Musa Xhaferri.
Është një numër bukur i madh i përgjimeve që dëshmon për një biznes-miqësie shumë të ngushtë të Musa Xhaferrit me ish-drejtorin e DZK-së, Sasho Mijallkov, por janë shumë interesante bisedat që janë zhvilluar mes tij dhe Orce Kamçevit. Në të gjitha këto biseda lakohet mjaft shumë edhe emri i Reis Sulejman Rexhepit. Këto biseda shpalosin shumë biznes-plane sekrete të Sulejman Rexhepit dhe Musa Xhaferrit, të cilat i zhvillojnë ekskluzivisht për interesat e Mijallkovit dhe të Kamçevit. Si pasojë e këtij aktiviteti shumë të ulët pëson prona e vakëfit të BFI-së, sidomos Burmali Xhamia si dhe parcela e cila me vendim të Qeverisë duhej ti jepet BFI-së në Kalanë e Shkupit. Është shumë interesant biseda e Xhaferrit me Mijallkovin ku ky i pari kërkon përforëcim për ta bindur Mulla Sulën për të hequr doë nga shpenzimet prej dhjetra mij eurove që janë bërë për ta urbanizuar, për ta regjistruar në kadastër si dhe për ta planifikuar si parcelë ku do të ndërtohej selia e BFI-së. Në këtë bisedë vendoset që bashkërisht, Xhaferri dhe Mijallkovi ta vizitojnë Sulejman Rexhepin dhe ta bindin që të heq dorë nga kjo parcelë e cila duhet t'i takojë mikut të ngusht të Musa Xhaferrit, Orce Kamçevit, si kundërshpërblim Mijallkov do ta shtyjë propozimin për ta ndryshuar Ligjin për Lustrim prej nga do të shlyhen nga procesi i lustrimit të gjithë përfaqësuesit e klerit në Maqedoni, me ç'rast do të përfitojë vetë Mulla Sula.

Edhe më interesante është biseda e realizuar pas kësaj vizite në zyren e Sulejman Rexhepit. Xhaferri e mburrë Mijallkovin për aftësinë e tij për ta bindur Sulejman Rexhepin që të heq dorë nga angazhimi i tij për Burmali Xhaminë dhe për parcelën në Kalanë e Shkupit. Kushti ka qenë, të heq dorë dhe kurrë të mos fajësojë asnjë institucion në shtet por fajtorin ta gjejë diku jasht vendit (jo rastësisht pastaj Mulla Sula "dëshmon" se fajtor për Burmali Xhaminë është vetë Shteti Turk i cili ka bërë pazarllëk me maqedonasit në dëm të BFI-së) Veç kësaj, janë shumë interesante edhe bisedat në mes të dy bashkëpatriotëve, Musa Xhaferrit dhe Jakup Selimovskit, ish-funksionarit të lartë të BFI-së. Xhaferri kërkon madje edhe insiston që ta bind Selimovskin për ta përcjellë dhe për të raportuar për çdo veprim të Mulla Sulës. Meqë Selimovski nuk ka pranuar për asnjë çmim që të futet nëpër këto ujëra, atëherë, sërish kyçet Mijallkovi duke kërkuar që të kontaktohet me shefin e kabinetit të Mulla Sulës prej të cilit duhet të merren kodet e programit për përgjim të BFI-së përmes kamerave të instaluara në këtë Institucion. Janë shumë rëqethëse bisedat e Musa Xhaferrit me Sulejman Rexhepin. Po ashtu, është tepër interesante një bisedë e zhvilluar në mes të Sulejman Rexhepit me ish-anëtarin e Komisionit për Lustrim, Agim Mehmetin, por edhe biseda e zotëri Agim Mehmetit me ish-reisin e BFI-së Arif Emini. Marrë parasyshë relacionet e vendosura BDI - BFI që nga viti 2011, nuk duhet të habitemi se "bombat" tanimë janë si maja e gjilpërës në sipërfaqen e tullumbaces.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/